GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrau gjykatësin Astrit Kalaja, Elvis Shkambi i kërkon falje publike familjes

09:42 - 09/10/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrau gjykatësin Astrit Kalaja, Elvis Shkambi i kërkon falje publike familjes
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë për Elvis Shkambin, autorin e vrasjes së Astrit Kalasë. Bashkë me Shkambin, Gjykata e Tiranës ka caktuar të njejtën masë sigurie dhe për xhaxhain e tij Gjon Shkambi. Ndërkohë që dhe roja i sigurisë së Gjykatës Banush Koxhaj është lënë në burg.

Elvis dhe Gjon Shkambi kërkuan falje publike familjes së gjyqtarit Kalaja, ndërsa dëshmuan se ngjarja ka ardhur si shkak i tronditjes së lartë psikike për shkak të kalvarit të gjatë të gjyqeve.

Ata kishin pretendime për gjykatën pasi nuk e kanë zgjidhur siç duhet çështjen e pronësisë.

Avokati Kujtim Ibraj tha se klienti i tij e ka kryer krimin në kushtet e tronditjes pas dhënies së vendimit. Avokati deklaroi se armën e mbante sepse punonte në disa institucione.

Për Gjon Shkambin tha se nuk ka prova se ka qenë nxitës i vëtëgjyqësisë.

Ndërsa për rojen e gjykatës tha se ai kishte marrë leje për shkak se vuan nga diabeti, por nuk ishte zëvendësuar në turn dhe ky problem shëndetësor i ka shkaktuar probleme me shikimin.

“Në momentinm që është dhënë vendimi është tronditur thellë dhe qëlloi në drejtim të gjyqtarit.

Shtetasi nën hetim ishte totalisht i mpirë dhe ka pritur forcat e policisë pasi i ka ardhur vetëdija për t’i dorëzuar armën.

Nuk ka prova që Gjon Shkambi është shtytës, nuk ka pasur dijeni por nuk ka dalë askush para armës sepse nipi ishte i tronditur. Elvis Shkambi qëlloi teksa gjyqtari dilte nga salla.

Nëse do të kishte veprime shtytëse hetimi dhe procedimi për kanosje duhej të kishte nisur që atëherë dhe jo tani.

Për hir të së vërtetës ai mbante armë prej disa vitesh, arsyeja do të sqarohet më vonë. Kjo familje ka vuajtur shumë për shkak të çësthjes civile dhe ka shumë borxhe. Tronditja është shkaktuar nga vendimi. Elvis Shkambi ka punuar në disa institucione sigurie prandaj ka armë. Nuk kemi kërkuar ekspertim për shëndetim endor por do të kërkojmë.

Koxhaj kishte diabet dhe i ishte thënë se mund të lëvizte nga kancelarja e gjykatës, por nuk u zëvendësua në turn. Diabeti ul shikueshmërinë.

Nuk ka procedime të tjera dhe ata pretendojnë se drejtësia nuk ka bërë punën.

Elvis Shkambi ka kërkuar falje publike para gjykatës për gjyqtarin Astrit Kalaja dhe dy të plagosurit.

Nuk kam dijeni për Go FoundMe, nuk duhet të krijojmë mite, sepse është e patolerushme vrasja sepse gjyqtyari nuk mund të vritet në krye të detyrës.

Por edhe shtyrja është e tejskajshme, nuk duhet të krijohen zvarritje sepse është alarmante. Në çështjet penale ka më shumë transparencë”, deklaroi avokati.

Elvis Shkambi akuzohet për “Vrasje e funksionarëve publikë”, dhe “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” të mbetur në tentativë, ndërsa për xhaxhin e tij ka nisur procedimin gjithashtu për “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” të mbetur në tentativë, për plagosjen nga nipi i tij i Rakip dhe Elvis Kurtajt, palë kundërshtare në procesin gjyqësor.

Ndërsa xhaxhai i tij, Gjon Shkambi, akuzohet për “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” të mbetur në tentativë, për plagosjen nga nipi i tij i Rakip dhe Elvis Kurtajt, palë kundërshtare në procesin gjyqësor. Sipas Prokurorisë, ai ka shtyrë nipin të qëllojë edhe mbi babë e bir, pasi qëlloi mbi gjykatësin Kalaja.

Roja  i sigurisë, Banush Koxhaj, akuzohet për shpërdorim detyre. Sipas prokurorisë, ai nuk ka reaguar edhe pse detektorët sinjalizuan praninë e metaleve gjatë hyrjes së Elvis dhe Gjon Shkambit në ambientet e gjykatës. Ai nuk ka kryer kontroll fizik ndaj tyre dhe as nuk ka bërë regjistrimin në librin e protokollit, ashtu siç është detyrim për çdo qytetar që hyn dhe del në institucion. Ai akuzohet për ‘shpërdorim detyre’

Në dëshminë e tij, Koxhaj ka deklaruar se nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore, duke theksuar se i ka kërkuar leje kancelares.

“Kam qenë i sëmurë, para se të kalonin palët në skaner, unë kam lajmëruar dhe kancelaren se nuk ndihem mirë, pasi vuaj nga diabeti. Një orë me pas kancelarja më ka dhënë leje për tu larguar por nuk jam zëvendësuar” ka thënë ai para togave të zeza.

 

 

Etiketa: faljekalajaKryesore1shkambi

Lajme të lidhura

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen
Aktualitet

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

19:39 - 19/12/25
Përmbytjet të mëdha në Dubai dhe Abu Dhabi
Aktualitet

Përmbytjet të mëdha në Dubai dhe Abu Dhabi

17:59 - 19/12/25
Vidhen të dhënat e qeverisë britanike në një sulm kibernetik
Aktualitet

Vidhen të dhënat e qeverisë britanike në një sulm kibernetik

17:45 - 19/12/25
Para
Rama në Konferencën e Mbrojtjes Kibernetike: Jam i vetmi në qeverinë time pa doktoraturë

Rama në Konferencën e Mbrojtjes Kibernetike: Jam i vetmi në qeverinë time pa doktoraturë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandali Balluku/ Porosia e Ramës për Peleshin dhe Ballën: Prisni vendimin e Kushtetueses!
Breaking Views

Skandali Balluku/ Porosia e Ramës për Peleshin dhe Ballën: Prisni vendimin e Kushtetueses!

23:12 - 19/12/25

Mazhoranca do ta zvarrisë heqjen e mandatit për Belinda Ballukun deri pas marrjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin...

Lexo më shumë
Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë

Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë

22:44 - 19/12/25
(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës

(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës

22:29 - 19/12/25
Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

20:49 - 19/12/25
Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

20:40 - 19/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com