GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e Mariglen Gjonajt, Apeli lë në fuqi masën për Cenajn

15:59 - 16/11/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e Mariglen Gjonajt, Apeli lë në fuqi masën për Cenajn
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për autorin e dyshuar të vrasjes së Mariglen Gjonajt, Kristjan Cenaj.

Gjithçka nisi më 19 maj 2015 kur në policinë e Kurbinit xhaxhai bëri denoncimin se nipi i tij vetëm 16 vjeç nga fshatin Ferrë Trashë i Kurbin, ishte zhdukur në rrethana misterioze dhe pa lënë asnjë gjurmë.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë Drejtues i Parë Vehbi Bushati dhe Prokurori i Prokurorisë Kurbin Bardhyl Shehu dolën (11 tetor 2022) në konferencë për median për të dhënë detaje të operacionit të koduar “PRITJA”.

“Si rezultat i një hetimi disavjeçar është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi me prova ligjore, i ngjarjes së ndodhur në vitin 2015, në Kurbin, ku u zhduk në rrethana misterioze shtetasi i mitur Mariglen Gjonaj.

Vjedhja me dhunë

Adoleshenti mbeti viktimë e vjedhjes me dhunë të varëses së floririt dhe orës roleks që kishte me vete ditën e vrasjes më 18 maj 2015 ndërkohë 7 vite më pas më 10 tetor 2022, policia arrestoi Krisjtan Cenaj si autor të kësaj ngjarjeje.

“Ndalimi  tij është bërë pasi më datë 18.05.2015, shtetasi në fjalë dyshohet se ka vrarë të miturin 16-vjeçar Mariglen Gjonaj, për përfitim pasuror, konkretisht vjedhjen e disa sendeve me vlerë, si orë dore e markes Rolex dhe varëse floriri etj, që i mituri i ka patur me vete ditën e ngjarjes kur është zhdukur” deklaroi drejtori i policisë së Lezhës, Vehbi Bushati.

Edhe pse i arrestuari ka vijuar të mbajë qëndrim mohues, policia e Lezhës deklaroi se janë të gjitha provat që Cenaj është autori i vrasjes.

Hetimet

Hetimet u kryen nga Strukturat e Hetimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me Prokurorinë Kurbin pas denoncimit të xhaxhait më 19 maj 2015 se nipi i tij ishte zhdukur.

Prokuroria regjistroi procedimin për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja e peng e personit” dhe më pas ia transferoi dosjen hetimore Prokurorisë për Krimet e Rënda, Tiranë, bazuar në kompetencën lëndore, për shkak se në momentin e ngjarjes, shtetasi Mariglen Gjonaj ishte i mitur (16 vjeç).

Pas hetimit  2-vjeçar nga ana e Prokurorisë për Krimet e Rënda ishte vendosur pezullimi i hetimeve, pasi nuk ishte bërë i mundur identifikimi i autorit të kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale dhe dosja hetimore e pezulluar i ka kaluar strukturave të specializuara të hetimit të DVP Lezhë, për veprime të mëtejshme për zbulim autori.

Etiketa: LezhëMariglen GjonajtVrasja

Lajme të lidhura

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë
Aktualitet

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Para
KQZ refuzon hetimin për keqpërdorimin e fondeve publike në fushatë

Doda dhe Nebiaj pritet të marrin mandatin, dorëzojnë formularët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com