GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja në Pogradec, Unioni i Gazetarëve dënon gjuhën e kreut të Policisë: Deklaratat e Rrumbullakut, intimidim ndaj lirisë raportuese

22:16 - 14/08/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
MD planifikon skemën e amnistisë, Rrumbullaku kërkon ADN-në e të…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Unioini i Gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar në lidhje me deklaratat e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, i cili tha se disa gazetarë po baltosin instiucionin me vrasjen e 42-vjeçarit, Eglantin Proga.

Në reagimin deklaratën e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, thuhet se hetimet policore “për baltosje”, janë intimidim ndaj lirisë raportuese të gazetarëve .

“Ky deklarim i përforcuar reflekton shqetësimin tonë, si organizata më e madhe e gazetarëve në vend, për një deklarim intimidues ndaj së drejtës dhe lirisë vetëraportuese të çdo gazetari dhe mediave profesionale në vend. Hetimet e kësaj natyre, nëpër rrjete sociale apo blogjet mediatike, krijojnë qartazi një sipërmarrje policeske mbi raportimin plural në mediumet dhe hapësirat raportuese të gazetarëve të lirë”, thuhet në reagim.

Sipas UGSH, këmbëngulja raportuese e shumë mediave dhe kolegëve tanë, ndaj rastit të Pogradecit, i ka shërbyer rritjes së ndjeshmërisë qytetare dhe shfaqjes së ndërgjegjes reaguese ndaj dramës që i është shkaktuar familjes së një prindi që humbi jetën dhe la dy fëmijë e nënën e tyre, në mëshirë të fatit të paditur social e ekonomik.

“Intensiteti raportues i kolegëve tanë bëri të mundur të sillet në sy të publikut raporti i viktimës së pafajshme me një autor problematik të cilit ende nuk po ia paraqesin profilin institucionet zyrtare” thotë me tej Unioni i Gazetarëve.

Deklaratë e plotë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë

Hetimet policore “për baltosje” janë intimidim ndaj lirisë raportuese të gazetarëve

UGSH ka ndjekur me shqetësim dhe vëmendje maksimale akuzat, kritikat dhe sidomos denoncimet e gazetarëve në rastin e vdekjes së 42 vjeçarit Egli Proga, në qytetin e Pogradecit. Raportimet e ndryshme për ngjarjen dhe sidomos vdekjen tragjike të prindit me dy fëmijë të mitur, kanë ekspozuar qartë aspekte kritike të vonesës dhe praktikës informuese, por më së shumti të reagimit në realitetin tonë vendor.

UGSH vlerëson faktin që policia e Shtetit, prokuroria dhe gjykata vendore u detyruan prej raportimeve të gazetarëve dhe mediave të dalin në sqarime për informim publik duke pasur diferencë substanciale në vlerësimet dhe procedurat gjykuese ndaj rastit.

UGSH vëren se në praktikën e ndjekur qysh nga momenti i parë i ndodhisë kriminale, organet e rendit dhe kqyrjes së vendngjarjes, kanë dëshmuar ngadaltësi dhe vonesë informuese për mediat dhe veçanërisht për publikun.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit zoti Muhamet Rrumbullaku, në daljen publike para gazetarëve ditën e mërkurë datë 14 gusht 2024, ndër të tjera, atakoi të drejtën e reporterëve për të pasur burime të tyre informuese dhe për të ndjekur parimin e kryqëzimit të të dhënave për të vërtetën në shërbim të publikut, duke u vetëofruar si burim të besueshëm vetëm burimin e tij zyrtar.

Ndërkohë që titullari i Policisë së Shtetit deklaroi sfidueshëm se do të nisen hetime për gazetarët që ” baltosin” policinë.

Madje zoti Rrumbullaku pranoi para gazetarëve se ka dhënë urdhër që për rastin e Pogradecit: “Drejtoria e marrëdhënieve me median në policinë e shtetit dhe departamentet respektive që merren me ndjekjen penale po hulumtojnë rrjetet sociale dhe po përgatisin kallëzimin penal në lidhje me çdo individ dhe çdo rrjet social në raport me këtë disinformim të qëllimtë” .

