GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e Madrit Ulqinakut jo rastësisht, dyshimet që fshihen pas krimit të rëndë

12:22 - 20/08/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e Madrit Ulqinakut jo rastësisht, dyshimet që fshihen pas krimit të rëndë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Elbasanit i është drejtuar gjykatës së qytetit me kërkesën për caktimin e masës së “arrestit në burg” ndaj të riut, Eiden Dimo, i cili ka qenë në shoqërinë e autorit të krimit Horgito Peqini dhe Klaudjan Sallufi.

Kjo masë sigurimi, ka ardhur pas dyshimeve të forta të ngritura nga grupi i hetimit, se vrasja e Madrid Ulqinakut,  ka qenë e menduar mirë dhe jo e ndodhur aty për aty. Megjithëse ngjarja ka nuancat e një konflikti të çastit, sërish grupi hetimit ka ngritur dyshime të forta se krimi mund të jetë kryer me paramendim.

Kjo pasi Horgito Peqini dhe Klaudjan Sallufi, janë proceduar nga policia e Elbasanit për “vjedhje”, “Mbajtje pa lejë të armëve” dhe “Shpërndarje të lëndëve narkotike”. I proceduar për “Shpërndarje të lëndëve narkotike”, ka qenë dhe viktima Madrid Ulqinaku, i cili ka pasur njohje me tre personat përfshirë në këtë konflikt.

Dyshimet janë se prishja e ndonjë pazari droge në kohët e kaluara, mund të ketë sjellë këtë përplasje, ndaj dhe Horgito Peqini dhe Klaudjan Sallufi, vendosën të ekzekutojnë të njohurin e tyre, Ulqinaku.
Sallufi dhe Peqini, tashmë janë shpallur në kërkim, ndërsa shoku i tyre Eiden Dimo, është arrestuar nga policia dhe sot në orën 13:00 pritet të dali para gjykatës së Elbasanit për tu njohur me masën e sigurisë “arrest në burg”.

Të gjitha këto dyshime për një vrasje të paramenduar, janë shtuar edhe nga dëshmia e të arrestuarit Eiden Dimo, i cili ka treguar se pasi kishte përfunduar kursin e patentës, kishte shkuar në banesën e vëllait të Horgitos. Aty ka gjetur Horgiton dhe Klaudjan Sallufin, të cilët kanë pirë birra dhe kokainë. Më pas Sallufi, i ka thënë Eiden Dimos, cilën armë do zgjidhte për të dalë në qytet, thikën apo pistoletën.

Dhe Dimo ka marrë thikën, ndërsa armën e zjarrit tip pistoletë “TT”, e ka marrë pikërisht Horgito Peqini, nipi i Eduart Peqinit që njihet si “Mandela i Elbasanit” dhe aktualisht vuan dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e Peqinit.

Etiketa: BurgKryesore1Vrasje

Lajme të lidhura

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë
Aktualitet

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26
Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë
Aktualitet

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë

12:09 - 03/04/26
Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni
Aktualitet

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni

11:42 - 03/04/26
Para
Aksident i rëndë në Berat, i moshuari përfundon poshtë rrotave të “Fuoristradës”

Aksident i rëndë në Berat, i moshuari përfundon poshtë rrotave të “Fuoristradës”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Presidenca: Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë
Breaking Views

Presidenca: Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë

15:26 - 03/04/26

Përfaqësuesja ligjore e Presidencës mbrojti ligjshmërinë e procedurës së emërimit të Ols Dados si prokuror në vitin 2008, duke theksuar...

Lexo më shumë
PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

14:41 - 03/04/26
Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

13:59 - 03/04/26
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë: Ka përdorur gjuhë fyese

13:44 - 03/04/26
Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com