GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasje me thikë në Divjakë, kush janë autori dhe viktima – Dyshimet

09:37 - 20/08/25
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 1 min
A A
Vrasje me thikë në Divjakë, kush janë autori dhe viktima – Dyshimet

Viktima Besmir Kumria

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Kryekuq të Divjakës, ku 32-vjeçari Besmir Kumria është vrarë me thikë në orët e para të mëngjesit. Pas disa orësh kërkimesh, Policia e Fierit ka arritur të identifikojë dhe të vërë në pranga autorin e dyshuar, 25-vjeçarin Xhesion Toromani.

Ngjarja ndodhi në një lokal, ku viktima ndodhej në shoqëri me miqtë e tij. Sipas dëshmitarëve, autori mbërriti me makinë, u fut në lokal dhe shkoi drejt e në tavolinën ku po qëndronte Kumria. Pa thënë asnjë fjalë, e ka qëlluar disa herë me thikë, duke e lënë të pajetë në vend.

Menjëherë pas krimit, autori u largua me shpejtësi. Dëshmitarët deklaruan se nuk e njihnin autorin dhe se ai nuk ishte banor i zonës. Policia konfirmoi se në lokal dhe në zonën përreth nuk kishte kamera sigurie, gjë që e bëri më të vështirë identifikimin e menjëhershëm të autorit.

Lokali ku ndodhi krimi

Nga hetimet paraprake, policia dyshon se shkak i vrasjes është një konflikt i vazhdueshëm mes dy familjeve për një kanal vaditës në fshat. Pasi u kap, Toromani u dërgua në drejtorinë e policisë, ku ndaj tij rëndojnë akuzat për “Vrasje me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Një detaj i dhimbshëm i kësaj tragjedie është se viktima, Besmir Kumria, punonte në Himarë gjatë sezonit veror dhe ishte kthyer në fshatin e tij vetëm për të përcjellë bashkëshorten, e cila do të nisej drejt Gjermanisë pasi kishte siguruar një punë si infermiere. Trupi i viktimës është dërguar në morgun e qytetit të Lushnjës.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët
Aktualitet

Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët

22:17 - 23/02/26
Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike
Aktualitet

Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike

21:10 - 23/02/26
Zjarr i fuqishëm në Lungomare, lokali shkrumbohet – rrezik për pallatet përreth
Aktualitet

Zjarr i fuqishëm në Lungomare, lokali shkrumbohet – rrezik për pallatet përreth

20:10 - 23/02/26
Para
Kur fëmijët bëhen vrasës të prindërve! Ngjarja në Fier, ripërsëritje e skenarëve të krimeve në familje, rastet që tronditën vendin tonë

Plagoset me thikë 50-vjeçari në Laç, arrestohet autori 33-vjeçar

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës
Ekonomi & Sociale

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës

23:17 - 23/02/26

Inxhinieri me përvojë, Xhevair Ngjeqari, i ftuar nw “Studio 24”, e sheh problemin e krijuar me rrugët në aksin e...

Lexo më shumë
E pohoi Kryeprokurori Braho: Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses

E pohoi Kryeprokurori Braho: Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses

22:38 - 23/02/26
Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët

Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët

22:17 - 23/02/26
Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike

Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike

21:10 - 23/02/26
Transferimi/ Egnatia finalizon detajet e shitjes së futbollistit

Transferimi/ Egnatia finalizon detajet e shitjes së futbollistit

20:19 - 23/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com