GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja për pulat, arrestohet autori – Si ndodhi ngjarja

20:01 - 04/03/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Gripi i pulave/ Shoqata e konsumatorit: E kemi ngritur me kohë si problem, nuk na dëgjuan!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Kuçovës ka njoftuar se ka arrestuar 22-vjeçarin Bjorsi Shushari, i cili është protagonist i ngjarjes së ndodhur pas mesnatës së 25 shkurtit, ku dhunoi 54-vjeçarin Lefter (Krenar) Brisku, pasi e kapi në flagrancë duke vjedhur disa pula nga koteci i banesës së tij. Ky i fundit gjeti vdekjen sot në spital.

Ngjarja ka ndodhur në një banesë 2-katëshe në lagjen “11 Janari” të qytetit të Kuçovës, dhe i riu fillimisht u procedua në gjendje të lirë për dhunimin e hajduti, i cili në gjendje të dehur tentoi të largohej me një thes me pula të grabitur.

Por, paraditen e sotme Lefter Brisku ndërroi jetë në spitalin e “Traumës”, ku prej 1 jave gjendej në gjendje kome pas frakturave të rënda në kokë që pësoi pasi u godit nga 22-vjeçari.

Edhe pse vetë familja Shushari njoftoi policinë dhe ambulancën menjëherë pas ngjarjes dhe transportimi i 54-vjeçarit për në spital u bë në kohë, ai nuk mund t’ia hedhë paq nga plagët e marra.

Akuza

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kuçovë, bënë ndalimin e shtetasit B.Sh, 22 vjeç, banues në Kuçovë. Në datën 26.02.2023, gjatë natës në banesën e tij është futur për të vjedhur, shtetasi L.B, i cili u konstatua nga pronari i shtëpisë, shtetasi B.Sh, me të cilin më pas u konfliktuan. Gjatë konfliktit mbeti i dëmtuar shtetasi L.B, i cili ndodhej në spital për ndihmë mjeksore, por si pasojë e dëmtimeve të marra ndërroi jetë në spital sot më datë 04.03.2023”, njofton policia.

Bjorsi Shushari, i cili sipas fqinjve është student në Tiranë dhe fundjavën e shkuar gjendej pranë familjes në Kuçovë tashmë akuzohet për veprën penale “Vrasja e kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme“.

Ndërkohë, familja Brisku në lagjen “11 Janari” në Kuçovë ka hapur pasditen e sotme dyert e mortit, në pritje të trupit të viktimës.

Familjarët e viktimës kërkojnë drejtësi dhe shprehen se 52-vjeçari u masakrua në mënyrë barbare nga i riu për dy pula.

Vëllai i viktimës, Shyqo Brisku  ka folur për mediat dhe i ka bërë apel shtetit të vërë para drejtësisë 22-vjeçarin. Sipas tij, kishte edhe mënyra të tjera për ta neutralizuar atë gjatë grabitjes dhe më pas për të njoftuar policinë, por Shushari e ka dhunuar barbarisht.

“Nëse vëllai kishte shkuar për të vjedhur ata duhet të njoftonin policinë kur e panë në oborr dhe jo ta masakronin për vdekje. Vëllai im ka dalë atë natë nga shtëpia i dehur dhe në atë gjendje që ndodhej ishte shumë e thjeshtë që një 20-vjeçar ta neutralizonte e të thërriste policinë por jo ta masakronte për vdekje. Lajmin e morëm vesh nga mediat sepse policia nuk na njoftoi, as në Spitalin Ushtarak se pamë dot derisa vdiq, vetëm nusja mundi të hyjë brenda, por vëllai nuk reagoi asnjëherë. Ne kërkojmë drejtësi për vëllain tonë, që la jetim djalin e vetëm 16-vjeç”, është shprehur vëllai i 52-vjeçarit.

Etiketa: Kryesore1pulatVrasja

Lajme të lidhura

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit
Aktualitet

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali
Aktualitet

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet
Aktualitet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Para
Emigracioni në BE, vendet që dhanë më shumë shtetësi gjatë 2021

Emigracioni në BE, vendet që dhanë më shumë shtetësi gjatë 2021

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit
Aktualitet

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26

Pas emërimit të Skënder Hitës në krye të Policisë së Shtetit, vendi i tij në Fier është zëvendësuar nga Oliger...

Lexo më shumë
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

07:51 - 02/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com