GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja në Fier, “Shqiponjat” shoqërojnë Ben Qimen, një vit më parë viktima e rrahu në mes të Fierit

në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja në Fier, “Shqiponjat” shoqërojnë Ben Qimen, një vit më parë viktima e rrahu në mes të Fierit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me urdhër nga Tirana, blutë e Fierit janë ngritur në këmbë për kapjen e autorëve që vranë “kosovarin” që jetonte në jug të Shqipërisë. Arben Isufaj, i njohur dhe me nofkën Ben Qimja, është një nga personat e shoqëruar nga Policia e Fierit për ekzekutimin dy ditë më parë të Demir (Dem) Backës në mes të qytetit.

Mësohet se paraditen e djeshme zëvendës drejtori i policisë së Qarkut Fier së bashku me një trupë policore “Shqiponja”, kanë ushtruar kontroll në zonën që në Fier njihet si “15 katëshi”, ku jeton Arben Isufaj. Ky i fundit është shoqëruar në Polici për të dhënë dëshminë e tij për ngjarjen.

Nga ekzaminimi mjeko-ligjor i trupit të viktimës ka rezultuar se ai është qëlluar me 18 plumba. Tre plumba ne zonën e qafës dhe kokës dhe rreth 15 të tjerë në kraharor. Atentati është kryer nga një grup qitësish profesionistë që besohet shumë se kanë ardhur nga qyteti i Vlorës.  Deri në këtë fazë ku ndodhen hetimet, një ndër autorët e dyshuar është dhe Ben Qimja, për shkak të një konflikti të hapur që ka pasur me Dem Backën.

Ky i fundit ka qenë dhe shkaku i sherrit mes “dy të fortëve të Fierit”, pasi nga përndjekur dhe përplasur me makinë mbesën e Dem Backës. Raportohet se një vit e gjysmë më patë viktima Demir Backa ka rrahur në lokalin e tij “Piazza” në mes të qytetit të Fierit Ben Qimen dhe djalin e tij.  Kur ata kanë shkuar për t’u sqaruar në lokal, Dem Backa i ka rrahur të dy, Ben Qimen dhe djalin e tij.

Një tjetër pistë që Policia po heton është dhe veprimtaria tregtare e kompanisë “Godolla 2013”, e themeluar nga Backa në vitin 2013, me aktivitet blegtoral në lagunës e Lushnjës. Në këtë zonë janë rreth 200 hektarë tokë e dhënë me koncesion dhe para disa kohësh ka pasur një konflikt mes personit që e ka marrë me koncesion A.P, dhe Demir Backës.

Gjithashtu një pistë verifikuese është dhe ajo e pronave, pasi Demir Backa merrej me procesin e kompesimit të pronave, duke vepruar me prokura të posaçme nga pronarët pretendentë të sipërfaqeve të tokave në zonën e Darzezës. Si rezultat i kësaj pune, viktima ka përfituar me anë të përqindjeve qindra hektarë tokë të pyllëzuar në Darëzezë dhe në këtë sipërfaqe janë prishur disa objekte të ndërtuara nga banorët.

Etiketa: Ben qimjaFierrrahjeViktimaVrasja

Lajme të lidhura

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet
Aktualitet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26
Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi
Aktualitet

Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

15:00 - 30/09/26
Këshilli Bashkiak i Cërrikut kundërshton bashkimin me Elbasanin dhe Belshin
Aktualitet

Këshilli Bashkiak i Cërrikut kundërshton bashkimin me Elbasanin dhe Belshin

14:42 - 30/09/26
Para
Tronditet Prishtina, plagoset me armë zjarri një person, autori “ia mbath”

Tronditet Prishtina, plagoset me armë zjarri një person, autori “ia mbath”

TË FUNDIT

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet
Aktualitet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26

Kriminaliteti me përfshirje të shtetasve të huaj zakonisht hyn në vëmendjen e publikut shqiptar përmes ngjarjeve që ndodhin jashtë kufijve,...

Lexo më shumë
Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

15:00 - 30/09/26
Këshilli Bashkiak i Cërrikut kundërshton bashkimin me Elbasanin dhe Belshin

Këshilli Bashkiak i Cërrikut kundërshton bashkimin me Elbasanin dhe Belshin

14:42 - 30/09/26
Dyshohet për lidhje me mafian shqiptare/ Autoritetet ekuadoriane nisin hetimin për ish-ministrin e Jashtëm

Dyshohet për lidhje me mafian shqiptare/ Autoritetet ekuadoriane nisin hetimin për ish-ministrin e Jashtëm

14:29 - 30/09/26
Veliaj “shkund” Bashkinë e Tiranës nga burgu, firmos ndryshimet e disa drejtuesve

Veliaj “shkund” Bashkinë e Tiranës nga burgu, firmos ndryshimet e disa drejtuesve

14:08 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com