Këtij urdhri i është bashkuar me mbëshetje edhe Kryeministri Edi Rama, me thirrjen,…”për të luftuar dizinformimin dhe keqinformimin e qëllimshëm të publikut…”

Ky deklarim i përforcuar reflekton shqetësimin tonë, si organizata më e madhe e gazetarëve në vend, për një deklarim intimidues ndaj së drejtës dhe lirisë vetëraportuese të çdo gazetari dhe mediave profesionale në vend. Hetimet e kësaj natyre, nëpër rrjete sociale apo blogjet mediatike, krijojnë qartazi një sipërmarrje policeske mbi raportimin plural në mediumet dhe hapësirat raportuese të gazetarëve të lirë.

UGSH vlerëson se këmbëngulja raportuese e shumë mediave dhe kolegëve tanë, ndaj rastit të Pogradecit, i ka shërbyer rritjes së ndjeshmërisë qytetare dhe shfaqjes së ndërgjegjes reaguese ndaj dramës që i është shkaktuar familjes së një prindi që humbi jetën dhe la dy fëmijë e nënën e tyre, në mëshirë të fatit të paditur social e ekonomik. Intensiteti raportues i kolegëve tanë bëri të mundur të sillet në sy të publikut raporti i viktimës së pafajshme me një autor problematik të cilit ende nuk po ia paraqesin profilin institucionet zyrtare.

Etiketa: Muhamed RrumbullakuPogradecPoliciaunioni i gazetareveVrasje

Lajme të lidhura

63-vjeçari ndërroi jetë pas ndërhyrjes, klinika Dental Helth: Kishte disa sëmundje shoqëruese, nuk i deklaroi
Aktualitet

63-vjeçari ndërroi jetë pas ndërhyrjes, klinika Dental Helth: Kishte disa sëmundje shoqëruese, nuk i deklaroi

15:28 - 24/05/25
Hetim i ri në Bashkinë e Tiranës/ Kontrolle në zyrat e dy drejtorëve, sekuestrohen 5 celularë e dokumente
Aktualitet

Hetim i ri në Bashkinë e Tiranës/ Kontrolle në zyrat e dy drejtorëve, sekuestrohen 5 celularë e dokumente

14:11 - 24/05/25
Aksident tragjik në rrugën Këlcyrë–Përmet: 71-vjeçari humb jetën, shoferi i dehur përfundon në pranga
Aktualitet

Aksident tragjik në rrugën Këlcyrë–Përmet: 71-vjeçari humb jetën, shoferi i dehur përfundon në pranga

14:10 - 24/05/25
Para
Vijon zjarri në Malin e Thatë, flakët favorizohen nga era

Vijon zjarri në Malin e Thatë, flakët favorizohen nga era

Discussion about this post

TË FUNDIT

Luhet ndeshja më e shtrenjtë në histori, mbyllet pjesa e parë! Sheffield Utd 45 minuta larg Premier League (video)
Sport

Luhet ndeshja më e shtrenjtë në histori, mbyllet pjesa e parë! Sheffield Utd 45 minuta larg Premier League (video)

16:59 - 24/05/25

E konsideruar si ndeshja më e shtrenjtë në historinë e futbollit, Sheffield Utd dhe Sunderland po përballen në “Wembley” në...

Lexo më shumë
Si u ndanë urgjencat kirugjikale mes spitaleve pa lajmëruar askënd!

Si u ndanë urgjencat kirugjikale mes spitaleve pa lajmëruar askënd!

16:55 - 24/05/25
FOTO/ PD kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në Kukës: Farsë elektorale

FOTO/ PD kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në Kukës: Farsë elektorale

16:26 - 24/05/25
“Shpërthen” keq Bardhi: Ma lini gruan, po m’çahet k*** edhe shkoj në burg!

“Shpërthen” keq Bardhi: Ma lini gruan, po m’çahet k*** edhe shkoj në burg!

16:09 - 24/05/25
63-vjeçari ndërroi jetë pas ndërhyrjes, klinika Dental Helth: Kishte disa sëmundje shoqëruese, nuk i deklaroi

63-vjeçari ndërroi jetë pas ndërhyrjes, klinika Dental Helth: Kishte disa sëmundje shoqëruese, nuk i deklaroi

15:28 - 24/05/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com