GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Vrasja në Ferizaj/ Reagon Prokuroria: Dinamika e krimit në parkingun e lokalit të dasmave, u rrezikuan edhe të tjerët

në Breaking Views, Kosovë & Rajon, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja në Ferizaj/ Reagon Prokuroria: Dinamika e krimit në parkingun e lokalit të dasmave, u rrezikuan edhe të tjerët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Ferizajt njofton se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarve Festim Ramadani dhe J.M për rastin e vrasjës së Sabri Sabriut në fshatin Bibaj të komunës së Ferizajt.

Sipas prokurorisë, polici F.R., për motive të ulëta ka shtënë në drejtim të viktimës.

Ndërsa, i pandehuri J.M., në dorë ka mbajtur në mjet të fortë (teshlicë) dhe është vërsulur në drejtim të të ndjerit.

Njoftimi i plotë i prokurorisë:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarve F.R., dhe J.M., për rastin e vrasjës së rëndë në fshatin Bibaj të komunës së Ferizajt.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 16.08.2024, rreth orës 19:26, në hyrje të parkingut të sallës së dasmave “Fan Palace”, në rrugën “Engjëll Zefi”, në fshatin Bibaj, komuna Ferizaj, i pandehuri F.R., për motive të ulëta me dashje që ta privojnë nga jeta sapo vërejnë të ndjerin se hynë në parkingun e lartëcekur, të pandehurit secili me automjete të veta ndalën në vendin e ngjarjes, ku i pandehuri J.M., në dorë ka mbajtur në mjet të fortë (teshlicë) dhe është vërsulur në drejtim të ndjerit, kurse i pandehuri F.R.,  me armën zyrtare automatike shtënë disa herë në të ndjerin S.S., dhe me atë rast vënë në rrezik edhe personat tjerë të cilët kanë qenë së bashku me të ndjerin, për pasojë i ndjeri ndërron jetë në vendin e ngjarjes, me çka në bashkëkryerje kryen veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 dhe 1.8 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërkohë, Inspektorati Policor i Kosovës (IPK)  ka njoftuar mbrëmë se i dyshuar për këtë vrasje është një zyrtar policor i cili në momentin e vrasjes ka qenë jashtë detyrës.

“Bazuar në informacionet fillestare dyshohet se zyrtari policor i dyshuar në këtë rast  kishte shkuar në këtë lokacion dhe ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës i cili si pasojë e lëndimeve të pësuara ka ndërruar jetë. I dyshuari në këtë rast (zyrtari policor) pas kryerjes së veprës penale  është vet-dorëzuar në Stacionin Policor të Ferizajt ku edhe ka dorëzuar armën zyrtare e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast”, njofton IPK

gijotina.com/

Etiketa: FerizajKryesore1Vrasje

Lajme të lidhura

Mashtronin të huajt përmes platformave online, 4 të arrestuar dhe në kërkim pronari (Emrat)
Aktualitet

Mashtronin të huajt përmes platformave online, 4 të arrestuar dhe në kërkim pronari (Emrat)

09:17 - 30/09/26
Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur
Aktualitet

Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur

09:02 - 30/09/26
Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri
Aktualitet

Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri

08:45 - 30/09/26
Para
Pasi fitoi lirinë, Noizy rikthehet me koncertin “Most Wanted”

Pasi fitoi lirinë, Noizy rikthehet me koncertin “Most Wanted”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mashtronin të huajt përmes platformave online, 4 të arrestuar dhe në kërkim pronari (Emrat)
Aktualitet

Mashtronin të huajt përmes platformave online, 4 të arrestuar dhe në kërkim pronari (Emrat)

09:17 - 30/09/26

Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona, të cilët përmes platformave online mashtronin qytetarë nga vende të ndryshme të Bashkimit...

Lexo më shumë
Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur

Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur

09:02 - 30/09/26
Presidenti Duka pas fitores me San Marinon: Një rrugëtim i nisur si duhet, sytë dhe mendjen te Finlanda

Presidenti Duka pas fitores me San Marinon: Një rrugëtim i nisur si duhet, sytë dhe mendjen te Finlanda

08:50 - 30/09/26
Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri

Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri

08:45 - 30/09/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 30 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:13 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com