GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrau ish-bashkëshorten, burg përjetë për Elton Metajn

16:45 - 16/03/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrau ish-bashkëshorten, burg përjetë për Elton Metajn
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata ka dënuar me burgim të përjetshëm Elton Metajn. Ai akuzohet se ka vrarë në vitin 2021 ish-bashkëshorten e tij, Sabrina Bengaj.

Metaj ekzekutoi me armë zjarri me 11 shtator 2021 ish-bashkëshorten e tij, Sabrina Bengaj. Autori i ngjarjes shkoi në banesën e prindërve të së ndjerës në fshatin Zhupan të Fierit, për të kërkuar një ribashkim me ish-bashkëshorten. Duke u gjendur përballë refuzimit të saj, ai e qëlloi me armë zjarri duke e lënë të vdekur. Çifti ishin prindër të një vajze 3-vjeçare.

Vetë Elton Metaj, pasi u burgos shkroi një letër, duke dhënë “arsyet” e tij përse ka kryer krimin e rëndë. Ai shpesh herë flet edhe për raportet e tensionuara që ekzistonin mes tij dhe ish-vjehrrit. Madje akuzon ish-vjehrrin për vrasjen.

Letra më 2021 e Elton Metajt nga burgu:

Unë Elton Meta dua të sqaroj opinionin publik se çfarë ka ndodhur përsa i përket veprimit tim. Jam liruar nga spitali i Zaharisë më datë 26 korrik, një ditë më pas jam takuar me ish-bashkëshorten time. Më datë 1 gusht, Sabrina merr leje nga puna dhe kemi ndenjur bashkë, kemi kryer marrëdhënie seksuale.

E shoqëroja në punë, por gjithmonë ruhej nga babai i saj që të mos e kuptonte se ne i kishim rregulluar muhabetet. Mamaja, vëllai dhe kunata e saj ishin në dijeni të bashkimit tonë.

Kur u ktheva nga Greqia, pashë që gjërat kishin ndryshuar. Ish-vjehrri filloi me kërcënimet. Duke e njohur atë i mora seriozisht. Kam shkuar në Polici dhe oficeri i policisë, Eugeni më tha se nuk ka kohë, hajde pas 2-3 ditësh. Sabrina më tha se babai e ka marrë vesh dhe do na zhdukte të dyve.

Ish-vjehrri më shkruajti sërish në “Messenger” dhe më la takim e më tha “do të të zhduk”. Pasi hyra në banesë, ish-bashkëshortja po fliste në “Skype” me të dashurin.

Shkrepa armën që më doli nga kontrolli dhe mësova se Sabrina kishte ndërruar jetë. Për sa më sipër jam fajtor për aktin, por dua të sqarohen të gjithë se çfarë kam deklaruar. Unë kam shkrepur armën, por vrasjen e ka bërë babai i saj”.

Divorci mes çiftit

Problemet mes çiftit kishin nisur prej vitesh dhe dyshja ishin divorcuar. Metaj kishte marrë peng edhe një herë tjetër familjen e Bengës me kallashnikov, e pas vrasjes së 23-vjeçares, autori u mbyll përgjithmonë pas hekurave.

Etiketa: Elton MetajKryesore1Sabrina bengaj

Lajme të lidhura

Operacioni i SPAK/ Ç’po ndodh në zonën e “Myslym Shyrit”? Në terren edhe drejtori i BKH-së Jon Keta
Aktualitet

Operacioni i SPAK/ Ç’po ndodh në zonën e “Myslym Shyrit”? Në terren edhe drejtori i BKH-së Jon Keta

23:02 - 16/01/26
Pronat e kreut spanjoll të një skeme piramidale, mbi 23 hektarë tokë në Dhërmi, makina dhe llogari bankare
Aktualitet

Pronat e kreut spanjoll të një skeme piramidale, mbi 23 hektarë tokë në Dhërmi, makina dhe llogari bankare

22:46 - 16/01/26
Kontrolle të SPAK dhe BKH në Tiranë, hetimet bashkë me partnerë të huaj
Aktualitet

Kontrolle të SPAK dhe BKH në Tiranë, hetimet bashkë me partnerë të huaj

19:27 - 16/01/26
Para
Regjistrimi i grupit Alibeaj në zgjedhje – Si votuan anëtarët e KAS

Regjistrimi i grupit Alibeaj në zgjedhje - Si votuan anëtarët e KAS

Discussion about this post

TË FUNDIT

Operacioni i SPAK/ Ç’po ndodh në zonën e “Myslym Shyrit”? Në terren edhe drejtori i BKH-së Jon Keta
Aktualitet

Operacioni i SPAK/ Ç’po ndodh në zonën e “Myslym Shyrit”? Në terren edhe drejtori i BKH-së Jon Keta

23:02 - 16/01/26

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe Policinë...

Lexo më shumë
Pronat e kreut spanjoll të një skeme piramidale, mbi 23 hektarë tokë në Dhërmi, makina dhe llogari bankare

Pronat e kreut spanjoll të një skeme piramidale, mbi 23 hektarë tokë në Dhërmi, makina dhe llogari bankare

22:46 - 16/01/26
Ideja e Ramës për 100 deputetë, Dashamir Shehi: I duhet një narrativë e re pas skandaleve

Ideja e Ramës për 100 deputetë, Dashamir Shehi: I duhet një narrativë e re pas skandaleve

22:21 - 16/01/26
“Bashkimi i opozitës dhe rotacion” – Salianji takim me strukturat e PD në Lezhë

“Bashkimi i opozitës dhe rotacion” – Salianji takim me strukturat e PD në Lezhë

21:23 - 16/01/26
“Nuk jemi në pikën më të lartë”, Rama zbulon rënien e PS-së në sondazhe

“Nuk jemi në pikën më të lartë”, Rama zbulon rënien e PS-së në sondazhe

21:17 - 16/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com