GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja në Shkodër, policia del me njoftim zyrtar. Ja si ndodhi krimi

08:46 - 20/10/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja në Shkodër, policia del me njoftim zyrtar. Ja si ndodhi krimi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zbardhet ngjarja e ndodhur mesditën e djeshme në fshatin Boks, ku në një kanal u gjet trupi i pajetë i shtetasit Musa Bajraktari.

Burime zyrtare nga policia e Shkodrës bënë me dije se nga hetimet rezultoi se 70-vjeçari ishte vrarë nga fqinji i tij, shtetasi Xhemal Zeqiri, për motive të dobëta.

Musa Bajraktari ishte goditur me sëpatë në kokë, plagë që i mori edhe jetën.

NJOFTIMI I POLICISE

Vihet në pranga fqinji i 70-vjeçarit, i cili nga hetimet e thelluara rezultoi se vrau këtë shtetas, me mjet prerës, pas një konflikti për motive të dobëta.

Sekuestrohet mjeti prerës (sakicë), me të cilin u krye vrasja.

Si rezultat i hetimeve të thelluara, të kryera menjëherë pas ngjarjes së ndodhur më datë 19.10.2023, në fshatin Boks, Shkodër, ku në një kanal u gjet trupi i pajetë i shtetasit M. B., 70 vjeç, banues në fshatin Kullaj, Shkodër, për të cilin paraprakisht u dyshua se e kishte humbur jetën, prej shkaqeve natyrale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe ata të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e qarkut, bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes, për të cilën u vu në pranga shtetasi:

 

 

-Xh. Z., 60 vjeç, banues në fshatin Kullaj, Shkodër, për veprën penale “Vrasja me dashje”.

Nga provat e siguruara dyshohet se 60-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (sakicë), në kokë, shtetasin M. B., i cili për shkak të goditjes, ka rënë në kanalin e fshatit Boks, ku u gjet i pajetë më pas. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (sakicë).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

Etiketa: Kryesore1vrasja ne Shkoder

Lajme të lidhura

Sërish probleme në aksin “e florinjtë” Qukës–Qafë Plloçë, rruga bllokohet pas rrëshqitjes së dherave dhe gurëve
Aktualitet

Sërish probleme në aksin “e florinjtë” Qukës–Qafë Plloçë, rruga bllokohet pas rrëshqitjes së dherave dhe gurëve

08:27 - 08/02/26
Lezhë/ Ndërprerje e energjisë elektrike, disa fshatra në errësirë që prej mbrëmjes
Aktualitet

Lezhë/ Ndërprerje e energjisë elektrike, disa fshatra në errësirë që prej mbrëmjes

08:19 - 08/02/26
I dehur në timon, arrestohet polici në Elbasan
Aktualitet

I dehur në timon, arrestohet polici në Elbasan

21:17 - 07/02/26
Para
“Rrugët tona të ndara prej kohësh”, Meloni i jep fund martesës…

"Rrugët tona të ndara prej kohësh", Meloni i jep fund martesës...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pezullimi i Ballukut/ Rama sulmon Kushtetuesen: Budallallëk botëror! Do vijojmë betejën
Breaking Views

Pezullimi i Ballukut/ Rama sulmon Kushtetuesen: Budallallëk botëror! Do vijojmë betejën

11:18 - 08/02/26

Pavarësisht vendimit të 8 gjyqtarëve të Kushtetueses, të cilët me barazi votash lanë në fuqi vendimin e GJKKO-së për pezullimin...

Lexo më shumë
Sërish probleme në aksin “e florinjtë” Qukës–Qafë Plloçë, rruga bllokohet pas rrëshqitjes së dherave dhe gurëve

Sërish probleme në aksin “e florinjtë” Qukës–Qafë Plloçë, rruga bllokohet pas rrëshqitjes së dherave dhe gurëve

08:27 - 08/02/26
Lezhë/ Ndërprerje e energjisë elektrike, disa fshatra në errësirë që prej mbrëmjes

Lezhë/ Ndërprerje e energjisë elektrike, disa fshatra në errësirë që prej mbrëmjes

08:19 - 08/02/26
Parashikimi i horoskopit për sot, e diel 8 shkurt 2026

Parashikimi i horoskopit për sot, e diel 8 shkurt 2026

07:45 - 08/02/26
Reshje shiu dhe shtrëngata, parashikimi i motit për sot

Reshje shiu dhe shtrëngata, parashikimi i motit për sot

07:31 - 08/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com