GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja pas sherrit për një vend parkimi, arrestohet i kërkuari. Si ndodhi krimi – Hetimet

në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja pas sherrit për një vend parkimi, arrestohet i kërkuari. Si ndodhi krimi – Hetimet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një tjetër person është arrestuar lidhur me ngjarjen e ndodhur gati një vit më parë në Shkodër, ku mbeti i vrarë me armë zjarri Valter Fjerza.

Policia njoftoi këtë të mërkurë se në pranga u vu Luçian Mëhilli. Për të, Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. 21-vjeçari, shtuan të njëjtat burime, akuzohet se në bashkëpunim me 2 vëllezërit e tij, të vënë në pranga nga Policia, ka vrarë shtetasin Valter Fjerza, 33 vjeç.

“Në lidhje me këtë rast, Policia ka vënë në pranga dhe shtetasin E.D. (Enton Dushaj), për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe po punon për kapjen e shtetasit A.M. (Aleksandër Mëhilli), të kërkuar për të njëjtat vepra penale. Pas ngjarjes, nga kontrollet në lokalin në afërsi të vendit ku u krye vrasja, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde narkotike cannabis sativa, në trajtë boçeje, që dyshohet se posedohej nga 5 shtetasit”, njofton më tej policia.

Vrasja

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga Gijotina, rreth orës 21.48 të 21 Shtatorit 2023,është marrë njoftim nga Salla e Drejtimit dhe Komanidimit në DVP Shkodër se në fshatin Hot i Ri, Njësia Administrative Rrethina, Bashkia Shkodër, është vrarë me armë zjarri shtetasi Valter Fjerza.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se më datë 21.09.2023, rreth orës 2 1.35, shtetasi Klevis Fjerza (vëllai i viktimës), i cili ndodhej nën shoqërinë e shtetasve Gjok Qukaj dhe Agostin PLugaj fillimisht ka debatuar për motive të dobëta (parkimi automjetesh) me shtetasit Klodjan Mëhilli, Paolo Mëhilli, Luçian Mëhill, Aleksandër Mëhilli dhe Enton Dushaj, ku shtetasi Klodjan Mëhilli në konflikt e sipër ka nxjerrë një armë zjarri pistoletë duke ia vendosur në gjoks shtetasit Klevis Fjerza. Në këtë moment kanë ndërhyrë shtetasit Gjok Qukaj dhe Agostin Lugaj duke bërë të mundur heqjen e armës Klodjan Mëhillit, armë të cilën e kanë hedhur diku rreth 60 metër larg vendi t të ngjarje, kjo me qëllim për të shmangur ndonjë pasojë më të rëndë.

Në lidhje me këtë konflikt ka marrë dijeni viktima Valter Fjerza i cili ndodhej në banesë (rreth 200 m larg nga vend i i ngjarjes), dhe menjëherë është nisur në drejtim të vendit të ngjarjes me një automjet. Ndërkohë që ai është afruar tek vend ngjarjes, shtetas i Klodjan Mëhilli ka marrë një armë të llojit automatik të cilin e kishte në një automjet të tipit fuoristradë dhe ka qëlluar në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi Valter Fjerza duke e lënë të vdekur në vend. Pas kësaj, shtetasit Klodjan, Aleksandër, Luçian, Paolo Mëhilli dhe Enton Dushaj janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Etiketa: Kryesore1Policia e ShkodresShkodërValter Fjerza

Lajme të lidhura

Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura
Aktualitet

Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

09:59 - 15/11/26
Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin
Aktualitet

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

09:38 - 15/11/26
Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon
Aktualitet

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

09:20 - 15/11/26
Para
Teliti: Treshja Rama-Veliaj-Balluku i ka shpallur luftë qytetarëve, koha t’i rrëzojmë

Teliti: Treshja Rama-Veliaj-Balluku i ka shpallur luftë qytetarëve, koha t’i rrëzojmë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate
Sport

Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate

10:17 - 15/11/26

Shqipëria luan sot një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij edicioni të Ligës së Kombeve. Në orën 18:00, kuqezinjtë...

Lexo më shumë
Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

09:59 - 15/11/26
Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

09:38 - 15/11/26
Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

09:20 - 15/11/26
Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

08:55 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com