GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e Mateos, apeli i familjes së Masakrës së Libofshës: Të varet në litar si vrasësit e familjes sonë në vitet ’90

14:57 - 27/11/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrasja e Mateos, apeli i familjes së Masakrës së Libofshës: Të varet në litar si vrasësit e familjes sonë në vitet ’90
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vrasja e tronditëse e Mateo Vasias në Fier ka nxitur reagimin e familjes Pupa, 5-së anëtarë të së cilës u masakruan në vitin 1992, në të ashtuquajturën “Masakra e Libofshës”. Autorët e kësaj masakre u varën me litar në qendër të Fierit, ngjarja e fundit ku në Shqipëri u mor vendimi për varje në litar të të dënuarve. 30 vite pas, anëtarët e familjes Pupa shprehen se i njëjti dënim duhet edhe për Çalamanin në mënyrë që ai të kthehet në shembull. Mustafa Pupa teksa ngushëllon familjarët e Mateos tregon se çfarë ndodhi me familjarët e tij, se si i gjeti të pajetë.

“Atë natë hyra, po kërkonim farë bagëtie për kullotë. Hyra këtu pashë skenën, muret dyshemetë dhe ata të vrarë. Njoftova policinë. Një javë iu desh policisë të gjente fajtorët. Vëllai humbi jetën bashkë me prindërit, bashkëshorten dhe fëmijën tetë muajsh. E vështirë, por s’kemi ç’të bëjmë”, tregon ai pamjet e tmerrshme me të cilat u përball natën e krimit makabër.

Teksa tregon se si e ka përjetuar dhimbjen e madhe apelon se i njëjti vendim duhet të merret edhe për Klodian Çalamanin.

“Është e mira që edhe me këtë (Klodian Çalamanin) të ndodhë siç ndodhi edhe me ata. Të bëhen shembujt edhe për të tjerët. E kam provuar vetë në kurrizin tim dhimbjen. Themi se e mblodhëm mendjen që ata u varën, se po të mos ishin varur, do ishte më keq. Erdhëm të tërë, me ministra, deputetë, të tërë. Njerëz të ngritur të Fierit, erdhën. Ishte ngjarje e jashtëzakonshme. Unë mendoj se duhet të rikthehet ky lloj dënimi, pra ai me vdekje. Ndoshta dhe njerëzit zënë mend. Se kështu nuk bëhet, po e shohim ditë për ditë se çfarë ndodh, çfarë ngjarjesh po ndodhin. Kështu njerëzit e dinë se si është të kryesh krim dhe çfarë pasoje ke”, thotë ai.

Ndërsa jeta për të ka vijuar ndonëse humbja e familjarëve të tij të dashur ka lënë gjurmë të pashlyeshme te të gjithë të afërmit e familjarët.

“Unë jam bërë gjysh, por nipërit e mbesat mos nga ne, do ta dëgjojnë nga prindërit e tyre. Venë nga varret e shohin atje se çfarë ndodh. Është e jashtëzakonshme. Dallojnë”, tregon ai.

Pas ekzekutimit me varje të dy aurorëve të krimit në mes të Fierit, ai tregon se si është marrëdhënia me familjarët e të dënuarve.

“Me familjarët e të dënuarve është e vështirë kur shihemi. Them që po, u mor haku, në  krahasim me atë që u pa. Nuk është se jam menduar për ta lënë. Unë iki tek çunat, por këtu kam dy shtëpi, tokat dhe kam varret, që s’kemi ku t’i lëmë. Sensibilizohemi me familjen e vogëlushit Mateo, e vrau kot së koti. Ndodhi çdo gjë pa u menduar, pa llogjik”, përfundoi ai.

Edhe kunata, zonja Pupa tregon se është prekur shumë nga kjo ngjarje e rëndë e ndodhur në Grecalli ku 8-vjeçari Mateo u vra në mënyrë makabër nga fqinja i tij. Teksa kujton ngjarjen e rëndë që ndodhi në trungun familjar në vitin 1992 apelon të merren masa që ngjarjet të mos përsëriten.

“Thonim që u vranë 5, të vriten 5. Vrasjen e bënë ata, nuk ishte e drejtë të vriten të tjerët. Ne u terrorizuam, u maskruam aq sa nuk kishte ku të shkonte, shpirtin jonë e di vuajtjen. Ata kanë hyrë në 13:30-14:00, i vranë në gjumë. Edhe foshnjën e vranë se po qante e mos t’i pikasnin. Donin të plaçkitnin. Të vidhnin. I ndjeu vjehrri. U përlesh. Kunati ishte goditur me sëpatë, të gjithë me sëpatë. Ne nuk dyshonim tek këta, menduam se ishin dorë e dytë (flasim për viktimat). Të bëhet një ligj që të ndalojë këto masakra. Është gjynah të vrasë fëmijën”, përfundon ajo. Intervistat u dhanë në një emision televiz në Fax news.

Etiketa: deshmifamiljareKryesore1MAsakra e Libofshesmateo

Lajme të lidhura

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

22:43 - 31/01/26
Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit
Aktualitet

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

22:28 - 31/01/26
Para
Kushi nuk e di kush e emëroi pedofilin në shkollë: Vartësit e mi të paaftë, po hetojmë

Kushi nuk e di kush e emëroi pedofilin në shkollë: Vartësit e mi të paaftë, po hetojmë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26

Adriatik Lapaj deklaron se të vetëm, as “Shqipëria Bëhet” dhe as Partia Demokratike, nuk e mundin dot Edi Ramën. Lapaj...

Lexo më shumë
Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

22:43 - 31/01/26
Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

22:28 - 31/01/26
E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

21:28 - 31/01/26
Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

21:15 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com