GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasjet në Kavajë, gazetari: E paralajmëruar,policia mori info se..

15:06 - 30/03/23
në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrasjet në Kavajë, gazetari: E paralajmëruar,policia mori info se..
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Krimi i rëndë i ndodhur në Kavajë pasditen e djeshme ku u vranë dy persona tregon për një situatë të rënduar të kriminalitetit në vend. Kështu shprehet eksperti i sigurisë Fatjon Softa duke analizuar ngjarjet e fundit në vend. Ai tha në “Opinion” në News24 se mungon kontrolli i territorit dhe ka pasiguri të pronës dhe ambienteve që frekuentojnë qytetarët, duke kujtuar sulmin me armë në “Don Bosko” ku u vra banakierja.

Gazetari Igli Çelmeta tha se vrasja në Kavajë mund të ishte parandaluar nga policia, pasi ishte e paralajmëruar. Ai tha se dy protagonistët Edmond Gosa dhe Altin Rexha që vranë njeri-tjetrin ishin në konflikt prej kohësh dhe madje me precedentë penalë dhe të skeduar nga policia. Po kështu gazetari Çelmeta tha se ditën e djeshme shërbimi i Inteligjencës i ka dhënë informacion komisariatit të Kavajës, madje dhe që qarkullonin me armë, por se Komisariati i Kavajës ka shpërfillur shërbimin inteligjencës, pra jo vetëm që nuk ka bërë punën e vet, por ka anashkaluar edhe informacionin që i ka ardhur.

Igli Çelmeta: Ngjarja e djeshme ndodhi për shkak të një konflikti që kishte nisur një vit më parë. Policia e Kavajës kishte informacion për këtë konflikt. Disa ditë më parë, dy viktimat ishin konfliktuar sërish. Ngjarja ishte e paralajmëruar dhe mund të parandalohej, por Komisariati i Policisë Kavajë nuk ka marrë asnjë masë.
Qytetarët shprehen se policia nuk ka kontroll në zonë dhe punonjësi i SPZ nuk ka çuar informacion për konfliktin e një muaji më parë. Për Gosën ka pasur informacione në polici se ishte problematik.

Fatjon Softa: Nuk është ngjarja e parë. Situata është rënduar. Në gjithë territorin kemi problem me sigurinë publike, të pronës dhe ambienteve që frekuentojnë. ka frikë dhe pasiguri. Është një ngjarje e rëndë dhe i ngelet drejtorisë së policisë së Tiranës që e ka në varësi Komisariatin e Kavajës për të bërë analizën e ngjarjes.

Konfliktet mund të ndodhin, por në këtë rast kemi të bëjmë me persona me precedentë dhe këtu fillon përgjegjësia. Çdo komisariat ka persona të skeduar, persona problematikë që janë nën vëzhgim dhe të paktën njerëzit me precedentë duhet të jenë nën mbikëqyrje policore.

Igli Çelmeta: Një nga viktimat ka qenë me fëmijën prej dore. Është qëlluar me thikë në makinë nga Gosa dhe në një zonë me shumë lëvizje.

Fatjon Softa: Kemi mungesë të kontrollit të territorit. Ngjarje të tilla nuk janë rastësi. Duhet të ketë përgjegjësi për këtë ngjarje.

Këta njerëz janë të armatosur sa herë dalin për t’u sqaruar dhe kjo është diçka… gjithandej mund të kenë probleme, edhe jashtë, por nuk dalin të armatosur, sepse kur janë të armatosur patjetër që do prodhojë viktima. Aq më tepër që ndodhin para fëmijëve, dhe ai fëmijë rritet me traumë. Dhe ky është modeli i keq që po u serviret të rinjve. Përleshjet mes fëmijëve kanë nisur të jenë të tilla. Nëse nuk jemi në gjendje të mbledhim armët, çfarë sigurie do u japim qytetarëve. Personat që janë me precedentë duhet të jenë në vëzhgim. Duhet të futet një teknologji për këtë, për t’i kontrolluar dhe përgjuar.

Igli Çelmeta: Shërbimi i inteligjencës i ka dhënë informacion komisariatit të Kavajës, madje dhe që qarkullonin me armë. Komisariati i Kavajës ka shpërfillur shërbimin inteligjencës, pra jo vetëm që nuk ka bërë punën e vet, por ka anashkaluar edhe informacionin që i ka ardhur. Kur nuk parandalon dot këtë ngjarje, si mund të parandalojnë ngjarjet mes grupeve kriminale?! Edhe qytetarët më kanë dëshmuar se vetë ata kanë bërë denoncime në komisariat, por nuk janë marrë në konsideratë. Duket se policia e Kavajës nuk ka pasur shtysën për ta parandaluar këtë konflikt, dhe të bën të dyshosh se ka pasur edhe ndikime të tjera.

Fatjon Softa: Politika duhet të largohet nga policia dhe kjo e fundit duhet të ketë rrjedhën e saj profesionale. Nuk them se në polici nuk punohet, por në polici politika në tërësi ka pasur ndërhyrje. Ka ardhur koha për të rivlerësuar policinë, t’i paguajmë më shumë, por të hapim gradat dhe të rivlerësohen./BW/

 

Etiketa: gazetariKryesore1Vrasjet ne Kavaje

Lajme të lidhura

SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për buxhetin
Aktualitet

SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për buxhetin

15:30 - 17/12/25
Kuvendi i përgjigjet PD-së: Dosja e SPAK për Ballukun është “sekret hetimor”, mbahet në kasafortë
Aktualitet

Kuvendi i përgjigjet PD-së: Dosja e SPAK për Ballukun është “sekret hetimor”, mbahet në kasafortë

15:15 - 17/12/25
Berisha: Peleshi i ka mbyllur provat e SPAK për Ballukun në kasafortë, nuk ia jep Këshillit të Mandateve
Aktualitet

Berisha: Peleshi i ka mbyllur provat e SPAK për Ballukun në kasafortë, nuk ia jep Këshillit të Mandateve

14:57 - 17/12/25
Para
Imazhi ngacmues tregon SUV-in elektrik EQS 680 të Mercedes-Maybach

Imazhi ngacmues tregon SUV-in elektrik EQS 680 të Mercedes-Maybach

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për buxhetin
Aktualitet

SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për buxhetin

15:30 - 17/12/25

Prokuroria e Posaçme nuk i ka dhënë leje Erion Veliajt që të marrë pjesë fizikisht në mbledhjen e Këshillit Bashkiak...

Lexo më shumë
Kuvendi i përgjigjet PD-së: Dosja e SPAK për Ballukun është “sekret hetimor”, mbahet në kasafortë

Kuvendi i përgjigjet PD-së: Dosja e SPAK për Ballukun është “sekret hetimor”, mbahet në kasafortë

15:15 - 17/12/25
Berisha: Peleshi i ka mbyllur provat e SPAK për Ballukun në kasafortë, nuk ia jep Këshillit të Mandateve

Berisha: Peleshi i ka mbyllur provat e SPAK për Ballukun në kasafortë, nuk ia jep Këshillit të Mandateve

14:57 - 17/12/25
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
“Sqaroja k**vës se s’do hapim procese të reja”/ Përgjimet Balluku-Berberi: Ka rënë dakord me Ramën! S’më pëlqen…

“Sqaroja k**vës se s’do hapim procese të reja”/ Përgjimet Balluku-Berberi: Ka rënë dakord me Ramën! S’më pëlqen…

14:45 - 17/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com