GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasjet e tmerrshme, fqinji i Etleva Kurtit: Nënë e bijë nuk…

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasjet e tmerrshme, fqinji i Etleva Kurtit: Nënë e bijë nuk…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dan Hutra ekzekutoi me armë zjarri dje edhe Etleva Kurtin, 31-vjeçaren, e cila është motra Vladimir Kurtit, që aktualisht ndodhet pas hekurave për një vrasje të kryer. Ajo u ekzekutua teksa ndodhej në oborrin e banesës së saj duke nderë rrobat, ndërsa e ëma ishte në kopshtin e banesës.

Një nga fqinjët e familjes Kurti, ka deklaruar për gazetarët se krimi i ka tronditur, pasi nënë e bijë nuk kishin asnjë faj dhe madje as nuk ruheshin nga gjakësi, sipas asaj që përcakton Kanuni.

“Të vrasësh një njeri të pafajshëm duke nderë rrobat, kjo është katastrofë. Ajo familje e mirë, pati bërë djali një sherr ai po e vuan këtio të tjerët ca halli kanë? Ça i ka gjet? Po ne nuk kemi shtet se të bësh një vrasje, dy tre e katër, atje në Greqi dha ministri i rrugës dorëheqjen kurse këtu cfarë bëhet këtu? Ministri duhet të kishte dhënë dorëheqjen, ministri i drejtësisë, drejtori i policisë automatikisht duhet të kishte dhënë dorëheqjen.

Ka shëtit burri i huaj në gjithë Tiranën, çfarë bëhet me këtë shtet? Me ngjarjen jemi tepër të tronditur, se të vrasësh një vajzë 31 vjecare pa faj, krejt e pafajshme. Kjo gruaja dhe vajza nuk janë ruajtur se sipas Kanunit të lekë Dukagjinit nuk vritet femra, nuk merr gjak te femra, gjakësi është nga Dibra e njeh Kanunin. Ka një vëlla të sëmurë e të tjerët janë larguar ngaqë janë në gjak, kaq dimë ne. Por shtet këtu nuk ka. Vetëm me nënën e saj jetonte në banesë. Sot e kanë nisur për ta përcjellë për në banesën e fundit në Burrel, kishin 30 vite këtu”-tha fqinji.

Masakra ndodhi ditën e djeshme në Paskuqan, ku Dan Hutra shkoi në banesën e familjes dhe qëlloi me breshëri gratë, ku vdiqën Hasime Dafku dhe MevluteHysa , ndërsa Elena Hysa me të ëmën, Kujtimen u plagosën rëndë. Me largimin nga Paskuqani, ai shkoi në Kamëz ku ekzekutoi Etleva Kurtin dhe më pas në Astir plagosi një nga të dashurat që kishte lidhje intime, shtetasen Marjana Gurakuqi.

Etiketa: fqinjitmerrshmevrasjet

Lajme të lidhura

Rama shkarkon nga detyra Besfort Lamallarin, ja kush vjen në postin e ministrit të Brendshëm
Aktualitet

Rama shkarkon nga detyra Besfort Lamallarin, ja kush vjen në postin e ministrit të Brendshëm

10:11 - 11/09/26
Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, edhe ata që mbeten nuk kanë ku të punojnë
Aktualitet

Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, edhe ata që mbeten nuk kanë ku të punojnë

09:28 - 11/09/26
Marjana Koçeku ironizon Ramën: Flasin për besën njerëz që nuk ia kanë idenë çfarë është besa
Aktualitet

“Të parët e rajonit në PISA”/ Reagon Koçeku: Rezultatet janë të manipuluara, shumë shkolla nuk u testuan!

08:54 - 11/09/26
Para
Një futbollist mes viktimave të aksidentit të trenave në Greqi

Një futbollist mes viktimave të aksidentit të trenave në Greqi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shkarkon nga detyra Besfort Lamallarin, ja kush vjen në postin e ministrit të Brendshëm
Aktualitet

Rama shkarkon nga detyra Besfort Lamallarin, ja kush vjen në postin e ministrit të Brendshëm

10:11 - 11/09/26

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra ditën e sotme ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari. Në vend të tij, në...

Lexo më shumë
Trajneri i Fenerbahces deklaroi dorëheqjen, shpërthen presidenti: İsmail Kartal nuk lëviz, vendos unë këtu

Trajneri i Fenerbahces deklaroi dorëheqjen, shpërthen presidenti: İsmail Kartal nuk lëviz, vendos unë këtu

09:57 - 11/09/26
Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, edhe ata që mbeten nuk kanë ku të punojnë

Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, edhe ata që mbeten nuk kanë ku të punojnë

09:28 - 11/09/26
Marjana Koçeku ironizon Ramën: Flasin për besën njerëz që nuk ia kanë idenë çfarë është besa

“Të parët e rajonit në PISA”/ Reagon Koçeku: Rezultatet janë të manipuluara, shumë shkolla nuk u testuan!

08:54 - 11/09/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 11 shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:33 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com