GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja në Maliq, flet kunati i viktimës: Djali se di akoma që i ka vdekur i ati

12:30 - 09/08/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja në Maliq, flet kunati i viktimës: Djali se di akoma që i ka vdekur i ati
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zbardhen detaje të reja nga vrasja në Maliq që u shënua mbrëmjen e djeshme, ku dy bashkëfshatarë u konfliktuan me thika e për pasojë njeri prej tyre mbeti i vdekur dhe një tjetër i plagosur.

Konflikti rezultoi fatal për Nasti Sotirin, i cili u godit me thikë nga fqinji i tij.

Kunati i viktimës Gjergji Nasi, ka folur për mediat duke u shprehur se dy personat kishin kohë që ishin konfliktuar dhe nuk flisnin me njëri-tjetrin.

“Problemi i dy personave ka afro 6- 7 vite, por që atëherë nuk kanë pasur konflikte. Nuk kishin muhabet, secili shikonte punën e tij,” tha ai.

Por mbrëmjen e djeshme, viktima është sulmuar nga qentë e autorit dhe për tu vetëmbrojtur i ka goditur ato.

Menjëherë Velo Hazisllari (autori) iu afrua duke i thënë “Pse i godet qentë” dhe e goditi me thikë.

Djali i viktimës që po fuste bagëtitë në stallë nuk ishte prezent dhe nuk e pa si rrodhi ngjarja ndërsa i ato pas plagosjes e thirri për ndihmë.

“Ngjarjen e kemi mësuar nga televizori edhe jemi shqetësuar shumë. Jemi interesuar si ka ndodhur ky problem. Kunati im ishte me dhentë në kullotë, i solli në stallën e tij. Zotëria tjetër( i referohet autorit) kishte stallën tjetër. Qentë e zotërisë po e sulmonin dhe ky u mbrojt e ishte me djalin i cili futi dhentë brenda dje nuk arriti të shihte si vepruan dy personat. Autori ka ardhur direkt duke i thënë pse i godet qentë dhe direkt i ka futur thikën. Ky është muhabeti… dhe kunati ka thirrur djalin: Hajde me ndihmo se me vrau. Erdhi i biri e mori, e futi në makinë dhe e çoi në spital. Atje pastaj ndërroi jetë. Drejtësia të veprojë dhe autori të dënohet aq sa ka bërë fajin e tij, që ka vrarë një njeri. Pse? Për qentë! Të vritet njeriu për qentë ky është tmerr! Më vlerë paska qeni se njeriu!” u shpreh ai.

Ndërkohë trupi i të ndjerit është ende në morg ndërsa sipas dëshmisë së Sotirit, djali i cili po merret në pyetje ende, është ende i tronditur.

“Edhe djali është atje në hetuesi, po e pyesin. Gjendja e djalit shumë e tronditur. Ai ende nuk e di që i ka vdekur i ati, se ishte në gjendje shumë kritike,” tha ai.

Etiketa: detajeMaliqVrasje

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
Tifozët e “demaskojnë” Bernard Berishën pasi publikoi foton me liderin çeçen, vjen reagimi i lojtarit

Zyrtare, Bernard Berisha zgjat bashkëpunimin me klubin çeçen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com