GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e Nikulajt, Britania kthen letërporosinë! Gjyqi më 4 nëntor

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e Nikulajt, Britania kthen letërporosinë! Gjyqi më 4 nëntor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Britania ka kthyer mbrapsht letërporosinë e Prokurorisë shqiptare, për marrjen në pyetje të katër shtetasve britanike të shpallur në kërkim nga prokuroria e Lezhës dhe të arrestuar në Angli, si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit, Ardjan Nikulaj më 19 prill të këtij viti.

Pas arrestimit në Britani të personave të dyshuar, të cilët ikën nga Shqipëria menjëherë pas krimit në Shëngjin, prokurorët e Lezhës kanë nisur letërporosi për marrjen e deklarimeve, por kërkesa është rikthyer mbrapsht nga autoritetet britanike me argumentet, se pyetjet ishin te paqarta dhe nuk ishte shpjeguar qëllimi i tyre.

Në këto rrethana, prokurorët shqiptarë kanë nisur një tjetër leter porosi tjetër ndërkohë që 4 shtetasit Britanikë pritet të dalin me 4 nëntor para gjykatës, ky do të vendoset lidhur me kërkesën për ekstradimin e tyre në Shqipëri për tu gjykuar me akuzën e vrasjes.

Katër personat që u kapën dhe u arrestuan në Britani, pasi u shpallën në kërkim në Shqipëri, janë Steven Hunt, 49 vjeç, Thomas Mithan, 35 vjeç, të dy nga Bristol, Edmond Haxhia, 37 vjeç, nga Birmingham, si dhe 27-vjeçarja Harriet Bridgeman nga Bristol.

Edhe Maroku nuk ka kthyer përgjigje lidhur me kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e portugezit, Ruben Saravia, i cili është edhe ekzekutori i biznesmenit. Kërkesës së bërë nga autoritet shqiptarë mësohet se i ka ardhur vetëm nja përgjigje që vazhdojnë procedurat për ekstradimin.

Mesditën e 19 prillit, biznesmeni Ardian Nikulaj u qëllua me 7 plumba teksa ishte ulur në lokalin e tij, ndërsa ekzekutori u largua me motor. Sipas prokurorisë Edmond Haxhia ishte porositësi dhe organizatori i atentatit ndaj biznesmenit Nikulaj, për hakmarrje.

Katër britanikët e tjerë kishin mbërritur në Shqipëri si turistë por në fakt kanë bërë rolin e vëzhguesit të biznesmenit duke informuar autorin deri në goditjen finale.

Një prej tyre Stiven Hunt ka qëndruar për disa ditë edhe në hotelin “Coral” në pronësi të Nikulajt, ku mendohet se ka arritur të depërtojë edhe në sistemin e kamerave të sigurisë duke i dhënë grupit mundësinë të vëzhgojë në kohë reale lëvizjet e biznesmenit.

Etiketa: Ardian NikulajBritaniaKryesore1leterporosiavrasja ne Shengjin

Lajme të lidhura

Humb jetën 23-vjeçari në Fushë Krujë, aksidentohet edhe ambulanca që shkoi për të plagosurin
Aktualitet

Humb jetën 23-vjeçari në Fushë Krujë, aksidentohet edhe ambulanca që shkoi për të plagosurin

18:29 - 01/10/26
Vodhi makinën e postës në Durrës, arrestohet në Berat 23-vjeçari
Aktualitet

Vodhi makinën e postës në Durrës, arrestohet në Berat 23-vjeçari

15:39 - 01/10/26
Raporti për klimën e investimeve në Shqipëri/ DASH: Shqetësim korrupsioni, krimi i organizuar e pastrimi i parave
Aktualitet

Raporti për klimën e investimeve në Shqipëri/ DASH: Shqetësim korrupsioni, krimi i organizuar e pastrimi i parave

15:20 - 01/10/26
Para
Sherr me thika mes dy të rinjve shqiptarë, arrestohet njëri prej tyre

Sherr me thika mes dy të rinjve shqiptarë, arrestohet njëri prej tyre

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi
Breaking Views

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

21:58 - 01/10/26

Ka përfunduar protesta e 124-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, e zhvilluar këtë të enjte në Tiranë. Në përfundim...

Lexo më shumë
Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

21:24 - 01/10/26
“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

20:49 - 01/10/26
UEFA Nations League, Kombëtarja mbërrin në Helsinki

UEFA Nations League, Kombëtarja mbërrin në Helsinki

20:32 - 01/10/26
Aktivisti: I themi Von der Leyen se shqiptarët për t’u integruar në BE shtuan kapitullin “burg për politikanët që vjedhin”

Aktivisti: I themi Von der Leyen se shqiptarët për t’u integruar në BE shtuan kapitullin “burg për politikanët që vjedhin”

20:26 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com