GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrau britaniken, bashkëshortja e shqiptarit në zi: Më mirë të më kishte vrarë mua (FOTO)

16:10 - 26/02/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrau britaniken, bashkëshortja e shqiptarit në zi: Më mirë të më kishte vrarë mua (FOTO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

E kapur  në kamera, një grua qau në mënyrë të pakontrolluar ndërsa ajo dhe qindra të tjerë u mblodhën për të kujtuar Sabina Nessa-n. 

Vigjilja u zhvillua në Eastbourne më pak se tre javë pasi mësuesja 28-vjeçare u vra. Ndërsa ata që morën pjesë ishin të panjohur për Sabinën, ende emocionet ishin të larta.

Në fund të fundit, qyteti i Bregut të Jugut ishte vendi ku Koci Selamaj, vrasësi i saj, u arrestua më vonë – dhe ku emigranti shqiptar kishte bërë shtëpinë e tij.

Dhe në atë natë tetori, askush nuk dukej se e ndjeu humbjen e Sabinës më thellë se ajo grua në ballë të turmës – një fasule e shtypur në sy, me kokën e zhytur në gjoks, me krahun e një shoqeje të mbështjellë rreth saj në mënyrë mbrojtëse. 

Sot, Daily Mail mund të zbulojë historinë e jashtëzakonshme pas atyre lotëve.

Sepse gruaja që qante quhet Ionela Selamaj, gruaja e burrit që dje pranoi vrasjen e Sabinës. 

“U takuam rastesisht në homazhe”, kujton mikesha e saj që e ngushëllonte Jonelën.

“Ajo u mbajt në shpatullën time dhe unë e përqafova. Qau gjithë mbrëmjen, më pas shkuam në bregdet dhe hodhëm lule në ujë”.

“Ajo vijonte të thoshte se nuk e kuptonte çfarë kishte pasur me Sabinan dhe se do të kishte pasur më shumë kuptim nëse do të kishte vrarë atë vetë”, tregon gruaja.

Ionela, pastruese dhe part-time kërcimtare, e cila ishte martuar tre vjet më parë me vrasësin në Eastburne, e kishte njohur më herët sjelljen e pakontrolluar të bashkeshortit shofer shpërndarjeje.

“Ajo na tha se muajt e fundit ishte bërë i dhunshëm”, thotë një mikeshë e gruas nga Rumania, gjatë një video-telefonate pas arrestimit të tij.

“Tre herë ishte përpjekur ta mbyste. Një ditë ishte kthyer nga puna  dhe pas një argumenti i kishte vendosur duart në fyt. Ajo kishte frikë se do të vdiste, por diçka ndodhi dhe ai ndaloi”.

Herën e fundit që 36-vjeçari sulmoi Ionela ajo u tmerrua aq shumë sa vendosi ta linte. Kjo ndodhi gjashtë javë para vrasjes.

Ndërsa në ditën kur ai më vonë do të vinte në Londër për të vrarë Sabina, ai kërkoi takim me gruan e tij në parkingun e hotelit ku ajo punonte.

Bashkëshortja nuk e dinte që ai kishte rezervuar një dhomë në hotel. “Ai i kërkoi të takoheshin te parkingu, pa i treguar që kishte marrë nje dhomë në hotelin ku ajo punonte”, thotë mikesha e gruas.

“I kishte kërkuar të bënin seks por ajo kishte refuzuar, ishte kthyer më pas në dhomë dhe më pas ishte nisur për në Londër”.

Disa orë pas këtij takimi Selamaj kishte vrarë Sabina. Ai kishte marrë më pas makinën e tij Nissan Micra dhe u kthye në hotel, ku kaloi natën.

Nëntë ditë më pas ai u arrestua nga policia, e cila bastisi apartamentin e tij në Eastbourne ku më parë jetonte me gruan.

Tashmë Ionela beson se është me fat që është ende gjallë, por nuk kalon dot ndjenjën e fajit që nuk arriti të bënte gjë për ta ndaluar.

