GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasjet zinxhir për grabitjen e Rinasit, SPAK çon në gjyq grupin e Talo Çelës

në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrasjet zinxhir për grabitjen e Rinasit, SPAK çon në gjyq grupin e Talo Çelës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim dosjen ndaj grupit të Talo Çelës, të akuzuar për dy ngjarje kriminale me 4 viktima. Në dosjen e dërguar për gjykim, veç Talo Çelës, prokuroria ka vënë nën akuzë edhe katër persona të tjerë si pjesëtarë të grupit, konkretisht Besian Xhixha, Enver Diva, Altin Ndoci dhe për bashkëpunëtorin e drejtësisë, Klevis Alla.

Për të pandehurit, Talo Çela dhe Nuredin Dumani Gjykata pezulloi me një vit çështjen, për shkak se ata ende nuk janë arrestuar. Të pandehurit akuzohen për vrasjen e vëllezërve Viktor e Besmir Haxhia në Durrës dhe vrasjen e Dorian Shkozës e Anxhelo Avdisë në Durrës.

Vrasja e vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhia ndodhi më 27 prill te tregu i makinave në Durrës dhe sipas autoriteteve kishte si motiv një përplasje mes Talo Çelës dhe Besmir Haxhisë, pikërisht për humbjen e disa parave të vjedhura në grabitjen e Rinasit. Po i njesjti rast ndodhi në mars të vitit 2020, ku mendohet se shkak është bërë sërish grabitja e Rinasit.

Ekzekutimi i Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdia është bërë dy muaj para atentatit të vellzërve Haxhia, me të njëjtat mekanizma dhe vetëm 1 km larg.

Ja kush i porositi

Hetimet për ngjarjen dhe dëshmia e të penduarit të drejtësisë Klevis Alla, kanë ngritur dyshime të forta se dy të arrestuarit Enver Diva dhe Besian Xhixha janë porositur nga i shumë kërkuari Nuredin Dumani dhe një nga protagonistët e kësaj ngjarjeje. Sipas hetimeve, Dumani fillimisht u ka kërkuar dy personave të kryenin ekzekutimin e Haxhiajve. Por plani mori kthesë. Tre ditë para atentatit njëri nga të arrestuarit, përkatësisht Enver Diva rezultoi me COVD-19 çka e detyroi atë të izolohej dhe të linte “përgjysmë” porosinë e marrë për vrasjen e dyfishtë. “Nuk mund ta bëj vrasjen, se jam në karantinë, s’më lënë të dal”, faktojnë hetimet. Për këtë gjë, ka patur një përplasje të fortë debati mes Divës, Xhixhës dhe Dumanit. Nga ku më pas ky i fundit është detyruar ta kryejë vetë porosinë e dhënë bashkë me Talo Çelën, Klevis Allën dhe Altin Ndocin. Çela u kishte premtuar dy të arrestuarve Enver Diva dhe Besian Xhixha një shumë të madhe parash që kanë shtyrë këta të fundit të marrin pjesë në këtë ngjarje kriminale.

Ja si u realizua atentati

Zanafilla e vrasjes së dyfishtë të Haxhiajve ka qenë grabitja e Rinasit. Të shumëkërkuarit për këtë ngjarje të rëndë Nuredin Dumani dhe Talo Çela, kanë qenë miq, e paratë që morën nga grabitja në Rinas, ua lanë në ruajtje dy vëllezërve në Durrës. Sipas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë, dy shokët Talo e Dumani dyshuan se Haxhiajt u vodhën një pjesë të lekëve dhe urdhëruan vrasjen. Por nuk ka mbaruar me kaq. Edhe pas vrasjes së dy vëllezërve konflikti mes grupit është agravuar. Disa muaj më pas, më 16 shtator 2020 Talo Çelës në qytetin e Elbasanit i vritet vëllai Bujar Çela, e sipas prokurorisë i dyshuar për këtë krim është Nuredin Dumani, i identifikuar nga një kartëmonedhë teksa furnizoi automjetin me karburant 20 minuta para krimit. Talo e Dumani dikur shokë sot rezultojnë ndër personat më të kërkuar të drejtësisë dhe në një konflikt mes tyre që sipas SPAK e ka origjinën tek ndarja e parave të grabitura në Rinas më 9 prill të vitit 2019. A.L gijotina.com

Etiketa: Gjykatevellezer HaxhiaVrasje

Lajme të lidhura

Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)
Aktualitet

Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

22:15 - 11/11/26
Qytetarë e studentë para Kryeministrisë, policia gjobit të riun, edhe pse protesta ishte e qetë (VIDEO)
Breaking Views

Qytetarë e studentë para Kryeministrisë, policia gjobit të riun, edhe pse protesta ishte e qetë (VIDEO)

19:50 - 11/11/26
Rama pritet me protestë në Dublin, hidhet vezë në drejtim të Kryeministrit (VIDEO)
Breaking Views

Rama pritet me protestë në Dublin, hidhet vezë në drejtim të Kryeministrit (VIDEO)

19:29 - 11/11/26
Para
Icardi ‘kërcënon’ se do largohet nga PSG-ja nëse nuk pajtohet me Wandën

Zbulohet propozimi ‘tronditës’ që Icardi i bëri Wandës para se të ‘plaste’ skandali i tradhtisë

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 12 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:40 - 12/11/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 12 Nëntor 2026

07:37 - 12/11/26
Qiell gri dhe shira të rrëmbyer, parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për sot, 12 Nëntor 2026

07:28 - 12/11/26
Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte

23:26 - 11/11/26
Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

22:54 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com