GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Vrasja e Marigona Osmanit, dyshohet se u dhunua seksualisht 2 herë para se…

16:05 - 29/06/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 4 min
A A
Vrasja e Marigona Osmanit, dyshohet se u dhunua seksualisht 2 herë para se…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Ferizajt ka ngritur aktakuzë ndaj Dardan Krivaçës dhe Arbër Sejdiut të dyshuar për vrasjen mizore të 18-vjeçares, Marigona Osmani.

Marigona Osmani vitin e kaluar ishte dërguar pa shenja jete në emergjencën e spitalit të Ferizajt nga Krivaça dhe Sejdiu, të cilët u identifikuan pas disa orësh dhe u shpallën në kërkim nga Policia e Kosovës.

Sipas aktakuzës kopjen e së cilës e ka siguruar KALLXO.com, thuhet se tashmë e ndjera para se të vritej ishte dhunuar të paktën dy herë po atë ditë.

“I pandehuri Dardan Krivaça, më 21 gusht 2021, rreth orës 10:14, në banesën e tij në Ferizaj, pa pëlqim e saj e detyron të ndjerën Marigona Osmani për të kryer marrëdhënie seksual, e cila përcillet me tortura, në atë mënyrë që fillimisht pa dëshirën e saj kryen marrëdhënie seksuale në sallon, pas kryerjes së aktit seksual të njëjtën të zhveshur e dërgon në banjo, nga aty me dhunë e dërgon në dhomën e gjumit, mirëpo me kalimin e kohës për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore si pasojë e dhunës së ushtruar humb aftësinë për të rezistuar, e ku në dy raste në mbrëmje kryen marrëdhënie seksuale pastaj të zhveshur e dërgon në banjë, e ku i vërehen edhe lëndimet në trup”, përshkruan aktakuza e Prokurorisë.

Prokuroria po e ngarkon Dardan Krivaçën për veprën penale vrasje e rëndë dhe dhunim, ndërkaq i pandehuri i dytë Arbër Sejdiu po akuzohet për veprën penale vrasje e rëndë dhe ndihmë në kryerjen e dhunimit.

“I pandehuri Arbër Sejdiu, më 21 gusht 2021, në banesën e të pandehurit të parë në rrugën në Ferizaj, me dashje i ndihmon në kryerjen e veprës penale të dhunimit, në atë mënyrë fillimisht kontaktojnë përmes telefonit dhe takohen në qytet, pastaj së bashku kthehen në banesë, ku i pandehuri Arbër Sejdiu posa mbërrijnë duke qenë në dijeni se i pandehuri Dardan është duke e dhunuar tani të ndjerën Marigona Osmani, me dashje merr veprime me të cilat lehtësohet kryerjen e dhunimit, ashtu që së bashku menjëherë hyjnë në dhomën ku kryhet dhunimi, e ku e ndjera ishte e zhveshur, e të cilën veprim gjatë qëndrimit në banese e merr disa herë”, thuhet ne aktakuzën Prokurorisë ku gjithashtu theksohet edhe veprimet tjera të të pandehurit të dytë.

“I pandehuri Arbër Sejdiu po ashtu dhe gjatë asaj kohe përcjell gjendjen nëse ndonjë nga banorët është duke lëvizur aty  pari, po ashtu edhe disa herë del nga banesa për të blerë gjëra ushqimore, gjatë gjithë kohës bisedojnë mes vete dhe i jap të pandehurit Dardan Krivaça telefonin për të thirr kompaninë e cila menaxhon kamerën, që është e vendosur në korridorin e banesës me qëllim të fshihen video incizimet gjegjësisht provat e veprës penale”, thuhet në aktakuzë.

Prokuroria e Ferizajt i ngarkon të dy të  pandehurit Dardan Krivaça dhe Arbër Sejdiu edhe për  veprën penale të vrasja e rëndë sepse sipas aktakuzës të dy e kanë goditur me shkop.

