GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrau 10 persona, prokurorët duan dënim me vdekje për supremacistin

08:58 - 13/01/24
në Aktualitet, Bota, Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrau 10 persona, prokurorët duan dënim me vdekje për supremacistin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sipas dokumenteve të paraqitura në gjykatë të premten prokurorët federalë do të kërkojnë dënimin me vdekje kundër një supremacisti të bardhë, i cili vrau 10 afrikano-amerikanë, në një supermarket të qytetit Buffalo, të Nju Jorkut. Payton Gendron, 20 vjeç, po vuan tashmë një dënim me burgim të përjetshëm, pa asnjë mundësi lirimi me kusht, mbi sulmin e kryer në vitit 2022. Ai u deklarua fajtor për akuzat shtetërore për vrasje dhe terrorizëm të mbrendshëm të motivuar nga urrejtja.

Nju Jorku nuk ka dënim me vdekje, por Departamenti i Drejtësisë ka mundësinë ta kërkojë atë në një rast të veçantë, të ngritjes së akuzave për krime me bazë urrejtjen në nivel federal. Gendron kishte premtuar se do ta pranonte fajin në atë rast, nëse prokurorët nuk do të kërkonin dënimin me vdekje. Në njoftimin ku bëhej i ditur vendimi për të kërkuar dënimin me vdekje, Trini Ross, prokurori amerikan për Nju Jorkun perëndimor, shprehej se Gendron kishte zgjedhur supermarketin “për të maksimizuar numrin e viktimave mes njerëzve me ngjyrë”.

Të afërmit e viktimave kanë shprehur pikëpamje të përziera lidhur me vendimin e prokurorëve federalë për të kërkuar dënimin me vdekje të autorit të sulmit. “Do të isha më shumë i kënaqur nëse do të dija se ai do të kalonte pjesën tjetër të jetës së tij në burg, rrethuar nga ajo pjesë e popullatës që ai u përpoq të vriste”, tha Mark Talley, nëna 63-vjeçare e të cilit, u vra gjatë sulmit. “Do të preferoja që ai të kalonte pjesën tjetër të jetës së tij në burg duke vuajtur çdo ditë”, shtoi ai.

Kjo është hera e parë që Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland autorizon një kërkesë për dënim me vdekje. Nën udhëheqjen e tij, Departamenti i Drejtësisë është tërhequr dhe nuk ka kërkuar dënimit me vdekje në më shumë se 20 raste. Familjarët e viktimave të tjera nuk kanë bërë ende ndonjë koment lidhur me vendimin e prokurorëve.

Departamenti i Drejtësisë i ka bërë rastet federale të dënimit me vdekje një gjë të rrallë që nga zgjedhja e Presidentit demokrat Joe Biden, i cili kundërshton dënimin me vdekje. Zoti Garland vendosi një moratorium për ekzekutimet federale në vitin 2021 në pritje të rishikimit të procedurave. Megjithatë moratoriumi nuk i pengon prokurorët të kërkojnë dënime me vdekje.

Më 14 maj 2022, Gendron sulmoi një supermarket në Buffalo, me një pushkë gjysmë automatike. Për të kryer sulmin ai udhëtoi më shumë se 320 kilometra, larg nga shtëpia e tij në fshatin Conklin, të Nju Jorkut. Gendron e zgjodhi supermarketin nisur nga vendndodhja e tij, në një lagje ku mbizotëron komuniteti afrikano-amerikan dhe masakrën e transmetoi drejtpërdrejt me një kamerë të vendosur në një helmetë që mbante në kokë. Viktimat, ishin të moshës nga 32 në 86 vjeç. Tre persona mbetën të plagosur, por arritën të mbijetojnë./VOA

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës
Aktualitet

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren
Breaking Views

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26
Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen
Aktualitet

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26
Para
Sulmuesi që erdhi te Egnatia përfundon në spital, dyshohet për helmim

Sulmuesi që erdhi te Egnatia përfundon në spital, dyshohet për helmim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës
Aktualitet

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Burrel, ku një makinë ka rënë nga ura e Ulzës. Nga pamjet shihet...

Lexo më shumë
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26
Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26
Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

11:28 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com