GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e Martin Bardhit, ja detaji që zbulohet pas 3 javë hetimesh

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ja pse u lirua nga burgu Martin Bardhi, dorëzoi filmime se ishte…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Hetimet për vrasja e 60-vjeçarit Martin Marku alias Bardhi në Rrëshen, kanë sjellë zbulimin e detajeve të reja, po ende policia është larg identifikimit të autorëve që kanë marë pjesë në këtë vrasje të ndodhur në 26 shtator 2023.

Krimi i rëndë që i mori jetën 1 personi dhe plagosi tre të tjerë, ndodhi para komisariatit të Rrëshenit. “Ora News” ka mësuar se hetimi i kësaj çështje ka zbuluar numrin serial të motorit, në makinën tip “Jeep” që u gjend e djegur në fshatin Gëziq.

Përmes këtij numri, policia ka zbuluar motori i makinës ka hyrë në Shqipëri nga Kosova. Futjen e tij e ka bërë një person nga qyteti i Laçit, i cili më pas ka treguar se këtë motor e ka shitur tek persona të tjerë, të cilët nuk është në gjëndje ti kujtojë.

Sipas burimeve të policisë, makina e përdorur në vrasje është vënë në lëvizje duke bashkuar disa pjesë mekanike. Një ndër këto pjesë ka qënë dhe motori, i futur në Shqipëri nga pika kufitare e Morinës. Identifikimi i personit që ka sjellë motorin, nuk ka ndihmuar në zbulimin e autorëve të krimit.

Kjo pasi gjatë marjes në pyetje, personi nga Laçi ka pranuar se ishte ai që e ka sjellë motorin në Laç, por më pas këtë motor e kishte shitur tek persona që nuk i kujtonte.

Sipas policisë motori më tej është montuar tek makina tip “Jeep”, duke e kthyer atë në një mjet pune. Aktualisht hetimet ndaj këtij rasti vijojnë të jenë mjaft aktive, ndërsa shumë persona janë marë në pyetje.

Përmes pamjeve filmike policia ka zbuluar siluetën e lëvizjes së makinës “Jeep”, e cila lëviz në zonën e Rrëshenit dhe pasi kryejnë vrasjen largohen me shpejtësi.

Deri në këtë fazë, policia beson se vrasja lidhet me konfliktin që familja e Bardhit ka me anëtarë të fisit Reçi në Rrëshen.

Gjashtë muaj para se të vritej, 58-vjeçari Martin Marku alias Bardhi, u arrestua nga policia si person i dyshuar që ka qëlluar më armë ndaj Saimir Reçit.

Ndërsa për këtë krim vijon të jetë në kërkim, djali i Martinit, shtetasi Enrik Bardhi. 58-vjeçari ka pretenduar se nuk kishte lidhje me sulmin me armë ndaj Saimir Reçit, ndodhur në 26 mars 2023, duke paraqitur në gjykatë pamje filmike se mdodhej në një vend tjetër.

Nisur nga ko situatë në muajin Korrik 2023 gjykata e Lezhës, ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në “detyrim paraqitje”. Bardhi kishte vetëm 2 muaj që gëzonte lirinë, ndërsa në muajin shtator kishte filluar të dilte lirshëm në qytetin e Rrëshenit.

Prezenca e tij në qytet kishte vënë në lëvizje anëtarët e fisit Reçi në Rrëshen, të cilët ditën e djeshme organizuan vrasjen e Bardhit në mes të qytetit dhe plagosjen e tre prrsonave të tjerë./Ora News

Etiketa: detajetKryesore1Martin BardhiVrasja

Lajme të lidhura

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht
Aktualitet

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht

19:13 - 21/10/26
Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi
Aktualitet

Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

18:46 - 21/10/26
Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani
Aktualitet

Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

18:25 - 21/10/26
Para
Plagosi burrin, zbardhet dëshmia e shtatzënës: Thikën ia rrëmbeva nga dora, më tha…

Plagosi burrin, zbardhet dëshmia e shtatzënës: Thikën ia rrëmbeva nga dora, më tha...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht
Aktualitet

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht

19:13 - 21/10/26

Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit, por...

Lexo më shumë
Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

18:46 - 21/10/26
Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

18:25 - 21/10/26
Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

18:09 - 21/10/26
Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

17:42 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com