GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e Ruzhdi Hoxhës, vëllezërit Rrushi jepnin fajde, asnjë gjurmë nga makina e krimit

21:02 - 18/11/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ekzekutimi i Ruzhdi Hoxhës, provat që “tradhëtuan” vëllezërit Rrushi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Hetimet lidhur me zhdukjen e më pas vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha në Tiranë vijojnë, ndërsa në fokus është e shkuara e dy autorëve kryesorë të dyshuar për këtë vrasje, vëllezërit Rrushi.

Provat e deritanishme lidhur me arrestimin e tyre për këtë ngjarje, duket se janë të pamjaftueshme për të faktuar krimin e rëndë. Ndërsa së fundmi ekspertët e hetimit kanë zbuluar se Ferdinand Rrushi veç akuzës së rrëmbimit dhe vrasjes së Ruzhdi Hoxhës, si dhe kultivimit të një parcele me drogë,  po hetohet edhe për aktivitetin e dhënies me fajde të parave.

Këto dyshime ndaj tij dhe të vëllait Pajtim Rrushi janë ngritur mbas rrëmbimit të Hoxhës, trupi i të cilit u gjet i pajetë në qafë Mollë.

Pritet që prokuroria të sekuestrojë  pasuritë e të dy të akuzuarve dhe familjarëve të tyre, nën dyshimin se disa prej tyre e kanë origjinën nga aktiviteti i fajdeve dhe kanë origjinë të dyshimtë. Përveç tre pasurive tokë arë, deri më tani janë gjetur në pronësi të tyre edhe katër automjete Land Rover, Deimler Craisler.

Vrasja e Ruzhdi Hoxhës

Dy autorët e akuzuar për vrasjen e më pas fshehjen e trupit mes gurëve dhe zhavorrit në Dajt, kanë vendosur të mos tregojnë asgjë për ngjarjen. Megjithatë hetimet kanë zbardhur provat të cilat ngrejnë dyshimet se ata kanë bashkëpunuar për ekzekutimin e biznesmenit Ruzhdi Hoxha. Burime për gijotina.com bëjnë me dije se vëllai i Ferdinantit ka luajtur rolin e bashkëpunëtorit në krim , pasi është përpjekur të fshehë gjurmët e krimit, duke fshehur makinën e Fredi Rrushit, që policia të mos mblidhte gjurmët e ADN-së. Kjo lëvizje është faktuar nga pamjet e kamerave të sigurisë. Ndërsa Pajtimi nuk ka treguar asgjë për këto pamje dhe ka mohuar të ketë pasur dijeni për vrasjen.

Burime nga grupet hetimore për gijotina.com gjithashtu bëjnë me dije se nga ora 3 e mëngjesit që ka bërë ekzekutimin Fredi Rrushi ka marrë viktimën e ka vrarë direkt sipas dyshimeve dhe më pas i ka marrë celularin dhe e ka zbritur poshtë pranë shkollës së bashkuar dhe e ka hedhur në tokë.

Më pas celulari është gjetur nga një taksist i cili ka vajtur dhe e ka shitur në një pikë për tregtimin e celularëve. Pronari i servisit të celularëve e ka ndezur dhe e ka përdorur për punën e tij, organi i akuzës e ka gjurmuar celularin dhe ka shkuar dhe e ka gjetur më pas duke marrë dëshminë.

Etiketa: detajeRuzhdi HoxhaVrasja

Lajme të lidhura

Ndërtime e kulla pa fund, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara
Aktualitet

Ndërtime e kulla pa fund, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

14:50 - 22/12/25
DETAJE nga sherri në Vlorë mes punonjësve të INUV dhe 3 personave, dy policë të plagosur
Aktualitet

DETAJE nga sherri në Vlorë mes punonjësve të INUV dhe 3 personave, dy policë të plagosur

14:30 - 22/12/25
Publikohen pamjet e rrëmbimit të biznesmenit Gerond Meçe, urdhri dyshohet nga grupi i Agasit dhe Beqirit
Aktualitet

Publikohen pamjet e rrëmbimit të biznesmenit Gerond Meçe, urdhri dyshohet nga grupi i Agasit dhe Beqirit

14:15 - 22/12/25
Para
Ana nuk e mohon, tregon se mund të lidhej sërish me ish të dashurin

Ana nuk e mohon, tregon se mund të lidhej sërish me ish të dashurin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndërtime e kulla pa fund, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara
Aktualitet

Ndërtime e kulla pa fund, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

14:50 - 22/12/25

Ndonëse Shqipëria mban rekordin në Europë për peshën e ndërtimeve në raport me madhësinë e ekonomisë dhe pallatet e reja...

Lexo më shumë
DETAJE nga sherri në Vlorë mes punonjësve të INUV dhe 3 personave, dy policë të plagosur

DETAJE nga sherri në Vlorë mes punonjësve të INUV dhe 3 personave, dy policë të plagosur

14:30 - 22/12/25
Publikohen pamjet e rrëmbimit të biznesmenit Gerond Meçe, urdhri dyshohet nga grupi i Agasit dhe Beqirit

Publikohen pamjet e rrëmbimit të biznesmenit Gerond Meçe, urdhri dyshohet nga grupi i Agasit dhe Beqirit

14:15 - 22/12/25
Incident gjatë aksionit për lirimin e hapësirave publike në Vlorë, përplasje me drejtuesit e IMT

Incident gjatë aksionit për lirimin e hapësirave publike në Vlorë, përplasje me drejtuesit e IMT

13:59 - 22/12/25
PD në ofensivë ndaj Ramës: Të mblidhet urgjent Këshilli i Imunitetit

PD në ofensivë ndaj Ramës: Të mblidhet urgjent Këshilli i Imunitetit

13:40 - 22/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com