GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja në Sukth, ja dy pistat ku po heton policia. Detajet

16:48 - 27/09/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrasja në Sukth, ja dy pistat ku po heton policia. Detajet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fatjon Dervishi alias Toni Margen u ekzekutua me armë zjarri, pak para mesnatës së të martës në Sukth, teksa po drejtonte automjetin.

Viktima nuk ishte i vetëm në makinë, ndërsa si pasagjer ishte një miku i tij, me të cilin kishin qëndruar në një lokal, përpara se të ktheheshin në banesë.
Policia ka nisur hetimet lidhur me vrasjen, ndërsa janë disa pista ku oficerët e policisë janë përqëndruar.

Në njoftimin zyrtar të Policisë thuhet se janë shoqëruar 7 persona, të cilëve iu është marrë dëshmia, mes të cilëve edhe miku i viktimës që ndodhej me të në automjet, në momentin e atentatit.

“Ishim në një lokal me disa miq të zonës. Pas orës 12 të natës, kur po ktheheshim në shtëpi, aty ku po ndërtohen shinat e trenit, na qëlluan me breshëri automatiku.

Fatjoni mori disa plagë, kurse unë për fat të mirë nuk u lëndova. Menjëherë lajmërova njerëzit tanë dhe e çuam në spital, por fatkeqësisht vdiq, sepse kishte humbur shumë gjak.

Nuk arrita të dalloja kush qëlloi, pasi na kapën në befasi, vetëm kur u gjendëm në breshëri automatiku. Unë nuk kam konflikte me askënd dhe në dijeninë time as Fatjoni nuk kishte”, mësohet të thuhet në dëshminë e tij para oficerëve të policisë.

Grupi hetimor dyshon se autorët e kanë mbajtur nën survejim viktimën dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash me automatik, në momentin kur 37-vjeçari ka ngadalësuar shpejtësinë e automjetit për shkak të rrugës së amortizuar.

Dervishi, raportohet se jetonte në Holandë, atje ku autoritetet ligjzbatuese po e hetonin për çështje narkotikësh. Kjo të paktën sipas të dhënave të publikuara edhe nga Policia e Shtetit.

Ndërkohë sipas pohimeve të të afërme për mediat, 37-vjeçari jetonte në Gjermani dhe sapo ishte kthyer në Shqipëri. Mësohet se viktima ishte i martuar me një shtetase rumune, të cilës i kishte marrë edhe mbiemrin duke krijuar identitetin e ri Toni Margen. Ai kishte dy fëmijë.

Ndonëse viktima nuk ka precedentë të mëparshëm penalë, 2 vëllezërit dhe i ati i 37-vjeçarit janë emra të njohur nga policia. Njëri nga vëllezërit po vuan dënimin në një burg të Spanjës, pasi rezulton i përfshirë në tregti të lëndëve narkotike, ndërsa i ati, Ramazan Dervishi, është prangosur më herët për armëmbajtje pa leje.

Vëllai tjetër, Fatbardh Dervishi, me mbiemër të ndryshuar Doda, në janar të vitit 2022 ka plagosur me pistoletë një vajzë në një hotel në Durrës.
Prandaj 2 janë pistat kryesore në të cilat janë përqendruar hetimet. Njëra prej tyre është ajo e hakmarrjes, ndërsa tjetra ka të bëjë me aktivitetet e vetë viktimës.

Njoftimi nga Policia

Shërbimet e Policisë, në drejtimin e prokurorit, kanë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale, për rastin.

Konkretisht, deri më tani, në ambientet e Policisë, janë shoqëruar për t’u pyetur mbi rrethana të kësaj ngjarjeje, 7 shtetas (mes tyre shtetasi E. Sh., pasagjer në automjetin që drejtonte 37-vjeçari, në momentin e të shtënave), janë sekuestruar kamerat e sigurisë me pamje nga aksi rrugor “Maminas – Shijak – Sukth – Sallmone” (aksi që kishte ndjekur shtetasi T. D. (M.), janë ushtruar kontrolle banesash, janë këqyrur celularë, si dhe është bashkëpunuar me ZQK Interpol Tiranën, për të identifikuar lidhje shoqërore të viktimës apo shtetas me të cilët mund të ketë pasur konflikte, jashtë vendit. Gjithashtu, janë sekuestruar automjeti që drejtonte T. D. (M.) dhe 2 celularët e tij, dhe vijon ekzaminimi i hollësishëm i tyre.

Nga verifikimet e deritanishme të kryera në koordinim me homologët holandezë, ka rezultuar se shtetasi T. D. (M.) ka qenë hetuar në këtë shtet, për trafikim të lëndëve narkotike.

Materialet për këto veprime procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për kryerjen e hetimeve të mëtejshme, me qëllim zbardhjen e dinamikës së kësaj ngjarjeje, për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Etiketa: detajetKryesore1SukthVrasja

Lajme të lidhura

U dënua për lidhje me krimin dhe blerje votash, lirohet nga burgu ish-deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja
Aktualitet

U dënua për lidhje me krimin dhe blerje votash, lirohet nga burgu ish-deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja

10:00 - 21/02/26
Ish-zyrtari i AKSHI-t Daniel Shima jep 2 herë dëshmi në SPAK, rrëfimi është  klasifikuar si sekret
Aktualitet

Ish-zyrtari i AKSHI-t Daniel Shima jep 2 herë dëshmi në SPAK, rrëfimi është klasifikuar si sekret

09:29 - 21/02/26
Me plagë në kokë, policia e dhunon protestuesin në komisariat dhe refuzon ta dërgojë në spital
Aktualitet

Me plagë në kokë, policia e dhunon protestuesin në komisariat dhe refuzon ta dërgojë në spital

09:05 - 21/02/26
Para
Moska publikon intervistën me admiralin “e vdekur”

Moska publikon intervistën me admiralin “e vdekur”

Discussion about this post

TË FUNDIT

U dënua për lidhje me krimin dhe blerje votash, lirohet nga burgu ish-deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja
Aktualitet

U dënua për lidhje me krimin dhe blerje votash, lirohet nga burgu ish-deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja

10:00 - 21/02/26

Gjykata e Posaçme liroi nga qelia ish-deputetin e PS, Jurgis Çyrbja. Vendimi është marrë mëngjesin e sotëm, (21 shkurt) pasi...

Lexo më shumë
Vjosa Osmani pritet në takim nga sekretari amerikan, Marko Rubio: Diskutuam për forcimin e aleancës sonë

Vjosa Osmani pritet në takim nga sekretari amerikan, Marko Rubio: Diskutuam për forcimin e aleancës sonë

09:56 - 21/02/26
Ish-zyrtari i AKSHI-t Daniel Shima jep 2 herë dëshmi në SPAK, rrëfimi është  klasifikuar si sekret

Ish-zyrtari i AKSHI-t Daniel Shima jep 2 herë dëshmi në SPAK, rrëfimi është klasifikuar si sekret

09:29 - 21/02/26
Me plagë në kokë, policia e dhunon protestuesin në komisariat dhe refuzon ta dërgojë në spital

Me plagë në kokë, policia e dhunon protestuesin në komisariat dhe refuzon ta dërgojë në spital

09:05 - 21/02/26
Molotovë drejt Kryeministrisë, forcat e rendit kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës

Protesta e opozitës/ 52 të shoqëruar nga Policia, 17 persona të arrestuar dhe 35 nën hetim

09:03 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com