GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Do të kryenin vrasje, por i tradhtoi motori i vjedhur, zbardhen emrat e 3 të arrestuarve

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Do të kryenin vrasje, por i tradhtoi motori i vjedhur, zbardhen emrat e 3 të arrestuarve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy persona lëviznin me një motor të vjedhur në Suedi, të pajisur me armë dhe skafandra, ndërsa një i tretë dyshohet se kishte marrë përsipër largimin e tyre pas krimit. Policia e Lezhës arrestoi tre të dyshuarit dhe sekuestroi tri pistoleta, municion luftarak dhe dy mjete…

Një vrasje e planifikuar në Lezhë është parandaluar nga Policia, e cila ka arrestuar tre persona gjatë operacionit të koduar “Detajet”. Të arrestuarit janë Elden Tarja, 25 vjeç, banues në Barbullush, Kristian Ymeri (Shkambi), 34 vjeç, banues në Kamzë, dhe Vinçesk Piroli, 38 vjeç, banues në Kurbin.

Sipas Policisë, dy prej të dyshuarve lëviznin të armatosur dhe me skafandra në rrugën e vjetër “Pllanë-Lezhë”, duke përdorur një motomjet që rezultoi i vjedhur në Suedi. Personi i tretë dyshohet se kishte rolin e bashkëpunëtorit, i cili do të siguronte largimin e tyre me automjet pas kryerjes së vrasjes.

Operacioni nisi pas informacioneve që morën specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Policinë e Lezhës për lëvizjet e dyshimta të dy personave me skafandra. Në bashkëpunim me Policinë e Shkodrës, efektivët organizuan kontrolle dhe patrullime në zonën e Lezhës dhe në drejtim të Shkodrës.

Në aksin rrugor “Gjadër-Barbullush”, policia ndaloi një automjet tip “Volkswagen”, në të cilin udhëtonin tre të dyshuarit. Sipas hetimeve paraprake, ata kishin planifikuar ta përdornin këtë automjet për t’u larguar nga vendi ku dyshohet se do të kryenin vrasjen.

Gjatë kontrolleve fizike, në motomjet, në banesën e Elden Tarjës dhe në ambientet përreth saj, policia gjeti dhe sekuestroi tri pistoleta me krehra e fishekë, municion luftarak, automjetin “Volkswagen” dhe motomjetin e vjedhur në Suedi.

Një nga tre të arrestuarit, Vinçesk Piroli, sipas Policisë, ka precedentë të shumtë penalë për krime kundër personit, si në Shqipëri, ashtu edhe jashtë vendit.

Megjithëse Policia deklaron se ka parandaluar një vrasje, në informacionin e publikuar nuk identifikon personin që dyshohet se ishte objektivi i atentatit dhe as motivin e mundshëm të krimit.

Etiketa: motorVrasje

Lajme të lidhura

Vrasja e 22-vjeçarit shqiptar në Londër, komenti për partneren shkaktoi sherrin fatal
Aktualitet

Vrasja e 22-vjeçarit shqiptar në Londër, komenti për partneren shkaktoi sherrin fatal

20:51 - 29/10/26
Italiani i droguar pranon vrasjen e shqiptarit, trupi u gjet në një pus
Aktualitet

Italiani i droguar pranon vrasjen e shqiptarit, trupi u gjet në një pus

20:34 - 29/10/26
Pacienti hidhet nga kati i tretë i Spitalit të Traumës, ishte hera e dytë
Aktualitet

Pacienti hidhet nga kati i tretë i Spitalit të Traumës, ishte hera e dytë

20:21 - 29/10/26
Para
Përplasjet në Kuvend për Reformën Territoriale, Grupi i PS-së kërkon 60 ditë përjashtim për Bardhin dhe Balliun

Përplasjet në Kuvend për Reformën Territoriale, Grupi i PS-së kërkon 60 ditë përjashtim për Bardhin dhe Balliun

Discussion about this post

TË FUNDIT

Transferimi i Veliajt në Fier/ Agron Duka: Kryebashkiaku doli pro studentëve! Kazani zien edhe në PS
Breaking Views

Transferimi i Veliajt në Fier/ Agron Duka: Kryebashkiaku doli pro studentëve! Kazani zien edhe në PS

22:57 - 29/10/26

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, komentoi në emisionin *Prime News24* transferimin e Erion Veliajt nga paraburgimi i Durrësit...

Lexo më shumë
Pas firmosjes së transferimit të Veliajt në Fier, drejtoresha e Burgjeve ia delegon detyrat e saj zëvendësit

Pas firmosjes së transferimit të Veliajt në Fier, drejtoresha e Burgjeve ia delegon detyrat e saj zëvendësit

22:24 - 29/10/26
Rekord Guiness i akrobates shqiptare: 72 rrotullime të plota për 30 sekonda, e varur nga dhëmbët

Rekord Guiness i akrobates shqiptare: 72 rrotullime të plota për 30 sekonda, e varur nga dhëmbët

22:03 - 29/10/26
Fatmir Xhafaj dhe Bledi Çuçi kërkesë ministrit Toni Gogu: Na sqaro pse u transferua Erion Veliaj

Fatmir Xhafaj dhe Bledi Çuçi kërkesë ministrit Toni Gogu: Na sqaro pse u transferua Erion Veliaj

21:49 - 29/10/26
Vrasja e 22-vjeçarit shqiptar në Londër, komenti për partneren shkaktoi sherrin fatal

Vrasja e 22-vjeçarit shqiptar në Londër, komenti për partneren shkaktoi sherrin fatal

20:51 - 29/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com