GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Vrau 25-vjeçarin dhe “u tall” me SPAK, mbyllet në psikiatri Bledar Selmanaj

13:54 - 04/02/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 5 min
A A
Vrau 25-vjeçarin dhe “u tall” me SPAK, mbyllet në psikiatri Bledar Selmanaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Vlorës ka vendosur të pushojë gjykimin për Bledar Selmanaj dhe urdhëroi mbylljen e tij në psikiatri, pasi “personi me probleme të theksuara të shëndetit mendor dhe rrezikshmëri të lartë” vrau 25-vjeçarin Xhuliano Bullari, në Babicë të Vlorës, në 20 gusht 2021. “Gijotina.com” ka siguruar vendimin e plotë të gjykatës së Vlorës, ku jepen jo vetëm detaje për ngjarjen tragjike, por edhe për “lojën” që vrasësi ka luajtur me prokurorët e SPAK-ut.

Diçitura: Vendimi i gjykatës së Vlorës për pushimin e çështjes kundër Bledar Selmanaj

Prokuroria e Vlorës ka siguruar provat e plota, në bazë të të cilave është konfirmuar se autori i vrasjes së Xhuliano Bullarit. Fillimisht, u raportua se shkak për ngjarjen e rëndë ishte prishja e një pazari për blerje kanabisi.

Por, për Gjykatën e Vlorës, motivi i vrasjes është i paqartë, pasi “Bledar Selmanaj tregon ngjarjen me veprime të njëpasnjëshme, sipas perceptimit të tij delusional, herë-herë kontradiktor, duke formuar skenarin e një filmi aksion, ku protagonist është ai…”.

 

Ngjarja e rëndë

Në datën 21.08.2021, rreth orës 07:10, Salla Operative e D.V.P. Vlorë ka marrë njoftim se në vendin e quajtur “Qafa e Babicës, në rrugën që të nxjerr për te “Lapidari”, ndodhej i parkuar dhe i fikur një automjet me ngjyrë Jeshile, me targa të Tiranës dhe brenda tij në sediljen e shoferit ishte duke qëndruar një person pa shenja jete dhe i gjakosur.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vend kanë shkuar shërbimet e policisë së rendit, të cilët kanë konstatuar një person pa jetë brenda mjetit. Nga kqyrja e trupit, rezultoi se personi, i identifikuar si Xhuljan Bullari, ishte qëlluar me të paktën 4 plumba.

Diçitura: Viktima Xhuljan Bullari

Familjarët e Xhuljanit kanë pohuar se 4 ditë para ngjarjes, djali u kishte thënë se kishte takuar dhe pirë kafe në qytetin e Tiranës në një lokal përballë me Drejtorinë e Policisë me një person nga Vlora, të cilin e kishte njohur në burg. Ata kanë deklaruar se Xhuljani u ka thënë që këtë person nga Vlora e ka njohur kur ishte në burg, i dënuar për “ndihmë kalimi të paligjshëm të kufirit” në vitin 2018.

Ky person, gjatë takimit 4 ditë më parë me Xhulianin, e kishte ftuar këtë të fundit në qytetin e Vlorës dhe kur Xhuliani i tha se nuk mund të shkonte dot pasi i duhej të largohej për në Gjermani,  ai person ka insistuar që para se të largohej për Gjermani, Xhuliani të shkonte një herë në Vlorë. Janë kryer veprime të shumta hetimore, përfshirë kqyrje kamerash, verifikim tabulatesh e pyetje personash dhe u arrit në konkluzionin paraprak se autori i dyshuar mund të ishte 40-vjeçari, Bledar Selmanaj.

 

Diçitura: Autori i krimit, Bledar Selmanaj

 

Policia ka ushtruar kontroll në banesën e tij një ditë pas ngjarjes, por nuk arriti ta gjejë. Në datën 24 Gusht 2021, vetëm tre ditë pas ngjarjes së rëndë, Bledar Selmanaj arrestohet në Tiranë. Ai kishte me vete edhe një pistoletë. Pas arrestimit, Bledar Selmanaj pranoi se ai ishte autori i ngjarjes, duke u treguar oficerëve të Policisë Gjyqësore se armën e krimit e kishte fshehur në një gropë, në oborrin e shtëpisë së tij. Kontrolli i menjëhershëm e zbuloi pistoletën, e cila rezultoi që ishte arma e krimit pas ekspertizës.

 

“Loja” me SPAK

Por, Bledar Selmanaj kishte më shumë për të treguar. Ai u tha policëve se ishte pjesë e një grupi kriminal në Vlorë, kishte dijeni për të paktën 9 vrasje dhe se kishte dëshirë që të ndihmonte Policinë Kriminale.

