GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja në Pogradec për gjobëvënie/ Lihet në qeli autori

12:54 - 13/08/24
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrasja në Pogradec për gjobëvënie/ Lihet në qeli autori

Në foto autori Denis Meçe (viktima në sfond)

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Korçës ka lënë në burg Denis Meçen si i dyshuar për vrasjen e Egli Progës, ndërsa për 3 të arrestuarit e tjerë Voltan Shulku, Arian Manellari e Leonidha Guçe ka vendosur detyrim paraqitje. Këta të fundit akuzohen për moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, ndërsa Meçe për veprën penale vrasje nga pakujdesia.

Ka qenë prokuroria Vasjana Postol e cila pasi ka sqaruar gjithë dinamikën e ngjarjes me pasojë vdekjen e 42-vjeçarit Egli Proga, i ka kërkuar gjykatës lënien në burg të autorit Denis Meçe si dhe tre personave të tjerë të arrestuar.

Nisur nga provat paraprake të paraqitura nga akuza, gjykata ka marrë parasysh kërkesën e prokurores së çështjes për Denis Meçen, ndërkohë që për 3 personat e tjerë nuk ka bërë një gjë të tillë duke pranuar kërkesat e avokatëve për masën e sigurisë detyrim paraqitje.

Denis Meçe akuzohet për vrasje me dashje vetëm tre ditë më parë në qytetin e Pogradecit, pas një sherri që ka pasur në afërsi të një lokali me 42-vjeçarin Egli Proga.

Ngjarja për gjobëvënie

Sipas raportimeve mediatike, vrasja ka ndodhur pasi viktima ka refuzuar ti paguante një gjobë autorit Denis Meçe.

Sipas TCH: Ishte pasditja e 11 gushtit kur Egli Proga mbylli qepenin e lokalit të tij në Pogradec për herë të fundit dhe u drejtua për në shtëpi. Pak metra më tej, në afërsi të një lokali tjetër ishte Denis Meçe dhe e ftoi Eglin për një cigare. Ai i ka kërkuar xhiron ditore 42-vjeçarit si “gjobvënie”, por ky i fundit ka refuzuar.

Dëshmitarët okularë kanë treguar se në ato momente, Egli është shprehur se nuk mund t’i jepte xhiron ditore, pasi kishte për të mbajtur fëmijët e tij. Xhiroja ditore i kushtoi jetën Eglit, pasi u godit me grushte në anën e majtë të kokës nga Denis Meçe, goditje e cila ishte fatale. Ai ra në tokë dhe qëndroi i shtrirë për 30 minuta, tregojnë dëshmitarët nga vendi i ngjarjes, ndërsa aty pranë ishte edhe një efektiv policie. Familjarët kanë tentuar ta marrin 42-vjeçarin dhe ta dërgojnë në spital, por janë refuzuar dhe iu është thënë nga policia se ndihma mund të jepet vetëm nga persona të specializuar, por ambulanca erdhi me vonesë sipas tyre.

Dyshimet për manipulim të ngjarjes

Ngjarja tragjike është shoqëruar me akuza për manipulim të fakteve në favor të autorit.

Jonida Proga, motra e viktimës, tha para mediave se vëllai u dhunua dhe u la gjatë në rrugë në gjendje të rëndë, ndihma mjekësore u vonua ndërsa theksoi se “policia ka lëvizur shumë vonë” dhe se “jeta e vëllait mund të ishte shpëtuar me një ndërhyrje më të shpejtë mjekësore, gjë që u frenua nga veprimet policore”.

Avokati i Popullit ka nisur një verifikim të plotë mbi veprimet e organeve kompetente, i cili do të hedhë dritë mbi të gjitha aspektet e ngjarjes, përfshirë edhe pretendimet për moszbardhjen e drejtë të situatës.

Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Muhamet Rrumbullaku urdhëroi dje që të kryhet një inspektim lidhur me ngjarjen tragjike të Pogradecit në policinë e Korçës nga drejtoria e standardeve profesionale në policinë e shtetit.

Kryetari i Partisë Demokratike në Pogradec, Gentian Çela, deklaroi se “i ndjeri Egli Proga ndërroi jetë pas dhunës barbare të shkaktuar nga Denis Meçe, familjar i një drejtuesi të Partisë Socialiste, i njohur për bëmat në korrupsion dhe përfitues tenderash në Bashkinë e Pogradecit”.

Ai theksoi se policia e Pogradecit “për qëllime politike” u përpoq të “fshihte vrasjen e ndodhur në zonën më të populluar të qytetit duke e raportuar si vdekje natyrale”, si dhe kërkoi për këtë shkarkimin e drejtuesit vendor të policisë.

Eglantin Proga, baba i dy fëmijëve të mitur, njihej nga komuniteti si qytetar i rregullt e i qetë pa konflikte me persona problematikë.

Lexo edhe:

Motra e viktimës pas masave të sigurisë për vrasjen e Egli Progës: Janë lënë të lirë vrasës

Etiketa: Denis MeceKryesore1PogradecVrasje

Lajme të lidhura

Lushnje/ Pas parakalaimit të gabuar, fuoristrada përfundon mes barrierave ndarëse
Aktualitet

Lushnje/ Pas parakalaimit të gabuar, fuoristrada përfundon mes barrierave ndarëse

19:49 - 21/12/25
Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital
Aktualitet

Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital

19:36 - 21/12/25
Tentoi të zhdukte gjurmët digjitale, arrestohet për drogë shqiptari në Itali
Aktualitet

Tentoi të zhdukte gjurmët digjitale, arrestohet për drogë shqiptari në Itali

17:53 - 21/12/25
Para
Meterologia: Ja deri kur do të vijojë vala e të nxehtit

Meterologia: Ja deri kur do të vijojë vala e të nxehtit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish
Breaking Views

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish

20:05 - 21/12/25

Pas barazimit me Mainzin, Bayerni i Mynihut rikthehet te fitorja në kampionatin gjerman të futbollit. Skuadra kampione e Gjermanisë mposhti...

Lexo më shumë
Lushnje/ Pas parakalaimit të gabuar, fuoristrada përfundon mes barrierave ndarëse

Lushnje/ Pas parakalaimit të gabuar, fuoristrada përfundon mes barrierave ndarëse

19:49 - 21/12/25
Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital

Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital

19:36 - 21/12/25
Berisha: Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit

Berisha: Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit

19:09 - 21/12/25
Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë

Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë

18:01 - 21/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com