GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja në Fier, Duma i kthehet Ramës: Të sëmurët mendorë nuk shërohen me gjyqe

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja në Fier, Duma i kthehet Ramës: Të sëmurët mendorë nuk shërohen me gjyqe
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e PD, Grida Duma, ka reaguar sot ne lidhje me ngjarjen në Fier, ku u vra në mënyrë makabre një 8-vjeçar. Përmes një postimi në Facebook, ajo shkruan se kjo ngjarje tregon realitetin shqiptar që dhemb, por që po e shohim gjithmonë e më shumë. Sipas Dumës, reagimet e qeverisë tani pasi ndodhi kjo tragjedi janë të pavlera, madje ajo shprehet se çdo lloj vendimi që do të merret tani nuk shërben, madje as nuk ndihmon pasi dihet me kohë që autori vuante nga problemet mendore dhe zgjidhja më e mira do ishte trajnimi i tij mendor. Këtu ajo tregon se, qeveria nuk ka aftësi të marrë nën trajtim këta persona, pasi sistemi dhe institucionet në vend nuk funksionojnë si duhet.

“Rasti i Fierit dhemb, dhemb si nënë, si politikane, si pjesë e shoqërisë. E nuk e kam aspak për fenomenin, ai lind me ne, fenomenet ne njerëzit i prodhojmë, po përgjegjësia institucionale ku është?? Çfarë do ndodhë me këtë njeri që  mori jetën e një fëmije nga paaftësia mendor , tashmë  e ditur nga i gjithë komuniteti , shoqëruar  edhe me dokument mjekësor… Çfarë do të ndodhë? Do gjykohet nga drejtësia si i paaftë mendorë??? Po këtë e dinin, e dinin të  gjithë… përse  duhet të merrte një  jetë e më pas të merrte vlerë raporti i tij mjekësor.. si duhet ti trajtojnë institucionet këta  persona?  Në botë u hoq dënimi  me vdekje sepse funksionon institucionalizimi i personave që vuajnë me shëndetin mendorë, po këtu në vendin  tonë çfarë  funksionon? Cili nga sistemet? Ai parandaluesi? Trajtuesi? Apo gjykuesi”, shkruan ajo.

Sakaq, Duma ironizon Ramë duke thënë se ka vënë në fuqi një drejtësi të sëmurë mendore. Sipas saj, në Shqipëri vetë sistemi është si sëmurë dhe në vend që të jap zgjidhje i degradon çështjet më shumë.  “Rama sot foli për vetting e drejtësi. Jo jo, të sëmurët  mendorë nuk shërohen me gjyqe as parandalohen  me seanca.  Ai individ dhe shumë të tjerë që  enden rrugëve e jetojnë mes njerëzish normalë po nuk janë normalë duhet ti njekë e ti identifikojë shërbimi i shëndetit mendor. Kjo qeveri ka një qasje të sëmurë me vetë qeverisjen. Të qeverisësh , nuk është të kesh metra katrorë shkollash apo metra katrore qendrash shëndetësore  dhe pa asnjë mjet shërbimi.  Të qeverisësh, është të investosh në njerëz në punonjës sociale në psikologë  në psikiatër në qendra të ofrimit të shërbimeve direket  që diagnostikojnë e ndjekin në vazhdimësi gjendjen e njerëzve në varfëri e trauma që mund të kthehen në rrezik në përditshmëri”, tha Duma, duke bërë thirrje që të vihen në dispozicion si duhet institucionet e drejtësisë.

Etiketa: Grida DumaVrasja

Lajme të lidhura

Goditje për qeverinë britanike, bllokohet deportimi i shqiptarëve në vendlindje
Aktualitet

Goditje për qeverinë britanike, bllokohet deportimi i shqiptarëve në vendlindje

10:39 - 22/08/26
Centralizim i pushtetit”? Kritikët vënë në pikëpyetje planin e qeverisë me hartën e bashkive
Aktualitet

Centralizim i pushtetit”? Kritikët vënë në pikëpyetje planin e qeverisë me hartën e bashkive

09:59 - 22/08/26
Qytetari në protestë: Janë ditët e shpresës që do sjellin zgjidhje, do krijohet “Shqipëria e re”
Aktualitet

84 ditë revoltë! Shqiptarët nuk heqin dorë deri në largimin e qeverisë: Shqipëria kërkon revolucion

09:43 - 22/08/26
Para
FOTO+VIDEO, zbulohet pse Alves u prezantua me shapka me gisht te Barcelona

FOTO+VIDEO, zbulohet pse Alves u prezantua me shapka me gisht te Barcelona

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 22 Gusht 2026

10:43 - 22/08/26

Dashi Do jeni ne humor shume te mire gjate gjithë kësaj dite dhe do bëni çdo gjë për ta mbajtur...

Lexo më shumë
Goditje për qeverinë britanike, bllokohet deportimi i shqiptarëve në vendlindje

Goditje për qeverinë britanike, bllokohet deportimi i shqiptarëve në vendlindje

10:39 - 22/08/26
Centralizim i pushtetit”? Kritikët vënë në pikëpyetje planin e qeverisë me hartën e bashkive

Centralizim i pushtetit”? Kritikët vënë në pikëpyetje planin e qeverisë me hartën e bashkive

09:59 - 22/08/26
Qytetari në protestë: Janë ditët e shpresës që do sjellin zgjidhje, do krijohet “Shqipëria e re”

84 ditë revoltë! Shqiptarët nuk heqin dorë deri në largimin e qeverisë: Shqipëria kërkon revolucion

09:43 - 22/08/26
Zjarret në vend/ 8 vatra janë ende aktive, si paraqitet situata dhe ku janë zonat më problematike

Zjarr gjatë natës në Cërrik, flakët i afrohen magazinës me bombol gazi

09:29 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com