GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja në Laç, djali i Xhelal Reçit, shok me një të dënuar të përjetshëm

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja në Laç, djali i Xhelal Reçit, shok me një të dënuar të përjetshëm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Janë zbardhur sot të tjera detaje rreth ekzekutimit të Xhelal Reçit, ish-efektivit që u ekzekutua këtë të hënë, 1 nëntor në Laç. Ngjarja e sotme dyshohet të këtë ardhur si pasojë e sherreve të djemve të tij, kryesisht Besnik Reçit. Mësohet se, rreth 3 vite më parë djemtë e tij dhe vetë Xhelali kanë qenë shënjestër e një atentati në hyrje të lokalit të tyre në Kurbin, por që kanë shpëtuar për mrekulli. Sipas burimeve, Sherri kishte nisur për motive banale dhe familja Reçi kishte bërë negocim me personat e përfshirë në sherr dhe gjërat ishin pajtuar mes tyre. Ndër të tjera , mësohet se Besnik Reçi ka qenë sërish shënjestër e një atentati vetëm disa kohë më parë, për shkak të një sherri me disa person që jetonin në fshatin periferik në Gjormë. Situata mes tyre asaj kohe ka agravuar deri në përdorimin e armëve të zjarrit.

Nga na tjetër, gazetarja Anila Hoxha ka treguar se djali i viktimës, shoqërohet me një të dënuar me burg përjetë, por që është në liri pas vendimit të Gjykatës së Krujës. “Për shtetasin Besnik Reçi ka të dhëna në rrugë operative se djali i Xhelal Reçit, Besnik Reçi shoqërohet me një shtetas që ishte i dënuar me burgim të përjetshëm, por Gjykata e Krujës i dha liri dhe ky është në liri”, tha Hoxha.

Ndërkohë, mësohet se prej gati dy vitesh, Besnik Reçi qarkullonte jo si normalisht në zonën e Kurbinit e kjo që pas atentatit të bujshëm në aksin Shëngjin-Shkodër. Madje ai ka tentuar të ndërtojë jetën e tij së fundmi në një vend të Bashkimit Europian pasi hesapet e të shkuarës nuk e linin të qetë. Dy persona e ndiqnin me një motoçikletë makinën me të cilën udhëtonte i riu me fëmijën dhe bashkëshorten e tij. Sherret e të birit dyshohet të jetë shkak kryesor i ekzekutimit të Xhelal Reçit, biznesmen i njohur në Kurbin.

Ndërsa në lidhje me këtë ngjarje, pastori Akil Pano tha se kjo është kronikë e një vdekje të paralajmëruar, ndërsa shtoi sikur duket se mëkati i bijve ndjek etërit. “Linja Lezhë-Laç-Fushë Krujë apo edhe Durrës është një linjë që na sjell rreth kësaj tryeze. Këtu disa javë më parë trajtuam jetën e djalit fatkeq që se dimë a u vra apo u vetëvra. Vrau punonjësin e policisë po se morëm vesh a u vra apo jo. Kronika është kronika e një vdekje të paralajmëruar. Më duket sikur mëkati i bijve ndjek etërit. Efekti shkak pasojë është i pashmagshëm. Ai arriti t’i ikte plumbit, por plumbi shkoi te personi i tij më i dashur, babai”, u shpreh pastroi Pano.

Ndërkohë vazhdojnë hetimet për të zbardhur më shumë detaje rreth ngjarjes dhe për të vënë para përgjegjsisë autorët e ngjarjes.

Lajme të lidhura

Berisha: Hyseni dhe Agasin e kuptuan që Rama i shiti dhe kanë filluar të flasin, Balluku e kërcënon me mesazhet
Aktualitet

Berisha: Hyseni dhe Agasin e kuptuan që Rama i shiti dhe kanë filluar të flasin, Balluku e kërcënon me mesazhet

10:58 - 05/10/26
A u takua me Edi Ramën në Rinas? Përgjigjet Berisha: Unë atij nuk denjoj t’i hedh as…
Aktualitet

A u takua me Edi Ramën në Rinas? Përgjigjet Berisha: Unë atij nuk denjoj t’i hedh as…

10:49 - 05/10/26
PD: Heqim mesataren nën 6,5 për gjimnazistët, çdo i ri të konkurrojë në shkollën e lartë
Aktualitet

Zhupa: Studentët nuk do të jenë më numra, ky do të jetë brezi që do të sjellë ndryshimin

10:05 - 05/10/26
Para
Shkruar nga Ismail Kadare, filmi “Gjirokastra” gati për publikun

Shkruar nga Ismail Kadare, filmi “Gjirokastra” gati për publikun

TË FUNDIT

Berisha: Hyseni dhe Agasin e kuptuan që Rama i shiti dhe kanë filluar të flasin, Balluku e kërcënon me mesazhet
Aktualitet

Berisha: Hyseni dhe Agasin e kuptuan që Rama i shiti dhe kanë filluar të flasin, Balluku e kërcënon me mesazhet

10:58 - 05/10/26

Lideri demokrat, Sali Berisha ka deklaruar se, sipas tij, ndryshimet ligjore të ndërmarra nga mazhoranca kanë një qëllim të drejtpërdrejtë:...

Lexo më shumë
A u takua me Edi Ramën në Rinas? Përgjigjet Berisha: Unë atij nuk denjoj t’i hedh as…

A u takua me Edi Ramën në Rinas? Përgjigjet Berisha: Unë atij nuk denjoj t’i hedh as…

10:49 - 05/10/26
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme, pas protestave masive miku i Ramës cakton datën

Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme, pas protestave masive miku i Ramës cakton datën

10:38 - 05/10/26
PD: Heqim mesataren nën 6,5 për gjimnazistët, çdo i ri të konkurrojë në shkollën e lartë

Zhupa: Studentët nuk do të jenë më numra, ky do të jetë brezi që do të sjellë ndryshimin

10:05 - 05/10/26
38% e familjeve në Shqipëri nuk janë në gjendje ekonomikisht të ngrohin shtëpitë e tyre

38% e familjeve në Shqipëri nuk janë në gjendje ekonomikisht të ngrohin shtëpitë e tyre

09:39 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com