Albert Habipaj, 62-vjeçari shqiptar që vrau bashkatdhetarit të tij Nikolin Nika, është lënë në burg nga gjykata në Itali.
Nikolin kishte tre plagë në qafë dhe sipas mediave italiane njëra ishte aq e thellë saqë i shkaktoi vdekjen fatale nga hemorragjia.
Arma e ftohtë e vrasjes nuk është gjetur. Fillimisht u mendua për një thikë, por një dëshmitar raportoi një çelës që mbante i arrestuari, hipotezë që po shqyrtohet aktualisht nga hetuesit.
62-vjeçari shqiptar brenda iu përgjigj pyetjeve të gjyqtarit gjatë marrjes në pyetje. I dyshuari përsëriti se kishte debatuar me Nikolin Nikën, një debat që më pas do të çonte në një sherr të vërtetë, por theksoi se kur u largua Nikolinin e kishte lënë gjallë.
Habipaj pretendoi se e sulmoi 42-vjeçarin për vetëmbrojtje. Në përfundim të marrjes në pyetje të, gjyqtari ka konfirmuar masën e siurisë së arrestit në burg pa afat.
Discussion about this post