GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e turistit, Policia zhvillon kontrolle në disa vende për kapjen e David Gjanës dhe pronarit të ‘Principote’

në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e turistit, Policia zhvillon kontrolle në disa vende për kapjen e David Gjanës dhe pronarit të ‘Principote’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia po zhvillon një operacion për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim në lidhje me vrasjen e turistit portugez, Luis Miguel Varela Mendes të martën pas një konflikti të ndodhur në lokalin “Principote” në Ksamil.

Raportohet se forcat e rendit po zhvillojnë kontrolle në Vorë, Kukës si dhe në disa zonë në Tiranë, ku dyshohet se fshihen David Gjana allias Heurteven dhe Bekim Bulica, pronar i “Principotes”. Ndërkohë, ka dyshime që mund të kenë kaluar tashmë edhe në territorin e Kosovës.

Policia ka arrestuar 11 persona për ngjarjen. Krahas Sokrat Lipan alias Vata, i cili goditi me thikë turistin, David Gjana allias Heurteven akuzohet gjithashtu për vrasje me dashje kryer në bashkëpunim. Sipas Policisë, gjatë kohës që Sokrat Vata e ka qëlluar me thikë, David Gjana e ka goditur me grushte.

Ndërsa Bekim Bulicën, pronarin e “Principote”, Policia e akuzon për moskallëzim krimi pasi ndodhej në lokal në momentin e ngjarjes dhe më pas është larguar pa njoftuar autoritetet.

Ngjarja

Në pranga janë vënë 11 persona, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Të arrestuarit janë, krahas autorit Sokrat Lipan alias Sokrat Vata, dy turqit që ndihmuan autorin Nuh Mahmutoglu 38 vjeç, dhe Ezgi Perlak 31 vjeçe; Serxhi Selimi, 24 vjeç; Ervis Bunci, 24 vjeç; Ildi Cekani, 21 vjeç; dhe Murat Zhabina 27 vjeç, kamarierë në lokalin “Principote”; si dhe Miosid Matushaj 24 vjeç; Luciano Seferi 44 vjeç; Romeo Shehu 35 vjeç dhe Kristi Koshi 29 vjeç, të cilët ishin pjesë e sigurisë/bodyguard-ëve të lokalit në fjalë. Në kërkim u shpallën David Heurtevent 29 vjeç dhe pronari i lokalit, Bekim Bulica, 36 vjeç.

Sipas hetimeve, ngjarja nisi rreth orës orës 05:15 në lokalin “Principote” në Ksamil dhe më pas vijoi në plazhin e “Paradise”. Sokrat Lipan alias Sokrat Vata, 29 vjeç, dyshohet se gjatë konfliktit goditi disa herë me thikë 20-vjeçarin portugez, ndërsa David Heurtevent 29 vjeç, i shpallur në kërkim, dyshohet se e goditi me grushte. Të dy akuzohen për vrasje me dashje në bashkëpunim.

Para goditjes me thikë, në konflikt u përfshinë edhe katër kamarierët e “Principote” Serxhi Selimi, Ervis Bunci, Ildi Cekani, dhe Murat Zhabina, të cilët sipas policisë goditën me grushte 20-vjeçarin dhe më pas u larguan.

Në lokal ndodheshin edhe Miosid Matushaj, punonjës policie; Luciano Seferi, 44 vjeç, punonjës i IEVP Fier, Romeo Shehu, punonjës i Policisë Bashkiake Gjirokastër dhe Kristi Koshi, të cilët kishin rolin e bodyguard-ëve. Sipas hetimeve, ata nuk ndërhynë për të parandaluar konfliktin dhe nuk njoftuan policinë pas ngjarjes. Për këtë arsye, akuzohen për moskallëzim të krimit, ndërsa Miosid Matushaj edhe për mosmarrje të masave për ndërprerjen e gjendjes së paligjshme.

Pronari i lokalit Principote, Bekim Bulica ndodhej gjithashtu në ambientet e lokalit kur ndodhi ngjarja, dhe sipas policisë, u largua pa e kallëzuar atë. Ai është shpallur në kërkim për moskallëzim të krimit.

Autori i krimit u vu në pranga nga policia në Levan të Fierit, në bagazhin e një automjeti, që drejtohej nga shtetasja turke Ezgi Perlak, 31 vjeçe, ndërsa pasagjer ishte shtetasi Nuh Mahmutoglu, 38 vjeç, po ashtu turk.

 

Etiketa: kontrolleKsamilPoliciaVrasja turistit

Lajme të lidhura

Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, gjykata lë në burg 35-vjeçarin
Aktualitet

Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, gjykata lë në burg 35-vjeçarin

13:01 - 20/08/26
Saimir Korreshi denoncon situatën me mbetjet urbane: Paratë na i ‘rruajti’ inceneratori, por nuk ka cep të Lushnjes pa plehra
Aktualitet

Saimir Korreshi denoncon situatën me mbetjet urbane: Paratë na i ‘rruajti’ inceneratori, por nuk ka cep të Lushnjes pa plehra

12:23 - 20/08/26
Taksia elektrike hyp mbi trotuar dhe përplas këmbësoren në Tiranë
Aktualitet

Taksia elektrike hyp mbi trotuar dhe përplas këmbësoren në Tiranë

12:12 - 20/08/26
Para
Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, gjykata lë në burg 35-vjeçarin

Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, gjykata lë në burg 35-vjeçarin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Festim emocional për Leo Messin, shënon golin e parë pas vdekjes së babait
Sport

Festim emocional për Leo Messin, shënon golin e parë pas vdekjes së babait

13:06 - 20/08/26

Lionel Messi ka shënuar një gol emocional për Inter Miamin, vetëm 11 ditë pas vdekjes së babait të tij, Jorge...

Lexo më shumë
Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, gjykata lë në burg 35-vjeçarin

Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, gjykata lë në burg 35-vjeçarin

13:01 - 20/08/26
Vrasja e turistit, Policia zhvillon kontrolle në disa vende për kapjen e David Gjanës dhe pronarit të ‘Principote’

Vrasja e turistit, Policia zhvillon kontrolle në disa vende për kapjen e David Gjanës dhe pronarit të ‘Principote’

12:41 - 20/08/26
Saimir Korreshi denoncon situatën me mbetjet urbane: Paratë na i ‘rruajti’ inceneratori, por nuk ka cep të Lushnjes pa plehra

Saimir Korreshi denoncon situatën me mbetjet urbane: Paratë na i ‘rruajti’ inceneratori, por nuk ka cep të Lushnjes pa plehra

12:23 - 20/08/26
Taksia elektrike hyp mbi trotuar dhe përplas këmbësoren në Tiranë

Taksia elektrike hyp mbi trotuar dhe përplas këmbësoren në Tiranë

12:12 - 20/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com