Çertifikata e martesës thotë se çifti u lidhën në  2018. Selamaj nuk e kishte plotësuar hapësirën ku duhet të shkruante ‘profesioni’, ndërsa gruaja e tij e përshkruante veten si ‘punonjëse lavazhi’.

Asnjë nga çifti nuk flisnin gjuhën e njëri-tjetrit, por komunikonin kryesisht në italisht, pasi të dy e flisnin mirë.

Marrëdhënia e tyre duket se është përkeqësuar vitin që shkoi, kur Selamaj vinte gruan nën presion për t’u vendosur në Londër, duke thënë se kishte gjetur punë atje. Ai shpërndante pica për restoratin Domino’s.

Vrasja makabre e mësueses 28 vjeçare britanike është ende e paqartë për motivimin, por prokurorët thonë se akti i Selamaj i paramenduar, në stil predator, dhe përfshinte elemente sadiste e seksuale.

Vrasja e Sabina ndodhi mbrëmjen e të premtes 17 shtator, kur ajo doli nga blloku i apartamenteve ku banonte në Kidbrooke, në juglindje të Londrës.

Ajo kishte ardhur në zonë disa muaj më herët për t’u vendosur pranë punës së saj si mësuese e shkollës fillore Rushey Green.

Babai i saj Abdur Rouf, dhe e ëma Azibun Nessa, kishin ardhur në Londër nga Bangladeshi në vitet 1980, dhe lindën katër vajza, mes të cilave Sabina ishte e dyta.

Etiketa: ShqiptarVrasje

Lajme të lidhura

Historia e Ervin Matës/ Nga përplasja me Vis Martinajn, te trafiku i drogës dhe romanca me Elvana Gjatën
Aktualitet

Historia e Ervin Matës/ Nga përplasja me Vis Martinajn, te trafiku i drogës dhe romanca me Elvana Gjatën

23:01 - 27/04/26
Dalin pamjet e arrestimit të Ervin Matës, mediat në Brazil: U dorëzua pa rezistencë
Aktualitet

Dalin pamjet e arrestimit të Ervin Matës, mediat në Brazil: U dorëzua pa rezistencë

21:56 - 27/04/26
Stërvitje taktike mes SHBA-së dhe Shqipërisë, fokusi tek forcat speciale në Zall Herr
Aktualitet

Stërvitje taktike mes SHBA-së dhe Shqipërisë, fokusi tek forcat speciale në Zall Herr

20:30 - 27/04/26
Para
Kombëtarja e Suedisë rreshtohet në listën e shteteve që refuzojnë të luajnë ndaj Rusisë

Kombëtarja e Suedisë rreshtohet në listën e shteteve që refuzojnë të luajnë ndaj Rusisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kush është Eric Wendt? DASH zbardh profilin e të nominuarit nga Trump për ambasador në Shqipëri
Breaking Views

Kush është Eric Wendt? DASH zbardh profilin e të nominuarit nga Trump për ambasador në Shqipëri

23:21 - 27/04/26

Eric Wendt është nominuar nga administrata Trump si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në...

Lexo më shumë
Historia e Ervin Matës/ Nga përplasja me Vis Martinajn, te trafiku i drogës dhe romanca me Elvana Gjatën

Historia e Ervin Matës/ Nga përplasja me Vis Martinajn, te trafiku i drogës dhe romanca me Elvana Gjatën

23:01 - 27/04/26
Triumfi ndaj Vllaznisë ndez Elbasanin, tifozët festojnë në rrugë

Triumfi ndaj Vllaznisë ndez Elbasanin, tifozët festojnë në rrugë

22:43 - 27/04/26
Mbyllet raundi i parë në Kuvendin e Kosovës, Feride Rushiti siguron 63 vota

Mbyllet raundi i parë në Kuvendin e Kosovës, Feride Rushiti siguron 63 vota

22:22 - 27/04/26
Seanca për presidentin në Kuvendin e Kosovës rinis mes bojkotit të opozitës

Seanca për presidentin në Kuvendin e Kosovës rinis mes bojkotit të opozitës

22:09 - 27/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com