GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e tre shqiptarëve në Greqi, zbulohet roli i gruas që u arrestua

16:06 - 03/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrasja e tre shqiptarëve në Greqi, zbulohet roli i gruas që u arrestua
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia greke ka dalë në deklaratë zyrtare në lidhje me përplasjen mes bandave që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Athinë, ku mbetën të vdekur 3 shtetas shqiptar, ndërkohë që përplasja dyshohet se ka shkak konfliktet për drogën.

Në njoftimin zyrtar të policisë greke thuhet se të vdekurit janë një 48-vjeçar, një 46-vjeçar dhe një 23-vjeçar, të 3 shqiptarë. Deri më tani janë sekuestruar dy pistoleta, tre makina dhe një motoçikletë, një 43-vjeçare është arrestuar dhe pesë persona të tjerë po merren në pyetje.

Sipas policisë greke, mbrëmjen e djeshme në zonën e Patisias, një shtetas 48-vjeçar duke drejtuar një makinë, me pasagjere një shtetase 43-vjeçare, ka qëlluar me armë në drejtim të një grupi personash duke goditur me makinë edhe njërin prej tyre, 23 vjeç.

Më pas shtetasja 43-vjeçare ka marre drejtimin e mjetit duke goditur sërish 23-vjeçarin, ndërsa 48-vjeçari është arratisur në këmbë dhe nën kërcënimin e armës, i ka marrë makinën një personi që kalonte aty dhe është nisur drejt zonës së Axarnin.

Më pas autori ka kryer një grabitje me armë në një pikë karburanti, në Avenue Dimokratis. Duke dalë nga dyqani, ai është pikasur nga oficerët e policisë, të cilët kanë tentuar ta kontrollojnë. 48-vjeçari ka qëlluar drejt tyre duke plagosur njërin në gjoks dhe këmbë dhe të dytin në këmbë. Në këtë kuadër, policia i është kundërpërgjigjur zjarrit duke e qëlluar për vdekje.

Kujtojmë se, 3 persona mbetën të vdekur dhe 3 të tjerë u plagosën, dy prej të cilëve efektivë policie, në dy përleshje me armë zjarri në Kato Patisia dhe Agioi Anargyrou, që dyshohet se kishte protagonistë kriminelë shqiptarë në Athinë. Dy ngjarjet e përgjakshme ishin të lidhura me njëra-tjetrën. Jani T. dhe Gëzim A., të cilët ishin arrestuar në muajin maj për trafik droge. Ndërsa viktima e tretë është Adil Tafa.

Gjithçka nisi mëngjesin e të shtunës ku dy anëtarë të dy bandave shqiptare, u takuan në rrugën Kourtidou, në Kato Patisia, për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre personale. Megjithatë, atmosfera nuk vonoi të përkeqësohej dhe shumë shpejt ata u përleshën me njëri-tjetrin.

Episodi i parë ndodhi pas orës 21:30, në kryqëzimin e rrugëve Georgiou Nazou dhe Kourtidou, në Kato Patisia, ku ka pasur një sherr mes shtatë personave. Një Mercedes-Benz me një drejtuese një femër dhe dy pasagjerë të tjerë, i janë afruar dhe kanë qëlluar një të ri i cili ishte me motor, duke e lënë të plagosur rëndë.

Motoçikleta ndiqej nga babai i viktimës, me një makinë tip Audi, në të cilën udhëtonin dy persona të tjerë. Babai, në shenjë hakmarrje, ka qëlluar autorin e plagosjes së të birit duke e lënë të vdekur.

Nga mjeti “Audi” ka dalë pasagjeri dhe në tentativë për t’u larguar me vrap për t’u fshehur, nga plumbat, është goditur nga një automjet në lëvizje duke mbetur i plagosur, por që më pas ka ndërruar jetë në spital. Sipas mjekëve kishte marrë edhe plagë me armë zjarri.

Një tjetër person ndërkohë ka dalë nga automjeti tip “Mercedes-Benz” dhe për t’i shpëtuar përplasjes së përgjakshme, me kërcënimin e një arme ka ndaluar një mjet në rrugë duke e grabitur e më pas ka ikur me të. Ai është drejtuar për në lagjen “Agion Anargiron” ku burimet flasin se ka tentuar të grabisë një karburant dhe një market.

Më pas ka dalë në rrugë dhe ka ndaluar një patrullë policie duke e menduar për taxi. Sapo ka parë policët ka hapur zjarr ndaj tyre duke plagosur njërin në këmbë dhe njëri në shpatull, ndërkohë që edhe policët janë kundërpërgjigjur duke e vrarë shqiptarin.

Mësohet se dy nga 3 shqiptarët e vrarë, të cilët rezultojnë shokë me njeri-tjetrin pasi të dy ndodheshin në automjetin “Mercedes-Benz”, rezultojnë të arrestuar për çështje droge në maj të vitit të kaluar në Athinë. Ndërkohë është arrestuar një femër, 43-vjeçare.

Pas masakrës fshihet çmontimi i një bande të trafikut të drogës majin e kaluar, anëtarë të së cilës ishin dy nga shqiptarët e vrarë, për të larë hesapet.  Ata kishin qenë pjesë e të njëjtit grup për trafikun e drogës, por mes tyre kishin nisur mosmarrëveshjet për pazare droge.

 

Etiketa: GreqiPoliciaVrasje

Lajme të lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Para
Plagosja e efektivëve në Kosovë, kush është ish-eprori problematik i UÇK, “shpullat” në Kuvend

Plagosja e efektivëve në Kosovë, kush është ish-eprori problematik i UÇK, “shpullat” në Kuvend

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com