GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja në Pogradec, PD: Të shkarkohet dhe të ndiqet penalisht shefi i komisariatit

12:29 - 12/08/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja në Pogradec, PD: Të shkarkohet dhe të ndiqet penalisht shefi i komisariatit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dega e Partisë Demokratike të Pogradecit ka reaguar për ngjarjen ku mbeti i vrarë 42-vjeçari Egli Proga, pas dhunës nga 29-vjeçari Denis Meçe. Kreu i degës së PD-së së qytetit liqenor, Gentian Çela, ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të shefit të komisariatit, pasi sipas tij “tentoi të mbulojë krimin për qëllime politike”, si edhe ndjekjen penale të tij.

Kujtojmë se fillimisht u raportua që 42-vjeçari ndërroi jetë pasi u rrëzua në rrugë në gjendje të dehur.

Por pak orë më vonë policia e Pogradecit sqaroi se 42-vjeçari në Pogradec vdiq pas sherrit në lokal, ndërsa vuri në pranga autorin dhe 3 të tjerë.

Për këtë ngjarje drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullkau urdhëroi sot një inspektim në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.

Deklarata e kryetarit të PD Pogradec, Gentian Çela:

Pogradeci është tronditur nga vrasja e një 42-vjeçari, babai i dy fëmijëve të vegjël.

I ndjeri Egli Proga ndërroi jetë pas dhunës barbare të shkaktuar nga Denis Meçe, familjar i një drejtuesi të Partisë Socialiste, i njohur për bëmat në korrupsion dhe përfitues tenderash në Bashkinë e Pogradecit.

Deklarata e parë e dalë nga Komisariati i Policisë në Pogradec, fshihte vrasjen e ndodhur në zonën më të populluar të qytetit duke e raportuar si vdekje natyrale.

Falë reagimit, presionit qytetar dhe dëshmitarëve okularë,  ngjarja u raportua dhe autori u ndalua.

Partia Demokratike, se pari i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes se të vrarit.

Në emër të qytetarëve të Pogradecit ne kërkojmë shkarkimin e menjëhershëm të drejtuesit të komisariatit Elton Halili, ndjekjen penale të tij për fshehje të krimit. Institucioni i cili duhet të parandalojë dhe zbulojë veprat penale, nuk mund t’i mbulojë ato për qëllime politike.

Jeta e qytetarëve është më e shtrenjte se interesi i partisë.

Policia e narkoshtetit është sot qartësisht e nënshtruar nga dora e krimit të veshur me pushtet, që merr jetë njerëzish të pafajshëm.

Pogradeci ka nevojë për siguri dhe një polici që mbron qytetarët nga krimi edhe kur kryhet nga njerëzit e pushtetit.

Pogradeci ka nevojë për qetësi, pa banda të mbështetura dhe promovuara që nga kreu i qeverisë prej 3 mandatesh dhe deri të patronazhisti lokal.

Mandatet e qeverisë së Edi Ramës janë kthyer në mandata për njerëzit e thjeshtë dhe leje për të vrarë për njerëzit e pushtetit.

Kjo duhet të marrë fund!

O sot, o kurrë!

Etiketa: PDPogradecVrasje

Lajme të lidhura

Sot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë
Aktualitet

Sot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë

09:29 - 01/02/26
Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin
Aktualitet

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

09:26 - 01/02/26
Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani
Aktualitet

Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

09:18 - 01/02/26
Para
Tuneli i Llogarasë në SPAK, PD: U vodhën 30 milionë euro

Tuneli i Llogarasë në SPAK, PD: U vodhën 30 milionë euro

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë
Aktualitet

Sot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë

09:29 - 01/02/26

Sot në Gjykatën e Posaçme zhvillohet seanca për shqyrtimin e masës së sigurimit “arrest me burg” të caktuar ndaj kryebashkiakut...

Lexo më shumë
Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

09:26 - 01/02/26
Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

09:18 - 01/02/26
Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

09:08 - 01/02/26
Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat

Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat

08:47 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com