Kjo e dhënë ndezi “sinjalin” e Policisë dhe rastin ia përcolli Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK). Selmanaj deklaroi se ka qenë disa herë i dënuar për vjedhje, vjedhje me dhunë., etj. Sipas tij, gjatë kohës që vuante dënimin është njohur me shtetasin Baftjar Llanaj, i cili, edhe ky ndodhej në të njëjtin ambjent burgu.

Rreth vitit 2009, kur Bledari është liruar nga burgu, është takuar rastësisht në Vlorë me Baftjar Llanajn, i cili rezulton se është babai i shtetasve Ferdinant, Klodian dhe Aleksandër Llanaj.

Selmanaj ka pohuar paraprakisht se ka dijeni për 9 vrasje dhe 2 zhdukje kufomash etj.,

Si dhe shumë fragmente nga aktiviteti kriminal i tij dhe vetë fìsit Llanaj. Ai ka deklaruar se familja Llanaj është me banim në Selenicë, Vlorë dhe në përbërje të grupit kriminal ka shumë persona nga zona të ndryshme të Shqipërisè, si dhe kanë njohje me dhjetëra persona në të gjithë vendin, të cilët janë elementë shumë të njohur në botën e krimit. Një pjesë e tyre njihen si informatorë dhe pjesa tjetër si ekzekutorë.

 

Diçitura: Pjesë nga vendimi i gjykatës, ku përmenden deklarimet e Selmanaj për familjen Llanaj

 

Selmanaj ka deklaruar se i njeh të gjithë si fytyra, një pjesë si emra dhe një pjesë me pseudonime.

 

Me qëllim dokumentimin e deklarimeve të Bledar Selmanaj, SPAK urdhëroi një sërë veprimesh hetimore për verifìkimin e thënieve të tij, janë administruar aktet e marra nga procedime të tjera nga Prokuroria Vlorë e Fier.

Nga analiza e të dhënave, rezultoi të pavërteta deklarimet e tij. Në këto rrethana, duke qenë se deklarimet e dhëna nga i dyshuari Bledar Selmanaj rezultuan të rreme, SPAK e riktheu çështjen në Prokurorinë e Vlorës, e cila po kryente hetimet për vrasjen e 25-vjeçarit Xhuljan Bullari.

 

Për shkak të rrjedhës shëndetsore mendore të personit në hetim, është vendosur kryerja e ekspertimit psikiatrik. Ekspertët konstatuan se Bledar Selmanaj ka probleme të shëndetit mendor. Ai vuan nga ç’rregullim skizofrenik, ç’rregullim personaliteti, sëmundje që karakterizohet nga deluzione paranoide interpretimi, persekutim dhe madhështi, duke e bërë atë të paaftë të kuptojë dhe kontrollojë veprimet e tij dhe pasojat.

Sipas aktit të ekspertimit, “për shkak të sëmundjes prej së ciles vuan, Bledar Selmanaj nuk është i përgjegjshëm për veprën e kryer. Ai vazhdon të prezantojë simptoma aktive të sëmundjes prej së cilës vuan”.

 

Diçitura: Pjesë nga vendimi i gjykatës, ku përmenden problemet e shëndetit mendor për autorin e krimit, Bledar Selmanaj

 

Ekspertët mjekësore konstatuan se ai është një person me rrezikshmëri të lartë, për shkak të sjelljeve të paparashikueshme dhe ai nuk mund të trajtohet në kushte ambulatore, por vetëm në institucione shëndetësore të specializuara.

Referuar aktit të ekspertimit, Prokuroria e Vlorës kërkoi pushimin e çështjes, pasi autori është i papërgjegjshëm përpara ligjit, si edhe kërkoi shtrimin e detyrueshëm të tij në një spital psikiatrik. Kërkesa e prokurorisë u pranua nga Gjykata, e cila, me vendimin e zbardhur në 31 janar 2023, vendosi të pushojë çështjen dhe urdhëroi shtrimin e Bledar Selmanaj në spital psikiatrik.

Lexo edhe: Ekzekutoi Xhuljano Bullarin në Vlorë, sot del para gjykatës Bledar Selmanaj

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Bledar SelmanajekzekutimeKufomaprobleme mendorepsikiatriVrasjeXhuljan Bullari

Lajme të lidhura

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit
Breaking Views

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit

15:21 - 18/12/25
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Para
Shoku e braktisi, i mituri shqiptar gjendet i vetëm në Itali

Vidhte bankomatet në Itali, arrestohet shqiptari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës
Sport

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës

23:18 - 20/12/25

Supersfida e sotme mes Juventus dhe Romës, e cila ishte e vlefshme për javën e 16-të të Seria A, u...

Lexo më shumë
SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

22:27 - 20/12/25
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

22:21 - 20/12/25
I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

22:12 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com