GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrau ish-bankierin italian, shqiptari kyç gojën para togave të zeza, avokati: Lëreni, se është i traumatizuar

12:45 - 20/07/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrau ish-bankierin italian, shqiptari  kyç gojën para togave të zeza, avokati: Lëreni, se është i traumatizuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqiptari Paulin Mecaj 31-vjeç së bashku me bashkëpunëtorin e tij italian Andrea Capone kanë dalë para gjykatës pas vrasjes dy ditë më parë të ish-bankierit Giovanni Caramuscio 69-vjeç, i cili ishte duke bërë një tërheqje në ATM. Dy të akuzuarit kanë heshtur duke mos thënë asnjë fjalë, ndërsa avokati i shqiptarit është shprehur se Mecaj është i traumatizuar.

“Marrja në pyetje nuk u zhvillua” tha avokati Luigi Rella. “Ai nuk është në gjendje dhe është shumë i traumatizuar dhe hutuar. Ai sigurisht që po përjeton një tragjedi dhe duke marrë parasysh seriozitetin e fakteve, mendova se ishte e përshtatshme në këtë moment që të bëja që klienti im të ushtrojë të drejtën të mos përgjigjet ndërsa pret të shikojë të gjitha provat” tha ai.

Në momentin e vrasjes, ish-bankieri ishte në shoqërinë e gruas së tij, teksa po ktheheshin nga një darkë me miqtë e tyre. Anna Quarta, gruaja e Giovanni Caramuscio rrëfeu për mediat italiane momentet e tmerrit, si ia vranë burrin përpara syve të saj.

“Unë e pashë Giovannin duke u shembur për tokë, vrapova drejt tij, u përpoqa ta ndihmoja të ngrihej. Por ai kishte vdekur. Nuk mund ta besoj” i tha gruaja, “Corriere della Sera”-s.

Gruaja rrëfeu se i kishte kërkuar burrit që tërheqjen ta bënte të nesërmen. “Ndalojmë për një moment, do të bëj një tërheqje” tregoi Anna Quarta bisedën e fundit me burrin.

“E bëjmë nesër, hajde” iu përgjigj ajo, por ish-bankieri vazhdoi drejt bankomatit. 69-vjeçari u qëllua pesë herë, tre plumba e kapën në gjoks duke i marrë jetën në vend.

Etiketa: avokatShqiptarVrasje

Lajme të lidhura

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai
Aktualitet

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai

21:35 - 17/03/26
Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës
Aktualitet

Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës

21:15 - 17/03/26
“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi
Aktualitet

“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi

20:25 - 17/03/26
Para
Arsenal i gjen zëvendësuesin, Xhaka shumë afër Romës

Arsenal i gjen zëvendësuesin, Xhaka shumë afër Romës

TË FUNDIT

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Lexo më shumë
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com