GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja në Shkozë, të afërmit e viktimës: Kunati e kërcënonte

15:25 - 10/04/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrasja në Shkozë, të afërmit e viktimës: Kunati e kërcënonte
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Djali i xhaxhait të Migena Sinanit ka deklaruar se ajo ka marrë kërcënime edhe më herët nga vëllai i burrit të saj, i cili i shkaktoi dhe vdekjen. Në një prononcim për Shqipëria Live, ai thotë se çifti shkonin mirë, por që kunati i kërcënonte shpesh. Fqinjët thonë gjithashtu se shkak mund të jenë bërë konfliktet mes vëllezërve.

Pjesë nga intervista:

Gazetarja: Si e morët vesh ngjarjen?

Kushëriri: Ne e morëm vesh nëpërmjet televizorit ngjarjen. Ngjarja sipas policisë ka ndodhur në 3 të mëngjesi. Unë jam djali i xhaxhait, dhe viktima ka qenë duke fjetur në gjumë, bashkë me vajzën 2-vjeçare që e ka pasur me gji. Personi ka hyrë direkt në dhomë, e ka vrarë. E ëma e personit ka dalë nga dhoma sepse ka dëgjuar krismat, ka parë djalin e vetë dhe i ka thënë që e vrava. Pastaj ka zbritur poshtë dhe ka bërë vetëvrasjen.

Gazetarja: Çifti shkonte mirë më thatë?

Kushëriri: Çifti shkonte jashtëzakonisht mirë, ata vinin shumë shpesh këtu, vajza shumicën e kohës, gruaja rinte këtu.  Kishin probleme vëllezërit me njëri-tjetrin, por si çift bashkëshortësh jashtëzakonisht mirë.

Gazetarja: Çfarë problemesh kishin konkretisht vëllezërit?

Kushëriri: Ky siç thonë, siç e dimë dhe ne ka qenë jo mirë mendërisht. Kjo më tepër s’di ç’të them.

Gazetarja: Ka kërcënuar dhe më herët?

Kushëriri: Po, ka kërcënuar sipas asaj që kemi marrë vesh.

Gazetarja: Keni pasur komunikim me dhëndrin?

Kushëriri: Me dhëndrin, po patjetër. Dhëndri ishte mbrëmë këtu, është fatkeqësi për të dhe për të gjithë.

Ndërsa në një intervistë me një fqinje të Migenës, ajo e quan atë një nuse dhe një grua tepër e mirë që çdokush do donte ta kishte.

Fqinja: Ishte një femër që çdokush do donte ta kishe, dëshirë ta kishte në familje, në shtëpi, ta kishte afër ose ta kishte shoqe. Por këta janë të sëmurë, i ati është nga diabeti, ka kaluar traumë, nuk e di dhe e ëma duke pasur kushte të vështira. Kurse i shoqi i viktimës, një njeri shumë i mirë, një njeri familjar, një njeri shumë punëtor dhe shumë i drejtë.

Gazetarja: Po agresorin si e njihni?

Fqinja: Ky që bëri krimin, shumë i mirë ka qenë, por ky ka qenë i sëmurë. Kohët e fundit ai nuk ka pirë ilaçe edhe ne po pësojmë traumë. Ai ka qenë në punë, këto 2-3 ditë nuk e di se sa kohë ka pa punë, dhe kushtet që janë të vështira, rrogat janë të vogla edhe ai ka pësuar traumë. Nuk e di se si ka ardhur, por këto jetonin bashkë. Nuk ka pirë ilaçet dhe ai ka kaluar në fazë.

Migena Sinani u vra rreth orës 04:00 të mëngjesit të 8 prillit teksa flinte me vajzën e saj vetëm dy vjeçe. Roland Sinani e qëlloi për vdekje në shtrat, ndërsa më pas doli në oborr dhe u vetëvra. 37-vjeçarja ishte nëna e dy fëmijëve të mitur, por djali në momentin që ndodhi krimi, po flinte me gjyshërit në dhomën tjetër. Bashkëshorti i 37-vjeçares punonte turn i tretë si taksist dhe në momentin që ndodhi ngjarja nuk ishte në banesë.

Etiketa: ShkozeVrasja

Lajme të lidhura

Gara për drejtuesin e Policisë së Shtetit, ja lista me 16 kandidatë, aplikojnë dhe 2 gra
Aktualitet

Gara për drejtuesin e Policisë së Shtetit, ja lista me 16 kandidatë, aplikojnë dhe 2 gra

16:54 - 12/03/26
(VIDEO) Konflikti për pronën në Klos/ Vajza publikon pamjet e dhunës, reagon policia
Aktualitet

(VIDEO) Konflikti për pronën në Klos/ Vajza publikon pamjet e dhunës, reagon policia

10:55 - 12/03/26
Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?
Aktualitet

Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?

19:19 - 11/03/26
Para
Pacolli: Kishim ndërmend të punësonim 150.000 veta, por plani jonë nuk u mor parasysh

Pacolli, thirrje qeverisë: Rrugët katastrofë, qeveria të veprojë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Federata motivon Poloninë para Shqipërisë, premio në rast kualifikimi
Breaking Views

Federata motivon Poloninë para Shqipërisë, premio në rast kualifikimi

17:44 - 12/03/26

Polonia pret Shqipërinë në 26 mars, në kuadër të gjysmëfinales së Play Off të Botërorit. Federata Polake ka vendosur që...

Lexo më shumë
Suedia: Hyrja në BE kërkon ndjekje penale të korrupsionit në nivelet më të larta

Suedia: Hyrja në BE kërkon ndjekje penale të korrupsionit në nivelet më të larta

17:26 - 12/03/26
‘Asnjë kalë Troje brenda BE’- Komisionerja e Zgjerimit të BE flet për vendet kandidate

‘Asnjë kalë Troje brenda BE’- Komisionerja e Zgjerimit të BE flet për vendet kandidate

17:08 - 12/03/26
Gara për drejtuesin e Policisë së Shtetit, ja lista me 16 kandidatë, aplikojnë dhe 2 gra

Gara për drejtuesin e Policisë së Shtetit, ja lista me 16 kandidatë, aplikojnë dhe 2 gra

16:54 - 12/03/26
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-presidentit, Ilir Meta për lirimin nga burgu

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-presidentit, Ilir Meta për lirimin nga burgu

16:17 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com