GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja në Padova, arrestohen 2 shqiptarë duke u arratisur nga Italia/ Emrat+Detajet

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrasja në Padova, arrestohen 2 shqiptarë duke u arratisur nga Italia/ Emrat+Detajet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy të arrestuarit, Ilmi dhe Klinton Rakipaj, 24 dhe 19 vjeç, si të dyshuar për vrasjen e Albert Dedas në Padova (Itali) ngjarje e ndodhur të dielën, u kapën teksa po përpiqeshin të arratiseshin nga vendi fqinj drejt Shqipërisë.

Mediat italiane kanë zbardhur detaje të reja lidhur me krimin e ndodhur ku si pasojë e një përplasjeje me thika mes dy grupeve mbeti i vrarë 24-vjeçari Albert Deda dhe u plagosën dy të tjerë.

Të arrestuarit janë dy të rinj, 19 dhe 24 vjeç, që kishin planifikuar largimin nga Italia, ndoshta drejt Shqipërisë, në një tentativë për ti shpëtuar arrestimit.

Ata u ndaluan nga policia në autostradë në afërsi të Villesse. Mediat raportojnë se në duart e të arrestuarve ishin ende shenjat e përleshjeve me 3 shqiptarët e tjerë, njëri prej të cilëve mbeti i vrarë dhe 2 të tjerët të plagosur.

Sipas mediave italiane, 2 të rinjtë e dyshuar kishin ndërruar rrobat e grisura dhe të gjakosura dhe kishin veshur rroba të reja.

Disa prej rrobave dhe sendeve të reja kishin ende etiketën e çmimit, çka tregon se ato ose ishin vjedhur në dyqane ose ishin blerë në nxitim e sipër.

Ndërkohë, jo shumë larg vendit të krimit, policia po kërkon për thikën apo thikat e përdorura, pasi autorët i hodhën ato në një lum aty pranë për të fshehur gjurmët. Këto armë ende nuk janë gjetur.

Ajo që dihet deri më tani është se mes grupit të shqiptarëve ka patur një përleshje me thika. Plagët i morën jetën Albert Dedës 24 vjeç dhe 2 shqiptarë të tjerë mbetën të plagosur. Ata ndodhen në spital.

Shqiptarët e plagosur janë të moshës 26 dhe 28 vjeç.

Pas ngjarjeve dy të rinj ishin arratisur me një “Clio” të kuqe. Dyshimi është se ata kanë qenë autorët e ngjarjes. Mëngjesin e sotëm karabinierët po kërkojnë thikat me të cilat dyshohet se u plagosën tre personat: kërkimet janë fokusuar në bregun e lumit në via Gattamelata.

Cfare ndodhi

Gjithçka ka ndodhur pak para orës 14:00 të së dielës. Fillimisht një sherr, më pas banorët kanë dëgjuar thirrjet ” ambulanza”.

Një banor që nxitoi për të parë se çfarë po ndodhte, gjeti një burrë të shtrirë në dysheme duke vdekur në një pellg gjaku. Ai ishte 24-vjeçari që do të vdiste menjëherë pas kësaj: i rrëzuar për tokë dhe i palëvizshëm, ai e mbajti derën hapur me njërën këmbë.

Jo shumë larg, jashtë sallës së hyrjes, nën portikun e brendshëm, kërkonin ndihmë dy të plagosurit. Mbërritja e autoambulancës sanitare ka qenë e menjëhershme, më pas në vendngjarje kanë mbërritur edhe karabinierët. Sipas dëshmive të banorëve, duket se dy shokët e dhomës në katin e tretë janë kthyer në shtëpi, kanë futur diçka në një valixhe, kanë marrë çelësat e makinës dhe janë larguar.

Etiketa: detajetKryesore1padovaVrasja

Lajme të lidhura

“Sa më shumë heshtje, aq më shumë rezistencë!”/ Pankartat pikante në ditën e 48-të të protestës
Aktualitet

“Sa më shumë heshtje, aq më shumë rezistencë!”/ Pankartat pikante në ditën e 48-të të protestës

20:17 - 17/07/26
Itali/ Ktheu shtëpinë në laborator kokaine, 19-vjeçari shqiptar mburrej me jetën e luksit
Aktualitet

Itali/ Ktheu shtëpinë në laborator kokaine, 19-vjeçari shqiptar mburrej me jetën e luksit

18:24 - 17/07/26
Raporti i KE-së/ Shqipëria ngadalëson rritjen, industria dhe bujqësia japin sinjale dobësie
Aktualitet

Raporti i KE-së/ Shqipëria ngadalëson rritjen, industria dhe bujqësia japin sinjale dobësie

17:56 - 17/07/26
Para
Kotobelli optimist në prag të sezonit të ri: Këtë vit, Teuta do…

Kotobelli optimist në prag të sezonit të ri: Këtë vit, Teuta do...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta para Kryeministrisë, qytetarët: Jo negociata! Rama të japë dorëheqjen
Breaking Views

Protesta para Kryeministrisë, qytetarët: Jo negociata! Rama të japë dorëheqjen

20:21 - 17/07/26

Protesta qytetare kundër qeverisë dhe gjithë klasës politike shënon sot ditën e saj të 48-të. Edhe këtë pasdite, qytetarët u...

Lexo më shumë
“Sa më shumë heshtje, aq më shumë rezistencë!”/ Pankartat pikante në ditën e 48-të të protestës

“Sa më shumë heshtje, aq më shumë rezistencë!”/ Pankartat pikante në ditën e 48-të të protestës

20:17 - 17/07/26
Protestuesja merret nga policia para Kryeministrisë, e paqartë arsyeja e ndërhyrjes

Protestuesja merret nga policia para Kryeministrisë, e paqartë arsyeja e ndërhyrjes

20:09 - 17/07/26
Shpërbëhet parlamenti izraelit, më 27 tetor do zhvillohen zgjedhjet e reja

Shpërbëhet parlamenti izraelit, më 27 tetor do zhvillohen zgjedhjet e reja

19:55 - 17/07/26
Adriatik Zotkaj mbledh me fshesë 1.5 miliardë lekë/ Kush fshihet pas Bashkim Haxhiut dhe Patrik Caushit? Tenderi i pastrimit që mbulon lekët e pista qysh nga 2016

Adriatik Zotkaj mbledh me fshesë 1.5 miliardë lekë/ Kush fshihet pas Bashkim Haxhiut dhe Patrik Caushit? Tenderi i pastrimit që mbulon lekët e pista qysh nga 2016

19:44 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com