GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Vrasja e Villavicencio, raprezalje ndaj “Los Choneros” (FOTO)

10:01 - 13/08/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e Villavicencio, raprezalje ndaj “Los Choneros” (FOTO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ekzekutimi i kandidatit për president Fernando Villavicencio, pas një tubimi elektoral në Quito, ka sjellë një reagim të ashpër të autoriteteve të sigurisë, ndërkohë që në Ekuador janë shpallur 60 ditë të gjendjes së jashtëzakonshme.

Autoritetet kanë nisur nga puna për gjetjen e porositësit të krimit, që u finalizua nga atentatori i ekzekutuar kolumbian dhe grupi i tij i arrestuar.

Sipas mediave në Ekuador 4.000 ushtarë dhe policë janë duke zhvilluar një operacion në burgun ku mbahet Fito, kreu i bandës më të fuqishme të Ekuadorit, të cilin kandidati i vrarë për president Villavicencio e kishte akuzuar se e kërcënonte.

Forcat e sigurisë me automjete të blinduara bastisën burgun numër 8 të Guayaquil, ku Jose Adolfo Macias, ose Fito, kreu i bandës “Los Choneros”, është i burgosur që nga viti 2011.

Në një foto të publikuar nga autoritetet, Fito shfaqet me duart në kokë.

Në një foto tjetër, ai shihet i shtrirë në tokë me të brendshme së bashku me një numër të madh të burgosurish të tjerë.

Emri i tij është në faqet e para të gazetave ekuadoriane pas vrasjes të mërkurën e kaluar të Fernando Villavicencio, 59 vjeç, një kandidat për president, i cili doli i dyti në sondazhet për zgjedhjet presidenciale të 20 gushtit.

Javën e kaluar, ai tha se kreu i burgosur i bandës, i cili po vuan një denim me 34 vite për vrasje dhe trafik droge, e kishte kërcënuar se do ta vriste, pasi Villavicencio si gazetar kishte hetuar tregtinë e drogës në Ekuador.

Gjashtë kolumbianë janë arrestuar në lidhje me vrasjen, ndërsa një tjetër u vra nga të shtënat me armë nga truprojat e kandidatit.

Etiketa: BurgEkuadorPolicia

Lajme të lidhura

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon
Botë

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon

09:16 - 14/03/26
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!
Botë

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit
Botë

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
Para
Sulmoi 2 policë në aeroport, arrestohet turisti polak

Sulmoi 2 policë në aeroport, arrestohet turisti polak

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com