GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e shqiptarit në Mykonos, flet vajza që u bë ‘mollë sherri’

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e shqiptarit në Mykonos, flet vajza që u bë ‘mollë sherri’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Ishte thjesht një keqkuptim,”-kështu thotë e reja për vrasjen e shqiptarit Julian Kosova, dje në Mykonos, duke mohuar se sherri fillestar mes autorit dhe viktimës kishte nisur për të.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të së hënës, kur 33-vjeçari grek i vetë-rrëfyer si autori i krimit dyshohet se ka marrë një telefonatë nga një i njohur që ndodhej në lokalin e natës, i cili e njoftoi se kishte qenë sulmuar nga viktima 34-vjeçare.

Më pas, sipas informacioneve të mediave greke, 33-vjeçari Athanasios Nazos ka marrë pushkën e gjuetisë, e ka mbushur dhe ka shkuar në vendngjarje. Pasi debatoi me 34-vjeçarin, ai e ekzekutoi duke e qëlluar dy herë në kokë. Një orë më vonë, autori u dorëzua pranë autoriteteve dhe u arrestua.

Çfarë tha vajza që kishte njoftuar 33-vjeçarin?

Duke mohuar informacionin fillestar që fliste për një debat mes autorit dhe viktimës për një grua, e reja që lajmëroi 33-vjeçaren pohoi se krimi nuk është kryer për “sytë” e saj dhe se ka qenë një keqkuptim.

“Ka pasur një keqkuptim, nuk ishte për sytë e mi, ishte vetëm një keqkuptim”, tha ajo për Alpha.

Edhe pronari i lokalit ka folur për Alpla-n dhe ka treguar se çfarë ka ndodhur natën fatale.

“Ajo ishte vetëm në lokal. Ajo nuk ishte e lidhur me askënd, ishte shoqe me të dy djemtë. Ata ishin klientë në dyqan… Ata u zunë dhe dolën jashtë. Ata kishin një sherr në lokal dhe dolën jashtë për të zgjidhur problemet e tyre,”- tha pronari i dyqanit.

34-vjeçari shqiptar i vrarë dje në Mykonos, Greqi donte të bëhej hotelier. Shtëpia që viktima bleu në Ornos i kushtoi 150 mijë euro dhe ishte një ëndërr e jetës. Ai arriti ta rinovonte atë, madje vendosi një pishinë të vogël në tarracën e tij për të rritur vlerën e blerjes së pronës dhe për ta dhënë me qira me një çmim të lartë për turistët. Megjithatë, autori është edhe hotelier pasi familja e tij mban një biznes hotelerie në ishull. Motra e tij është këshilltare komunale nga ana e opozitës.

Dje mediat raportuan fillimisht se gjithçka ndodhi për një vajzë 23-vjeçare. Por pretendimet janë hedhur poshtë.

Etiketa: Kryesore1MykonosShqiptarVrasja

Lajme të lidhura

E shtunë tragjike në akset rrugore, tre jetë të humbura dhe pesë të plagosur brenda pak orësh nga aksidentet
Aktualitet

E shtunë tragjike në akset rrugore, tre jetë të humbura dhe pesë të plagosur brenda pak orësh nga aksidentet

22:20 - 14/11/26
Aksident në Pogradec, kamionçina përplaset me barrierat anësore dhe përmbyset
Aktualitet

Aksident në Pogradec, kamionçina përplaset me barrierat anësore dhe përmbyset

14:58 - 14/11/26
Spiropali publikon platformën: Të ndajmë partinë nga shteti, të garantojmë zgjedhje të lira dhe luftë kundër korrupsionit
Aktualitet

Rama kërkoi përjashtimin e Elisa Spiropalit, Blendi Klosi: Vazhdon të jetë anëtare e PS

14:43 - 14/11/26
Para
Rasti “Dehari”, Kurti reagon në lidhje me akuzat ndaj tij

Rasti “Dehari”, Kurti reagon në lidhje me akuzat ndaj tij

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!
Breaking Views

“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!

23:20 - 14/11/26

Deputetja socialiste Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta gjatë fjalës së saj në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku...

Lexo më shumë
Përvetësuan 44 mijë m² tokë për park fotovoltaik në Fier, në qeli drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë

Përvetësuan 44 mijë m² tokë për park fotovoltaik në Fier, në qeli drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë

22:50 - 14/11/26
Deklarata tronditëse në Asamblenë e PS-së, Majko flet për 1 mijë orë filmime: Dorëhiquni para se të dalin!

Deklarata tronditëse në Asamblenë e PS-së, Majko flet për 1 mijë orë filmime: Dorëhiquni para se të dalin!

22:48 - 14/11/26
E shtunë tragjike në akset rrugore, tre jetë të humbura dhe pesë të plagosur brenda pak orësh nga aksidentet

E shtunë tragjike në akset rrugore, tre jetë të humbura dhe pesë të plagosur brenda pak orësh nga aksidentet

22:20 - 14/11/26
Asllani nuk bën llogari: Na duhen tri pikët, objektivi është vetëm fitorja!

Asllani nuk bën llogari: Na duhen tri pikët, objektivi është vetëm fitorja!

22:00 - 14/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com