GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja në Ndroq/ Emri i Julian Gjoshit në përgjimet e “Sky”, Altin Hajri i kërkoi ndihmë deputetit të PS që t’i lironte kunatin

10:43 - 02/12/24
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrasja në Ndroq/ Emri i Julian Gjoshit në përgjimet e “Sky”, Altin Hajri i kërkoi ndihmë deputetit të PS që t’i lironte kunatin

Në foto: Autori i dyshuar Julian Gjoshi (majtas) dhe viktima Alfred Dedja

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Emri i Julian Gjoshit, në kërkim për vrasjen e ndodhur të dielën në Ndroq, del edhe në hetimet e Prokurorisë së Posaçme për ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja.

Bëhet fjalë për një bisedë mes ish-ligjvënësit që akuzohet për shitje sekretesh hetimore dhe Altin Hajrit, pronarit të kompleksit “Golden” në Shijak. Ky i fundit në kërkim për organizimin, rrëmbimin dhe zhdukjen pa gjurmë të Jani Prengës, në janar 2020 në Kamëz, bashkë me persona të tjerë.

Sipas SPAK, Hajri komunikon me Çyrbjen në Janar 2021 dhe e vë në dijeni për arrestimin e kunatit të tij, Julian Gjoshi (i kapur me pistoletë ‘Bereta” më 19 Janar 2021 në Tiranë).

Autori i dyshuar Julian Gjoshi

Sipas përgjimeve në SKY ECC, ai i kërkon të ndërhyjë për ta liruar dhe paguante deri në 20 mijë euro, vetëm të prishej prova. Hajri rrëfen se i arrestuari ishte kunati i tij dhe se ishte kapur me pistoletë pa leje. Lirimi duhej bërë në seancën e masës së sigurisë, më 21 Janar 2021.

Vrasja

Julian Gjoshi dyshohet se ekzekutoi me armë zjarri të dielën pasdite (1 Dhjetor), në një lokal në Ndroq, Alfred Dedjan, 50 vjeç dhe më pas u arratis me një makinë “Benz ML” drejt Durrësit.

Vrasja ndodhi në orën 15:30 kur viktima ndodhej i ulur në lokal me një mikun e tij, njëherazi edhe familjar i pronarit të lokalit “Kështjella”, ku ndodhi krimi. Autori, dyshohet se pasi ka hyrë në lokal ka shkuar në tavolinën që ndodhej Alfref Dedja dhe e ka qëlluar menjëherë me armë, duke mos pasur asnjë diskutim mes tyre.

Lokali ku ndodhi krimi

Sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes, viktima është qëlluar disa herë me pistoletë, të cilën 27-vjeçari e ka pasur në xhepin e xhupit dhe nuk e ka nxjerrë për asnjë moment.

Alfred Dedja, ishte banor i zonës dhe në lokal ndodhej si klient. 50-vjeçari njihej edhe me pseudonimin “Daku” dhe jetonte mes Italisë e Shqipërisë. Ndërkohë, policia informoi se është vënë në ndjekje të 27-vjeçarit nga Shijaku, si autor i dyshuar, i cili mendohet se është larguar me një automjet tip “Benz ML”, me ngjyrë të zezë në drejtim të Durrësit.

Viktima Alfred Dedja
Viktima Alfred Dedja

Pista e parë për hetuesit është prishja e pazareve të drogës. Viktima dhe autori kishin njohje me njëri tjetrin. Alfred Dedja kishte punuar vite më parë edhe si menaxher i kompleksit ‘Golden’ në Shijak, pronë e Altin Hajrit, aty ku u dërgua pas rrëmbimit dhe më pas u zhduk Jan Prenga, në vitin 2020. Në këtë kompleks janë pamjet e fundit ku kamerat e sigurisë kanë kapur imazhet e trupit të Jan Prengës që nxirret nga një mjet Range Rover.

Vrasja ka ndodhur në një moment kur në lokal ka pasur dhe persona të tjerë. Policia ka shoqëruar për të marrë në pyetje dëshmitarët në lokal, por dhe punonjës si dhe të njohur dhe familjarë të autorit Julian Gjoshi. Një prej dëshmitarëve ka treguar se rreth dy orë para se të ndodhte vrasja, e ka parë Julianin në zonë dhe e ka përshëndetur. Grupi hetimor ka sekuestruar dhe kamerat e sigurisë.

Lexo edhe:

  • Vrasja në Ndroq, gjendet makina e autorit
  • Vrasja në Ndroq, Berisha: U ekzekutua dëshmitari i copëtimit të Jani Prengës
Etiketa: Altin HajriJulian GjoshiJyrgis ÇyrbjaKryesore1Sky ECCVrasje

Lajme të lidhura

Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën
Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Para
U aksidentua në Belsh, familja kërkon ndihmë për adoleshenten britanike që po lufton për jetën

U aksidentua në Belsh, familja kërkon ndihmë për adoleshenten britanike që po lufton për jetën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli
Uncategorized

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25

GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen në ngarkim te kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli. Kristjan Shkreli u mor...

Lexo më shumë
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com