GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, kalon për gjykim banda e Emiljano Shullazit

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, kalon për gjykim banda e Emiljano Shullazit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për vrasjet e bujshme të Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut, ngjarje të ndodhura para 17 vjetësh. Grupi i Emiljano Shullazit është dërguar ditën e sotme për gjykim.

Indrit Rusi, Viktor Ymeri, Emiljano Shullazi, Plarent Dervishaj, Lulzim Berisha, Indrit Taullau dhe Luftar Reçi janë marrë të pandehur, ndërsa ndaj tyre SPAK ka ngritur akuzat e “Vrasjes me paramendim, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake me pasoja të rënda”, “Grup i strukturuar kriminal”, si dhe të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.  Në kërkim vijojnë të jenë Dervishaj dhe Berisha.

SPAK regjistroi çështjen ndaj këtyre personave në tetor të këktij viti dhe në 7 dhjetor Gjykata e Posaçme caktoi ndaj tyre masën e sigurisë arrest me burg në mungesë.

Vrasjet e Lamajt dhe Saliut

Biznesmeni Vajdin Lamaj gjeti vdekjen pas një atentati me eksploziv mesnatën e 28 shkurtit të vitit 2005. Lamaj mbeti i vdekur pas shpërthimit të ashensorit në pallatin ku banonte, i cili shpërtheu menjëherë sapo ai hipi. Vajdin Lamaj ka qenë ish-president i Federatës së Boksit dhe ish-zv/president dhe bashkëpronar i “Top Albania Radio”. Së bashku me biznesmenin gjeti vdekjen dhe miku i tij Artan Arsi. Pak muaj para se t’i bëhej atentati me pasoja fatale, Vajdin Lamaj i ka mbijetuar një tjetër atentati. Në tetor të vitit 2004 Lamaj u ka shpëtuar plumbave, ngjarje në të cilën mbetën të plagosur lehtë dy persona. Dy ditë para vrasjes së Vajdin Lamajt ka ndodhur një tjetër atentat. Në autostradën Tiranë-Durrës, segmenti Durrës-Maminas u qëllua me armë zjarri ndaj mjetit tip “Mercedez Benz” me të cilin udhëtonte Klodian Saliu. Saliu ishte pjesë e Bandës së Durrësit, e cila u nda në dy të tjera për shkak të kontradiktave. Këto dy banda të reja kryesoheshin njëra nga Klodian Saliu dhe tjetra nga Lulzim Berisha, duke u kthyer në rivale me njëra-tjetrën. Në atentatin ndaj Saliut mbeti i plagosur shtetasi Osman Truma. Operacioni për ekzekutimin e Lamajt dhe Saliut u shtri në tre qytete, Tiranë, Durrës dhe Vlorë. A.L/ gijotina.com

 

Etiketa: Emiljano ShullaziKryesore1

Lajme të lidhura

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor
Aktualitet

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

18:23 - 06/08/26
Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital
Aktualitet

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije
Aktualitet

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26
Para
Inceneratori i Elbasanit/ Administratori: Mbahet ndezur, por nuk është funksional

Inceneratori i Elbasanit/ Administratori: Mbahet ndezur, por nuk është funksional

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit
Breaking Views

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit

18:51 - 06/08/26

Një ditë pasi ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u lirua nga burgu dhe kaloi në arrest shtëpie, drejtori i ri...

Lexo më shumë
Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

18:23 - 06/08/26
Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26
FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

16:35 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com