GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e Nikolin Lekstakaj, çfarë paralajmëron ish-zyrtari i policisë

20:32 - 20/07/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
U ekzekutua sot në Lezhë, hakmarrja mes dy fiseve nisi nga “Toli”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi, në studion e Euronews Albania foli lidhur me vrasjen e ndodhur pasditen e të mërkurës në Lezhë, ku u ekzekutua në një atentat mafioz Nikolin Lekstakaj.

Prençi tha se uron që kjo vrasje të mos jetë një gjakmarrje për Ardian Nikulaj, pasi nëse do të ishte e tillë do të nxiste një kalvar të gjatë vrasjesh të tjera.

“Nëse provohet që Lekstakajt kanë goditur Ardian Nikulajn, tregon që Lekstakajt kanë goditur te njeriu më i forti i familjes Nikulaj, një nga njerëzit me pushtet në rang qarku në Lezhë.

Nëse Nikulajt do të marrin gjakun e Ardianit edhe sikur të vrasin 10-të, prapë nuk e marrin dot, pasi Ardian Nikulaj ishte dikushi. Ata që kanë organizuar vrasjen e Nikulajt kanë goditur në kokën më të lartë të fisit, unë dëshiroj që vrasja e Nikolin Lekstakaj, të mos jetë për gjakmarrje, pasi do të nxisë një kalvar të gjatë vrasjesh”, tha Prençi

Ai shtoi se kohët e fundit në Shqipëri ka pasur një rritje të vrasjeve për gjakmarrje duke bërë që fenomeni të jetë shqetësues për zonën e Veriut dhe veçanërisht zonën e Lezhës.

“Të gjithë do të donim të mos jetë gjakmarrje, pasi nëse është gjakmarrje do të jetë një kalvar pa fund.

Nëse Nikulajt kanë qëlluar në shenjë gjakmarrje ndaj Nikolin Lekstakaj, pavarësisht të drejtave zakonore që ata mund të ndjekin është një gabim shumë i madh. Të gjitha gjurmët dhe provat, momenti i ekzekutimit dhe largimi nga vendingjarjes tregon se ekzekutuesit janë shqiptarë. Asgjësimi ka qenë me kallashnikov që është tipike shqiptare dhe e gjakmarrjes.

Gjakmarrja ka dhe disa rregulla zakonore që hasmi duhet të të njoftojë se të kam vrarë.

Nuk do të jetë e mirë për shoqërinë shqiptare që të ringjallet kaq masivisht gjakmarrja në Shqipëri. Për fat të keq ka marrë përmasa dhe rajoni i Lezhës është më problematiku në lidhje me gjakmarrjen si një e drejtë zakonore e Kanunit të Lekë Dukagjinit”, tha Prençi.

Etiketa: LezhePrenmciVrasja

Lajme të lidhura

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?
Aktualitet

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26
Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria
Aktualitet

Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria

14:03 - 02/04/26
I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja
Aktualitet

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

11:42 - 02/04/26
Para
Ferko: Duhet punë e fuqishme, objektivi i Flamurtarit është…

Ferko: Duhet punë e fuqishme, objektivi i Flamurtarit është...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës
Lajme

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës janë implementuar skanerë të gjeneratës së fundit Rapid Scan 3D, që përfaqësojnë një avancim të...

Lexo më shumë
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26
Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com