GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e të infiltruarit të policisë, babai ngre dyshime

23:00 - 17/03/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrasja e të infiltruarit të policisë, babai ngre dyshime
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këtë puntatë emisioni “Rrefimi Juaj” sjell rrëfimin e Rexhep Velirajt, i cili prej 4 vitesh është ende i paqartë për shkaqet e vrasjes së djalit të tij Sokol Velirajt, i cili u gjet i pajetë në aksin rrugor Elbasan Peqin më 20 prill 2019.

Shkaku i vdekjes ishte një aksident automobilistik, ku një trajler e goditi teksa ai ishte në rrugë, por autori dhe sot e kësaj dite ende nuk është gjendur.

Sokoli ishte martuar 2 herë dhe ishte babi i 2 fëmijëve. Mbas martesës me gruan e parë ai u largua nga shtëpia e prindërve të tij dhe shkoi të jetonte me bashkëshorten. Një kushëri i gruas i mbushi mendjen Sokolit që në banesën e tij të strehonte një vajzë e cila do të qëndronte për pak ditë. Më pas ajo vajzë u arrestua për prostitucion dhe bashkë me të, në pranga u vu dhe Sokoli. Ne momentet ku Sokoli ishte duke vuajtur dënimin, babai i tij, Rexhep Veliraj zbuloi nusen e tij duke folur me një tjetër person teksa ai i kërkonte të vinte brenda shtëpisë.

Pas kësaj ngjarje, bashkëshortja e Sokolit u largua nga banesa duke lënë vajzën e tyre në shtëpinë e prindërve të Sokolit. Pas largimit të nuses së djalit, Rexhepi filloi të kërkonte në polici se ku ndodhej bashkëshortja e djalit te tij, e cila ishte larguar jashtë vendit. Pas daljes nga burgu Sokoli nisi procedurat e divorcit.

Edhe pse kishte vetëm 3 ditë që kishte dalë nga burgu, ai do të ndeshej me fjalët ngacmuese për ish-bashkëshorten e tij nga efektivë të policisë së Elbasanit. Fjalët fyese do të detyronin të riun që t’i godiste me një biçak, duke përfunduar sërish në pranga.

Pas daljes nga burgu Sokoli do të niste një jete të re me një vajze e cila banonte në qytetin e Pogradecit. Por pas lirimit të tij ai do të kthehej një i infiltruar i policisë, ku do të zbulonte vende të mbjella me kanabis.

Nisja e një jete të re në Pogradec do të sillte shumë peripeci, pasi ai do të dhunohej nga vjehrri i tij. Mbas ndarjes me gruan e dytë, Sokoli kthehet në shtëpinë e prindërve të tij. Nuk do të zgjaste shumë orë dhe në celularin e tij do t’i vinte një telefonatë e cila do ta revoltonte tej mase duke e detyruar të thyente dhe kartën e celularit. Pasi theu kartën e telefonit ai u largua nga shtëpia e tij dhe ky ishte fragmenti i fundit që Rexhepi dhe bashkëshortja e tij do ta shikonin për herë të fundit djalin e tyre të madh, sepse pas pak ditësh ai u gjend i vdekur.

Rexhepi, babai i Sokolit ka dyshime se polica dhe gjykata është duke fshehur të vërteten e vrasjes së djalit të tij, pasi ai nuk është thirrur asnjëherë në seancat gjyqësore. Procedurat kanë ndaluar pasi nuk ka prova qe vërtetojnë te kundërtën. Kane kaluar 4 vjet nga vdekja e djalit të tij dhe Rexhepi ende kërkon drejtësinë e munguar. Ai dëshiron të dijë se cilat ishin shkaqet që sollën vdekjen e djalit të tij, dhe cilët ishin autorët.

Gruaja e dytë nga Pogradeci ka pohuar se e di se cili është autori i vrasjes se Sokolit, por ndihet e rrezikuar.

Rexhepi sot është duke u ndeshur dhe me largimin e nipërve te tij, pas ish-bashkëshortet e djalit nuk lejojnë që gjyshi të takojë mbesat e tij.

“Erdhi në shtëpi, dikush e mori në telefon, mori kartën e theu. Shau një herë dhe iku. A ka qenë polic ai që e mori që mu zhduk çuni menjëherë? A ka qenë ai që e ka vrarë ai që e kërcënoi nuk e di. Se iku për çoban, se ku iku nuk e mora vesh. Nuk fola më, se nuk kisha numër telefonin, ai e theu kartën.

Kur të ikën shpirti i djalit, për çfarë e do jetën kot. Shokët e mi pyesin, si është puna e çunit. Nuk di asgjë. Dhe vendin që thanë ata, shkova atje mora taksi, pyeta, më thanë këtu nuk kanë ndodhur gjë, shiko më poshtë afër Papërit. Kush e mori, e vrau aty, e hodhi aty? Thonë e ka shtypur trajleri.

Këtë e gënjente policia, këto që dalin nga burgu, për të mbyllur boshllëqet e veta bëhen spiunë të dhomës, të shokëve të vet. Ka shumë njerëz që i njoh dhe në burg kanë qenë, bëhen të infiltruar.

Ai dinte të gjitha vendet e hashashit, ku ishin, ku nuk ishin. Si duket ndonjë polici aty që i ka hipur në gozhdë…

Ajo thotë e di kush ma vrau burrin tim. Kur e di pse nuk ma thotë? D.m.th. burri im e di kush e ka vrarë burrin tim”, shprehet ai./MCN TV

Etiketa: infiltruaritRexhep VelirajSokol Veliraj

Lajme të lidhura

“Më lironi nga kafazi”/ Veliaj para GJKKO: Unë jam këtu për t’u mbrojtur dhe jo për t’u poshtëruar
Aktualitet

“Veliaj është njohur me aktet!”/ Avokatët: Nuk kemi parë asnjë provë, 60 mijë faqe nuk lexohen në 30 ditë

16:56 - 06/12/25
U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi
Aktualitet

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

16:25 - 06/12/25
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi
Aktualitet

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

16:12 - 06/12/25
Para
Aksident në Gramsh, përplasen dy makina

Aksident në Gramsh, përplasen dy makina

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Më lironi nga kafazi”/ Veliaj para GJKKO: Unë jam këtu për t’u mbrojtur dhe jo për t’u poshtëruar
Aktualitet

“Veliaj është njohur me aktet!”/ Avokatët: Nuk kemi parë asnjë provë, 60 mijë faqe nuk lexohen në 30 ditë

16:56 - 06/12/25

Pas deklaratës zyrtare të SPAK-ut se Erion Veliaj është njohur me aktet e dosjes hetimore, ka ardhur reagimi nga mbrojtja...

Lexo më shumë
U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

16:25 - 06/12/25
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

16:12 - 06/12/25
E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

16:01 - 06/12/25
SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com