“Me dashje dhe në bashkëkryerje, me qëllim të fshehjes së veprës penale dhunimi e privojnë nga jeta tani të ndjerën Marigona Osmani, me të cilën i pandehuri i parë ishte në bashkësi jashtë martesore, në atë mënyrë që në intervale kohore nga ora 10:56 deri në orën 14:43, i pandehuri i parë merr një shkop, e së bashku me të pandehurin e dytë hyjnë në dhomë dhe e godasin në pjesë të ndryshme të trupit, me ç’rast të njëjtës i shkaktojnë, dhimbje të mëdha fizike dhe psikike, ku nga goditjet pëson politrauma-lëndime të shumëfishta, ku vdekja shkaktohet drejtpërdrejtë nga asfiksia mekanike, si dhe shoku hemorragjik dhe traumatik, të cilat janë pasojë e gjakderdhjes së jashtme dhe gjakderdhjes së brendshme, nga thyerje e ashtit të nofullës së poshtme, thyerje e brinjëve, klavikulës së majtë, unazave të qafës, gjakderdhjes epidurale dhe subdurale në pjesën e pasme të trurit të madh dhe në trurin e vogël, këputje parciale të palcës së kurrizit në qafë, të njëjtën e dërgojnë në Spitalin e Përgjithshëm – Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe largohen nga aty”, thuhet në aktakuzë.

I pandehuri Dardan Krivaça në Stacionin Policor në Ferizaj më datë 24 gusht 2021 dhe në Prokurorinë Themelore Ferizaj më datë 20 tetor 2021 dhe 7 qershor 2022, ka shfrytëzuar të drejtën e tij ligjore dhe është mbrojtur në heshtje.

Ndërsa i pandehuri tjetër, Arbër Sejdiu në Prokurorinë Themelore Ferizaj më datë 14 tetor 2021 dhe 6 qershor 2022  është mbrojtur në heshtje, ndërsa në Stacionin policor Ferizaj me datë 22 gusht 2021, ka deklaruar se më datë 21 gusht 2021, rreth orës 20:00, është takuar me Dardanin në qytet, dhe siç ka thënë ai gjatë bisedës, Dardani i ka treguar për problemet që i kishte me bashkëshorten e tij, tash të ndjerën Marigona Osmani.

 

Etiketa: Marigona Osmani

Lajme të lidhura

Dorëzohen sot dosjet përfundimtare në ‘Speciale’ për ish-krerët e UÇK-së
Aktualitet

Dorëzohen sot dosjet përfundimtare në ‘Speciale’ për ish-krerët e UÇK-së

09:59 - 19/01/26
Mijëra vota me ndryshime/ Rinumërimi i pjesshëm në Kosovë shton dyshimet për abuzime
Aktualitet

Mijëra vota me ndryshime/ Rinumërimi i pjesshëm në Kosovë shton dyshimet për abuzime

14:50 - 17/01/26
Gjyqi ndaj ish-komandantëve të UÇK-së/ Zgjatet me dy muaj paraburgimi për Veselin, Selimin e Krasniqin
Aktualitet

Gjyqi ndaj ish-komandantëve të UÇK-së/ Zgjatet me dy muaj paraburgimi për Veselin, Selimin e Krasniqin

09:40 - 17/01/26
Para
“Po vdes”, Çiljeta publikon videon: Kam një …

“Po vdes”, Çiljeta publikon videon: Kam një ...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident në Laç/ Makina përplaset me barrierat, nisen drejt Traumës tre të rinj
Aktualitet

Aksident në Laç/ Makina përplaset me barrierat, nisen drejt Traumës tre të rinj

10:15 - 19/01/26

Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në Gjorëm të Laçit. Një automjet ka dalë nga rruga dhe...

Lexo më shumë
Dorëzohen sot dosjet përfundimtare në ‘Speciale’ për ish-krerët e UÇK-së

Dorëzohen sot dosjet përfundimtare në ‘Speciale’ për ish-krerët e UÇK-së

09:59 - 19/01/26
Tronditet Burgu i Durrësit/ Drejtori i ri në gjendje të rëndë përfundon në spital, ish-drejtori para gjykatës

Tronditet Burgu i Durrësit/ Drejtori i ri në gjendje të rëndë përfundon në spital, ish-drejtori para gjykatës

09:45 - 19/01/26
Pushteti qendror apo bashkitë? Konflikti i kompetencave që fundos zonat e përmbytura

Pushteti qendror apo bashkitë? Konflikti i kompetencave që fundos zonat e përmbytura

09:30 - 19/01/26
“Do fitosh 50 mijë €!”/ SPAK godet call center-at mashtrues në Tiranë

Mashtrimi me Call Center-t në Tiranë, “‘Le Iene’ zbulon skemën: Kërkonin investime deri në 200 mijë euro

09:10 - 19/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com