GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Vrau gruan barbarisht, nesër jepet vendimi për Babis Anagnostopoulos

15:14 - 15/05/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrau gruan barbarisht, nesër jepet vendimi për Babis Anagnostopoulos
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e nesërme Babis Anagnostopoulos do të njihet me dënimin që do t’i jepet për vrasjen e Caroline dhe vrasjen e qenit të tyre Roxy. Për gati 10 orë piloti dha sqarime të enjten e kaluar për gjithçka që ndodhi natën e krimit, ku ai mbyti gruan e tij në sy të fëmijës. Ai foli për njohjen e tij me Caroline, marrëdhënien, sa shumë ishin të dashuruar, martesën e tyre, udhëtimet e tyre, fëmijën e tyre… Anagnostopoulos shpalosi jetën e tyre moment për moment, duke këmbëngulur se nuk kishin asnjë problem, por Caroline shkruante të kundërtën e asaj çka deklaroi ai, në ditarin e saj. Se ata ziheshin shpesh, se ajo donte ta linte.

Mediat zbulojnë detaje të panjohura të hetimit që çoi në arrestimin e Babis Anagnostopoulos pas 37 ditësh nga koha e krimit. Oficerët e policisë që kanë hyrë të parët në shtëpi pas telefonatës së Babis Anagnostopoulos konstatojnë se grabitësit e dyshuar kishin kryer një kontroll selektiv të shtëpisë. “Ishte një nga gjërat e para që na bëri përshtypje,” tha Konstantinos Hasiotis , ish-kreu i Departamentit të Vrasjeve, në prezantimin mbi hetimin e krimit.
Elementi i dytë që iu bëri atyre përshtypje nuk ishte nga viktima, por nga vetë piloti, pasi shenjat nga lidhja në duart e tij ishin të zbehta. Ai pretendoi se ishte i lidhur për një kohë të gjatë, por sipas gjetjeve të Haras Spiliopoulou, profesor i Mjekësisë Ligjore në Universitetin e Athinës, shenjat mezi dukeshin.

Babis Anagnostopoulos, sipas policisë, kishte hyrë që në fillim në kuadrin e të dyshuarve. Policia monitoroi në mënyrë diskrete lëvizjet e tij paralelisht me hetimet.

Autoritetet mblodhën materiale nga çdo kamera që ekzistonte jo vetëm në zonë, por edhe në bashkitë fqinje në një distancë prej 30 kilometrash nga shtëpia. Koha i ndihmoi pasi sipas dëshmisë së pilotit gjithçka ka ndodhur natën kështu që nuk ka pasur trafik dhe makinat kanë qenë dukshëm më pak.

Pasi u identifikuan makinat dhe drejtuesit e mjeteve dhe u konstatua se askush nuk kishte hyrë në shtëpi nga vendet ku kishte kamera. Pretendimi i pilotit për autorë të dyshuar gjeorgjianë u verifikua dhe u zbulua se ishin në sferën e fantazisë së pilotit. Media greke raporton se edhe mënyra se si fliste në telefon kur lajmëroi Policinë ka bërë përshtypje te oficerët e vrasjeve. Gjëja e parë që i tha call center ishte se kishin hyrë grabitës… Sikur donte të bindte që në fillim për grabitjen. Një tjetër pikë kyçe ishte fakti se në telefonatë ai nuk tha se gruaja kishte vdekur. Ai tha të shkonte me ambulancë, por nuk shpjegoi pse.

GABIMI QË TRADHTOI PILOTIN
Babis Anagnostopoulos krijoi një skenë grabitjeje, por bëri një gabim tragjik… Ai nuk mendonte se celulari i tij po numëronte hapat. Piloti duhej të ishte i lidhur, por celulari i tij dukej se po lëvizte brenda në shtëpi. Numërimi mbrapsht për arrestimin e tij sapo kishte filluar. Të dhënat u bënë prova.
Policët e gjetën atë në Alonissos në varrin Caroline, ku po mbaheshin homazhe në nder të saj. “Eja me ne!” i thanë policët, dhe ai i ndoqi pa thënë as më të voglën fjalë. Nuk ka rezistuar, nuk ka bërë asnjë lëvizje për t’i shmangur.

Më pas policia e çoi me helikopter nga ishulli në katin e 11-të të GADA-s. Ai e dinte mirë se nuk mund të luante më teatër, dhe më pas rrëfeu se kishte vrarë gruan. E kishte mbytur!

Ai pranoi para gjykatës se; “Kur takova policët, e dija që herët a vonë ata do ta kuptonin”. Epilogu u shkrua dhe Babis Anagnostopoulos siç tha në faljen e tij u bë një nga njerëzit e urryer të viteve të fundit në Greqi. Për një vrasje që nuk i shkon mendja njeriut. Për fatkeqësinë që iu shkaktoi tre familjeve. Për një akt kriminal që ka ndikim të drejtpërdrejtë dhe ka sjellë përmbysjen e plotë në jetën e vajzës së tyre, Lidias. Në një moment do t’i duhet t’i shpjegojë vajzës së tij pse e privoi nga nëna e saj. E atëherë Lydia do të jetë gjyqtarja më e madhe që do ta gjykojë ashpër Babis./Balkanweb

Etiketa: BabisVrasje

Lajme të lidhura

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri
Kosovë & Rajon

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

12:42 - 31/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes
Breaking Views

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti
Kosovë & Rajon

Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti

15:06 - 30/03/26
Para
Përfshihet nga zjarri një automjet në Qafë-Thanë

Përfshihet nga flakët makina në aksin Tiranë-Elbasan

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com