GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Pronari na kërcënoi”/ Vrasja e recepsionistit, gjykata lë në burg dy bashkëpunëtorët e Gerald Shehut

13:03 - 09/06/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Pronari na kërcënoi”/ Vrasja e recepsionistit, gjykata lë në burg dy bashkëpunëtorët e Gerald Shehut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Është dhënë masa e arrestit për dy punonjësit e hotelit Daniel Qose 33 vjeç dhe David Lart 30 vjeç, të cilët ndihmuan për të fshehur provat për vrasjen e 31-vjeçarit Eraldo Nevruzi.

Ata eliminuan sendet personale, teshat, dhe çdo gjë tjetër që do ishte provë, duke i djegur në furrën e picave. 31-vjeçari Eraldo Nevruzi u ekzekutua nga dhëndri i pronarit Gerald Shehu 43 vjeç në hotel “Greccia” në Dhërmi.

Seanca gjyqësore është drejtuar nga gjyqtarë Dorina Stroka dhe prokurore Vijuna Mata, ndërkohë që gjykata është shprehur ,vlerësimin e ligjshëm të arrestit dhe  masën e sigurisë arrest në burg. Të dy autorët kanë shprehur pendesë për veprimin që kanë bërë, duke thënë se kanë qenë nën kërcënimin e armës.

Si u ekzekutua recepsionisti në Dhërmi

31-vjeçari Eraldo Nevruzi është ekzekutuar në brendësi të një dhome hoteli në Dhërmi. Autori i dyshuar i kësaj ngjarje është identifikuar nga policia e Vlorës si 43-vjeçari Gerald Shehu.

Të dy personat kanë qenë në brendësi të hotelit “Greccia” në Dhërmi kur dyshohet se janë konfliktuar. Gerald Shehu ka nxjerrë armën dhe dyshohet se e ka goditur me një plumb në kokë. Më pas e ka mbështjellë trupin me çarçaf dhe e ka futur në brendësi të makinës së tij.

E gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së hotelit. 43-vjeçari më pas është larguar me automjetin tip Audi A8 në drejtim të Greqisë me targa angleze. Autori ka hedhur trupin e viktimës diku përgjatë itinerarit në drejtim të Greqisë dhe më pas është futur në territorin grek.

Policia ka marrë informacione nëpërmjet sistemit TIMS për lëvizjen e 43-vjeçarit dhe ka nisur kërkimet falë edhe bashkëpunimit më shtetin grek. Pas disa orëve nga ngjarja në fjalë është arrestuar në aeroportin e Korfuzit 43-vjeçari Shehu teksa kishte prerë biletat për të ikur në drejtim të Anglisë.

Automjeti i autorit është gjetur në lagjen Nr. 4 Sarandë. Pas arrestimit për autorin po punohet për ekstradimin e tij.

31-vjeçari Eraldo Nevruzi kishte një javë që kishte filluar punë në hotelin në fjalë.

Recepsionistja e cila ndërroi turnin me të një ditë më parë, Paola Spahiu tha se ishte “djalë i lëvizshëm teksa nuk di asgjë rreth ngjarjes.”

Sipas saj, një javë më parë Eraldo Nevruzi ka kërkuar punë duke filluar normalisht teksa nuk di çfarë lidhje ka patur me pronarin e hotelit.

Policia e Vlorës ka vazhduar përgjatë gjithë kohës kërkimet në zonën e Dhërmiut dhe Vunoit, por edhe përgjatë fshatrave të bregdetit. Gerald Shehu ishte dhëndri i pronarit të hotelit bashkëpronar në njësinë e biznesit.

Në automjetin e autorit nuk është gjendur arma e zjarrit.

 

Etiketa: GjykataKryesore1recepsionist

Lajme të lidhura

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji
Aktualitet

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise
Aktualitet

Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise

17:21 - 04/04/26
Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë
Aktualitet

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë

14:51 - 04/04/26
Para
Detaje të reja nga arrestimi i venezuelistëve në Tiranë, i denoncoi një italian: Më detyruan të…

Plagosën me thikë një person te “Mali i Robit”, arrestohen dy të dyshuarit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Lexo më shumë
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

22:12 - 04/04/26
Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

22:01 - 04/04/26
“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

21:35 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com