GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasjet e 21 janarit, familja Nika: Durimi për drejtësi po soset

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasjet e 21 janarit, familja Nika: Durimi për drejtësi po soset
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dymbëdhjetë vite më parë, i goditur nga plumbat e Gardës të Republikës mbeti i vrarë protestuesi Aleks Nika. Pak më tutje në bulevard u vranë edhe 3 protestues te tjerë. Në vigjilje të 21 Janarit të dymbëdhjetë, familja Aleks Nikës, i ka dërguar një letër drejtuesve më të lartë në vend ku thuhet se nuk ka vullnet politik për ta  ndëshkuar këtë krim shtetëror.

Familja Nika

Familja Nika nis një letër, disponuar nga gazetari Top Channel Muhamed Veliu, me zhgënjimin ndaj të gjitha institucioneve shqiptare dhe trupit diplomatik për të vënë para drejtësisë ata që ekzekutuan të afërmin e tyre.

“Ky krim shtetëror nuk konsiderohet se është kompetencë e hetimit nga SPAK dhe mbahet në hetim nga Prokuroria e Tiranës. Kjo ndodh sepse mungon në tërësi vullneti politik për ta zbardhur këtë krim të rëndë, deri në momentin që parashkruhet siç ka ndodhur dhe në shumë raste të tjera për krime të rënda shtetërore ku janë përfshirë politikanë të rëndësishëm dhe i kanë shpëtuar dënimit”.

Te hetoje SPAK

Familja e Aleks Nikës ngulmon se kjo vrasje duhet hetuar nga SPAK. “Ne kemi kërkuar me insistim që çështja penale ti kalojë për kompetencë SPAK-ut dhe të hetohet në drejtim të urdhëruesve të atyre që kanë dhënë urdhër për të qëlluar, pa asnjë shkak ligjor ndaj demonstruesve në mes të bulevardit. Kjo bëhet me qëllimin e vetëm që të tërë politikanët që janë implikuar në këtë veprimtari kriminale, direkt dhe indirekt me pasoja shumë të rënda, mos të vihen para përgjegjësisë penale”.

Të ndodhur përballë një drejtësive të vonuar që është drejtësi e mohuar Familja Nika thotë:

“Ne si familje e ndjejmë vetën të mashtruar si nga politika shqiptare ashtu edhe nga trupi diplomatik. Durimi jonë po soset. Kërkojmë edhe njëherë që opinioni publik shqiptar të mposhtë mungesën e vullnetit politik të gjithë kësaj klase politike. Gjakun e djalit, babait të fëmijëve ne nuk e harrojmë.

Në 21 Janar 2011 opozita socialiste kishte thirrur një protestë pas publikimit të një video në emisionin Fiks Fare,  ku Ilir Meta atë kohë zëvendës kryeministër, në qeverinë Berisha shfaqej me një bllok të zi në dorë, duke bërë pazare me ish-ministrin e ndjerë Dritan Prifti. Protestuesit u përballën me plumbat e Gardës së Republikës, ku krahas Aleks Nikës mbetën të vrarë edhe Hekuran Deda, Ziver Veizi dhe Faik Myrtajt.

Të vetmit të dënuar për këtë krim të 12 viteve më parë janë ish-komandanti i Gardës së Republikës Ndrea Prendi me një vit burg dhe gardisti Agim Llupo me tre vite burg. Vrasja e Aleks Nikës, 12 vite më pas vijon të mbetet pa autor. /TCH/

Etiketa: 21 janariAleks NikaVrasje

Lajme të lidhura

Kapet me mbi 1 kg heroinë ‘Gëzim Qorri’, në pranga edhe një tjetër person (EMRAT)
Aktualitet

Kapet me mbi 1 kg heroinë ‘Gëzim Qorri’, në pranga edhe një tjetër person (EMRAT)

11:30 - 07/06/26
Dhunohen dy persona në Sarandë, goditet makina e tyre
Aktualitet

Dhunohen dy persona në Sarandë, goditet makina e tyre

08:37 - 07/06/26
Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat)
Aktualitet

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat)

14:30 - 06/06/26
Para
“Terroristë”, The Sun nxin shqiptarët: Njëri vrau gruan dhe…

“Terroristë”, The Sun nxin shqiptarët: Njëri vrau gruan dhe...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Në shesh është mendja, shpirti i shumicës dërrmuese
Breaking Views

Në shesh është mendja, shpirti i shumicës dërrmuese

11:53 - 07/06/26

Nga Irena Beqiraj/ Protesta pa kokë , pa emër , pa numër, e organizuar sipas tyre, nga "poli -agjentët" grekë...

Lexo më shumë
‘I pikëlluar, ishte vetëm 22 vjeç’, Armand Duka: Fatjon Bunjaku e kishte të ardhmen përpara

‘I pikëlluar, ishte vetëm 22 vjeç’, Armand Duka: Fatjon Bunjaku e kishte të ardhmen përpara

11:38 - 07/06/26
Kapet me mbi 1 kg heroinë ‘Gëzim Qorri’, në pranga edhe një tjetër person (EMRAT)

Kapet me mbi 1 kg heroinë ‘Gëzim Qorri’, në pranga edhe një tjetër person (EMRAT)

11:30 - 07/06/26
Klubi i AF Elbasanit zemërthyer për vdekjen e Fatjon Bunjakut: Do të mbetet pjesë e identitetit tonë

Klubi i AF Elbasanit zemërthyer për vdekjen e Fatjon Bunjakut: Do të mbetet pjesë e identitetit tonë

10:42 - 07/06/26
Biseda me banorët e Zvërnecit, Rama: Aty takova njerëz që u fyen, u masakruan nga “flamingot online”

Biseda me banorët e Zvërnecit, Rama: Aty takova njerëz që u fyen, u masakruan nga “flamingot online”

10:22 - 07/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026kralbetjojobetbetpark girişJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobetjojobet girişjojobet girişcasino sitelericasibomCasibom Girişcasibom