GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Vrasja në Elbasan/ Shoku i Ulqinakut tregon si nisi sherri për një fjalë goje: M’bane pis…

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja në Elbasan/ Shoku i Ulqinakut tregon si nisi sherri për një fjalë goje: M’bane pis…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mbrëmjen e djeshme, 33-vjeçari Madrit Ulqinaku u vra në mes të Elbasanit për një fjalë goje. Autor i dyshuar i ngjarjes është 18-vjeçari Horgito Peqini, i cili është ende në arrati. Natën e vrasjes Madrit Ulqinaku ka qenë në shoqërinë e një shoku. Policia e ka marrë në pyetje Herion Hamzallarin, i cili ka qenë prezent në vendngjarje dhe ka treguar se çfarë kishte ndodhur.

Një sherr i çastit i ndodhur në rrugë me fjalët “…m’bane pis, më pengove…”, ka qenë shkaku kryesor që ka sjellë konfliktin i cili përfundoi me vrasjen e Madrit Ulqinakut, sipas dëshmisë. Atë mbrëmje Herioni ishte takuar me Madridin dhe kishin pirë kafe së bashku në lokal, që ndodhet në bulevardin e qytetit.

“Jemi ngritur nga kafja rreth orës 21:00 dhe kemi qenë duke ecur në këmbë në trotuarin e bulevardit, me drejtim për nga stadiumi. Në një moment të caktuar ora kishte kaluar 21:30 përballë nesh ishin duke ecur tre djem, ku njëri prej tyre filloj të ngacmojë pa asnjë motiv shokun tim Madritin, dhe konkretisht me fjalët “…m’bane pis, më pengove…” dhe filluan të ofendoheshin mes njeri-tjetrit, dhe se ky person quhet Klaudjan Sallufi. Personi tjetër që shoqërohej me Klaudjanin, menjëherë ka nxjerrë një pistoletë, e mbushi, dhe në një distancë shumë të afërt ka shtënë një herë në drejtim të Madridit i cili menjëherë është shtrirë në tokë…” – ka dëshmuar shoku i viktimës.

Për vrasjen e ndodhur në lagjen “Kongresi”, Elbasan është i arrestuar  Eiden Dimo, ndërsa është shpallur në kërkim Klaudjan Sallufi, 33 vjeç dhe Horgito Peqini, 18 vjeç. Horgito Peqini akuzohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të Madrid Ulqinakut, i cili ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

 

Etiketa: ElbasanfjalegojepisSherrishokuUlqinakutVrasja

Lajme të lidhura

Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë
Aktualitet

Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

20:20 - 15/11/26
“Nuk ka dialog, Rama nuk e meriton”/ Studentja: Politika dhe pushteti i tij na ka larguar nga BE-ja
Aktualitet

“Nuk ka dialog, Rama nuk e meriton”/ Studentja: Politika dhe pushteti i tij na ka larguar nga BE-ja

19:49 - 15/11/26
Protesta para Kryeministrisë/ Qytetarja: Shteti bashkëpunon me mafian, kërkojmë dorëheqjen e Ramës
Aktualitet

Protesta para Kryeministrisë/ Qytetarja: Shteti bashkëpunon me mafian, kërkojmë dorëheqjen e Ramës

19:26 - 15/11/26
Para
“Ku je mor daj”, SMS-të që zbuluan kanabisit me postë nga Anglia, merret vendim për dy 18-vjeçarët

“Ku je mor daj”, SMS-të që zbuluan kanabisit me postë nga Anglia, merret vendim për dy 18-vjeçarët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gëlltiti drogën për t’i shpëtuar arrestimit në Maltë, 40-vjeçari shqiptar në gjendje kritike për jetën
Aktualitet

Gëlltiti drogën për t’i shpëtuar arrestimit në Maltë, 40-vjeçari shqiptar në gjendje kritike për jetën

21:41 - 15/11/26

Një 40-vjeçar shqiptar ndodhet në gjendje kritike në Maltë, pasi dyshohet se gëlltiti një sasi lënde narkotike në përpjekje për...

Lexo më shumë
Maran: Kemi krijuar diçka të bukur, tani duam Europianin

Maran: Kemi krijuar diçka të bukur, tani duam Europianin

21:04 - 15/11/26
Zbulohen dy raste kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara

Zbulohen dy raste kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara

20:48 - 15/11/26
Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

20:20 - 15/11/26
Mision i kryer, Shqipëria mposht Bjellorusinë dhe e mbyll në krye të grupit

Mision i kryer, Shqipëria mposht Bjellorusinë dhe e mbyll në krye të grupit

19:59 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com