GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrau gruan, Gjykata e Apelit dënon me burg përjetë Koço Buzon!

15:22 - 06/12/23
në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrau gruan, Gjykata e Apelit dënon me burg përjetë Koço Buzon!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me burg përjetë për Koço Buzon ish policin që vrau gruan e tij Liljana Buzo përpara godinës së gjykatës në 2021 në Elbasan pasi ajo kërkoi të divorcohej.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 6 maj 2021 pas seancës gjyqësore për procesin e divorcit mes tyre. Autori i krimit nuk ishte paraqitur në seancë dhe po priste me një thikë dhe kallashnikov në dorë jashtë Gjykatës së Elbasanit.

Si ndodhi krimi?

Koço Buzo në muajin Maj 2021, ekzekutoi me automatik në sy të fëmijëve gruan e tij Liljana Buzo. Ai u deklarua fajtor për vrasje.

Ish-efektivi Koço Buzo, vrapoi pas bashkëshortes së tij, e cila ishte e shoqëruar nga djali i saj dhe e qëllon atë nga mbrapa.

Menjëherë në këtë moment, ndërhyn një nga personat që ka qenë me 54-vjeçaren dhe i kapin armën, teksa ndodh një përplasje fizike mes të dyve.

Plumbat kapën edhe dy kalimtarë të rastësishëm, njëri prej tyre me profesion avokat, të dy jashtë rrezikut për jetën.

Koço Buzo, armën e mbante në një çantë sportive dhe sipas informacioneve policore, ishte nisur për të hyrë drejt e në sallën e gjyqit, ku dhe kishte planifikuar të kryente vrasjen e gruas, pikërisht brenda ambienteve të gjykatës.

Vrasja e gruas nga bashkëshorti ish-efektiv policie në Elbasan, ka qenë një krim i paralajmëruar. Që prej vitit 2020, viktima Liljana Buzo kishte denoncuar të shoqin Koço Buzo për dhunë e kërcënime të vazhdueshme.

Presioni verbal i ish-policit kishte arritur deri aty sa kishte kërcënuar të shoqen me vrasje ndërkohë që viktima sa herë që keqtrajtohej nga i shoqi, largohej nga banesa teksa fshihte edhe shenjat e dhunës që të mos i shikonin fëmijët.

Ky është një nga kërcënimet sistematike që Liljana Buzo, merrte vazhdimisht nga bashkëshorti i saj, Koço Buzo, ish-polic që ka shërbyer si roje pranë gjykatës së Elbasanit.

 

Etiketa: ElbasanKoco BuzoVrasja

Lajme të lidhura

Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua
Botë

Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua

20:45 - 05/02/26
Çarja e argjinaturës përmbyti Durrësin, humbi jetën një punonjës/ Prokuroria sekuestron dosjet në bashki
Aktualitet

Çarja e argjinaturës përmbyti Durrësin, humbi jetën një punonjës/ Prokuroria sekuestron dosjet në bashki

20:30 - 05/02/26
Largimi i të rinjve të kualifikuar, BERZH: Një në katër studion jashtë
Breaking Views

Largimi i të rinjve të kualifikuar, BERZH: Një në katër studion jashtë

20:02 - 05/02/26
Para
I dyshuar për vrasjen e Ilir Hidrit në Ekuador, arrestohet shqiptari i shumëkërkuar (Emri)

I dyshuar për vrasjen e Ilir Hidrit në Ekuador, arrestohet shqiptari i shumëkërkuar (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua
Botë

Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua

20:45 - 05/02/26

Një skandal spiunazhi ka tronditur Forcat e Armatosura Greke, duke ngritur alarmin për sigurinë kombëtare dhe atë të NATO-s. Një...

Lexo më shumë
Çarja e argjinaturës përmbyti Durrësin, humbi jetën një punonjës/ Prokuroria sekuestron dosjet në bashki

Çarja e argjinaturës përmbyti Durrësin, humbi jetën një punonjës/ Prokuroria sekuestron dosjet në bashki

20:30 - 05/02/26
Goditje e rëndë për Asllanin, Federata Turke nuk e kursen dhe i prish planet mesfushorit të Kombëtares

Goditje e rëndë për Asllanin, Federata Turke nuk e kursen dhe i prish planet mesfushorit të Kombëtares

20:15 - 05/02/26
Largimi i të rinjve të kualifikuar, BERZH: Një në katër studion jashtë

Largimi i të rinjve të kualifikuar, BERZH: Një në katër studion jashtë

20:02 - 05/02/26
Benzema nis aventurën me Al Hilal me gol

Benzema nis aventurën me Al Hilal me gol

19:43 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com