GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tentuan të vrisnin Prendin dhe familjen e tij, SPAK merr të pandehur 3 anëtarë të grupit ‘Bajri’ (Emrat)

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
EMRAT/ Trafik droge, SPAK dërgon për gjykim tri ‘kokat’ e grupit kriminal
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

SPAK ka marrë të pandehur Izmir Sakicën, Samuel Troshanit dhe Franko Lekës, të cilët akuzohen se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar dhe planifikuar vrasjen e Aleksandër Prendit dhe familjarëve të tij. Plani i tyre kriminal nuk u realizua, pasi sapo grupi i atentatorëve është futur në brendësi të fshatit Rranxë, janë sulmuar me armë zjarri nga Aleksandër Prendi.

SPAK ka ngritur ndaj tyre akuzat për “vrasje në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë, “sigurim kushtesh për të kryer vrasje”, si dhe “armëmbajtje pa leje”, të gjitha të kryera në kuadër të grupit kriminal. Pavarësisht se ishte objektivi i sulmit, edhe Aleksandër Prendi është vënë nën akuzë. Ndaj tij rëndon akuza e “vrasjes në tentativë”, pasi sipas prokurorisë, dyshimet janë provuar pas një sërë hetimesh të kryera në zonë. Franko Leka dhe Aleksandër Prendi vijojnë të jenë në kërkim.

Sipas njoftimit të Prokurorisë së Posaçme në shkurt të vitit të kaluar, Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Franko Leka, bashkë me persona të tjerë të paidentifikuar, janë nisur të organizuar me mjete të blinduara në drejtim të fshatit Rranxë, në Njësinë Administrative Bushat, Bashkia Vau i Dejës. Personat nën hetim kanë qenë të armatosur dhe ka dyshime të arsyeshme, të bazuara në prova, se ata kanë shkuar në këtë zonë me qëllim vrasjen e Aleksandër Prendit dhe familjarëve të tij, të cilët janë banorë të kësaj zone.

Njëri nga mjetet me të cilin kanë lëvizur personat nën hetim është dëmtuar si pasojë e të shtënave në vendin e ngjarjes. Ai ka rezultuar i paregjistruar, me pronësi të panjohur dhe me targa të huaja, të cilat nuk i përkasin të njëjtit mjet. Për këtë ngjarje, në burg ndodhen vetëm Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, të cilët zgjodhën të vetëdorëzohen në polici, pasi ishin në kërkim për një sherr të ndodhur në Shkodër.

 

Etiketa: autoreSpakVrasje

Lajme të lidhura

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklaratës për spastrim etnik
Aktualitet

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklaratës për spastrim etnik

22:07 - 14/07/26
“Qeveria Rama e zhytur në korrupsion”/ Gazeta gjermane: Nuk ka shpresë për integrimin e Shqipërisë!
Aktualitet

“Qeveria Rama e zhytur në korrupsion”/ Gazeta gjermane: Nuk ka shpresë për integrimin e Shqipërisë!

21:40 - 14/07/26
Trafikuan 7.5 ton kokainë drejt Europës, zbardhet skema e mafies shqiptaro-polake në Ekuador
Aktualitet

Trafikuan 7.5 ton kokainë drejt Europës, zbardhet skema e mafies shqiptaro-polake në Ekuador

20:45 - 14/07/26
Para
Apeli i GJKKO-së e riktheu në burg dhe për 6 muaj të tjerë, Lefter Koka nuk ndodhet në Shqipëri

Apeli i GJKKO-së e riktheu në burg dhe për 6 muaj të tjerë, Lefter Koka nuk ndodhet në Shqipëri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklaratës për spastrim etnik
Aktualitet

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklaratës për spastrim etnik

22:07 - 14/07/26

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana...

Lexo më shumë
Spanja e mbyll në avantazh pjesën e parë me Francën, edhe 45 minuta për finalen

Spanja e mbyll në avantazh pjesën e parë me Francën, edhe 45 minuta për finalen

21:59 - 14/07/26
“Qeveria Rama e zhytur në korrupsion”/ Gazeta gjermane: Nuk ka shpresë për integrimin e Shqipërisë!

“Qeveria Rama e zhytur në korrupsion”/ Gazeta gjermane: Nuk ka shpresë për integrimin e Shqipërisë!

21:40 - 14/07/26
Messi vlerëson Anglinë: Është një nga fuqitë e futbollit botëror, do jetë një ndeshje e veçantë

Messi vlerëson Anglinë: Është një nga fuqitë e futbollit botëror, do jetë një ndeshje e veçantë

21:05 - 14/07/26
Trafikuan 7.5 ton kokainë drejt Europës, zbardhet skema e mafies shqiptaro-polake në Ekuador

Trafikuan 7.5 ton kokainë drejt Europës, zbardhet skema e mafies shqiptaro-polake në Ekuador

20:45 - 14/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com