GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e Vajdin Lames, GJKKO kërkon të pyesë një person në Malin e Zi/ Çfarë ndodhi në seancë

18:30 - 29/05/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
GJKKO kërkon rihetimin e dosjes për 7-ish gjyqtarët e lartë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në gjqin që po zhvillohet në GJKKO lidhur me vrasjen e biznesmenit Vajdin Lame dhe mikut të tij, Artan Arsi, por edhe vrasjes së Klodian Saliut, ngjarje të ndodhura në vitin 2005, gjykata njoftoi sot se do të marrë dëshminë edhe të një shtetasi që ndodhet në Malin e Zi.

Përmes një letërporosie është kërkuar marrja në pyetje e shtetasit Joshko Çervenkovski, personi që sipas të penduarit të drejtësisë Luftar Reçi ka përgatitur bombën me të cilën u vra biznesmeni në vitin 2005.

Vendimi është bërë i ditur në seancën e kësaj të hëne kur nën akuzë është e ashtuquajtura banda e Durrësit.

Por të pandehurit i konsiderojnë mashtrim deklarimet e Luftar Reçit, i cili është gjithashtu i pandehur për vrasjet e 2005.

Po çfarë ndodhi në seancë?

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar janë paraqitur për të dëshmuar vetëm 5 nga 20 dëshmitarët që ishin në listën e togave të zeza për vrasjen e Klodian Saliut e Vajdin Lames në vitin 2005.

Mes tyre, e ardhur nga Italia ku jeton prej 30 vitesh, ka dëshmuar sot përballë Emiljano Shullazit, Viktor Imerit dhe të pandehurve të tjerë, nëna e Osman Trumës, personit që udhëtonte në makinë me Saliun në momentin kur iu bë atentat.

“Në 2005, djali im kishte ardhur për pak ditë pushime në Shqipëri. Me Klodian Saliun ishte rritur, ishin shokë fëmijërie të një lagjeje. Kam folur me të çdo ditë në telefon, dhe gjithçka shkonte mirë. Por një ditë mësojmë se kishte mbetur i plagosur gjatë një atentati në autostradën Durrës-Tiranë.

Me ç’më ka rrëfyer djali që dola dhe e prita në aeroportin e Romës, nuk i ka njohur autorët. Fillimisht janë qëlluar nga mbrapa dhe më pas anash. Një çift në moshë kanë ndaluar dhe iu kanë dhënë ndihmën e parë, më pas ka mbërritur ambulance”, është shprehur nëna e Osman Trumës në gjykatë.

E pyetur gjatë dëshmisë nëse ajo apo familja e saj ishin në hasmëri apo nëse kishin marrë ndonjë kërcënim që të mos flisnin për ngjarjen, ajo i mohoi të dyja.

“Djali im ka ikur që në klasën e 8-të nga Shqipëria, jetojmë prej fillim të viteve ’90 në Itali. Asnjë konflikt nuk ka pasur, asnjë hasmëri. As kërcënime nuk kemi marrë ndonjëherë”, u shpreh nëna e Osman Trumës në gjykatë.

Pas saj dëshmoi edhe motra e Lulzim Berishës, e cila u pyet rreth aktivitetit të të vëllait, dhe rrethanave të ditës kur ndodhi vrasja.

“‘Sa herë ka ndodhur një ngjarje në Durrës, të parët që vinin dhe bënin kontrolle ishte shtëpia jonë. Luli e ka kaluar jetën në burgje. Atë ditë ndodhej në Turqi, kishte shkuar bashkë me një shokun e tij për kurim”, ka deklaruar Luljeta Berisha, motra e Lulzim Berishës.

E pyetur nga Prokuroria për njohjen me Klodian Saliun të vëllait të saj, Luljeta është përgjigjur se kurrë nuk kishin patur mosmarrëveshje.

“‘Klodiani vinte shpesh tek lokali që kam unë në pronësi. Qëndronte çdo ditë aty, me Lulin apo shokë të tjerë. Çfarë konflikti të kishin? Ata kanë udhëtuar bashkë në Itali në fund të viteve ’90’, ka thënë në dëshminë e saj, motra e Lulzim Berishës.

Dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë Luftar Reçi çoi në pranga Emiljano Shullazin, Viktor Ymerin, Endrit Taullaun dhe Indrit Rusin për vrasjen e Klodian Saliut, Vajdin Lames e Artan Arsit në vitin 2005. Ndërsa në kërkim ndodhen Plaurent Dervishaj e Lulzim Berisha.

Këtë të hënë, Gjykata njoftoi se ministria e Drejtësisë, i ka çuar letërporosi Malit të Zi për shtetasin Joshko Çervenkovski, personi që sipas Luftar Reçit ka përgatitur bombën për vrasjen e Vajdin Lames ku mbeti i vdekur edhe e Artan Arsi.

Grupi i Emiljano Shullazit i konsideron mashtrim deklarimet e Luftar Reçit i cili është gjithashtu i pandehur për vrasjet e 2005.

Etiketa: GJKKOKryesore1ReciShullaziVajdin Lame

Lajme të lidhura

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti
Aktualitet

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti

18:55 - 20/02/26
Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit
Aktualitet

Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit

18:23 - 20/02/26
Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin
Aktualitet

Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin

16:30 - 20/02/26
Para
Për të rënë nga pesha provoni këto 7 ide recetash të thjeshta

Për të rënë nga pesha provoni këto 7 ide recetash të thjeshta

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com