GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e Pjerin Xhuvanit ende enigmë/ Kush qëlloi me dy pistoleta? (Detaje)

16:39 - 17/04/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e Pjerin Xhuvanit ende enigmë/ Kush qëlloi me dy pistoleta? (Detaje)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kanë kaluar tashmë një vit nga vrasja e Pjerin Xhuvanit dhe plagosjes së katër personave të tjerë dhe skema se si ndodhi kjo ngjarje ka ende shumë pikëpyetje. Kështu grupi i hetimit, ka vendosur të shtyjë afatin hetimor me tre muaj të tjerë, me qëllim hetimin e mëtejshëm të kësaj dosje penale. Afati prej 12 muaj i prokurorisë, përfundon në datën 21 Prill, por grupi i hetimit ende nuk ka dalë në konkluzionin përfundimtar, se kush ishin personat e tjerë që kanë qëlluar me armë zjarri.

Nga dita e parë e ndodhjes së ngjarjes e deri më sot, në burg ndodhet vetëm ish-efektivi i repartit RENEA, Arbër Paplekaj, akuza ndaj të cilit është provuar se ka qëlluar për vdekje në drejtim të Pjerin Xhuvanit dhe dhëndrit të tij, Eltjon Bodinaku. Ndërsa Klemend Xhaferaj, i njohur si “Kel Çami” dhe i lançuar nga policia e Elbasanit si pjesëmarrës në këtë ngjarje, ende nuk është arrestuar, por vijon të qëndrojë në arrati. Deri në këtë fazë vijon të mbetet e paqartë, se kush ka qëlluar në drejtim të dy personave të tjerë Emiljano Prenga, dhe ish-policit Pavlo Vuksani.

Nga pamjet filmike të analizuara dhe ekspertizat e kryera ka rezultuar se Paplekaj është personi i veshur me bluzë të zezë me mëngë të shkurtra dhe në brez mban një çantë Marsup, nga e cila nxjerr dhe armën e zjarrit. Ai qëllon në këndin e drejtimit, duke pasur përballë Pjerin Xhuvanin si dhe punonjësen e policisë, e cila qëndron prapa një furgoni të forcave të rendit.

Si pasojë e të shtënave nga 3 armë të ndryshme, në zonë është krijuar panik. Madje dhe dy zv/drejtorët e policisë që kishin shkuar për të normaliziuar situatën së bashku me një grup të “Shqiponjave” nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për parandalimin e ngjarjes. Dy zv/drejtorat e policisë, shihen në pamjet filmike që fshihen pas dyerve të makinave të tyre “Range-Rover” dhe nuk bëjnë asgjë për të arrestuar personat që po qëllonin.

Ngjarja e rëndë e ndodhur në 21 prill 2020 tronditi qytetin e Elbasanit, pasi rreth orës 14:00, ish-efektivë policie dhe ish-efektivë ushtrie, bllokuan automjetin e shtetasit Mehmet Grejsi, i cili dyshohej nga PD se po shpërndante lekë dhe blinte votat në lagjen “5 Maji”. Bllokimi i automjetit dhe mbajtja përmes forcës dhe dhunës së Mehmet Grejsit, ka sjellë përdorimin e armëve, deri në ekzekutimin e Pjerin Xhuvanit dhe plagosjen e 4 personave të tjerë, përkatësisht Paulo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota. Kjo ngjarje ndodhi vetëm 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, duke shënuar rastin më të rëndë të zgjedhjeve të kaluara/Oraneës/

Etiketa: atentatdetajeenigmePjerin Xhuvanishtyhen hetimette dehna te rejaVrasje

Lajme të lidhura

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur
Aktualitet

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin
Aktualitet

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet
Aktualitet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Para
Krerët e degëve në PD/ Akuza për manipulim listash, Minarolli: Janë shtuar ata të referendumit

Krerët e degëve në PD/ Akuza për manipulim listash, Minarolli: Janë shtuar ata të referendumit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com