GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Vrau ish-kryeministrin, flet autori: Ishte pjesë e një organizate që e kisha inat…

në Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
Vrau ish-kryeministrin, flet autori: Ishte pjesë e një organizate që e kisha inat…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Japoninë ditën e sotme, pasi ish-kryeministri i vendit, Shinzo Abe, u qëllua në një fushatë politike dhe si rrjedhojë vdiq në spital.

Abe u qëllua dy herë gjatë një takimi elektoral që po mbante në një prej rrugëve të qytetit të Naras. Ekipi i sigurisë së ish-kryeministrit mundi ta neutralizonte në moment autorin, por Abe nuk mundi dot t’i mbijetonte plagëve të marra.

Autori është 41-vjeçari Tetsuya Yamagami, i cili pranoi se e qëlloi Abe-n me një armë artizanale të krijuar vetë, dhe theksoi se e kreu aktin pasi kishte inat një “organizatë specifike” në të cilën mendonte se ish-kryeministri ishte pjesë.

Disa armë të tjera të punuara me dorë, të ngjashme me ato të përdorura në sulm, u konfiskuan pas një kontrolli në shtëpinë e të dyshuarit, thanë oficerët e policisë në një konferencë për shtyp.

Çfarë dihet rreth të dyshuarit?

Tetsuya Yamagami, 41-vjeçar, është banor i qytetit të Naras. Ai raportohet të jetë një ish-anëtar i Forcave Detare të Vetëmbrojtjes së Japonisë, marinës së vendit, por ministria e mbrojtjes nuk e ka konfirmuar zyrtarisht ende.

Transmetuesi japonez NHK raporton se Yamagami i tha policisë se ishte “i pakënaqur me Abe dhe donte ta vriste”. Dëshmitarët okularë thanë se panë një burrë që mbante atë që ata e përshkruanin si një armë e madhe dhe qëlloi dy herë në drejtim të Abe-s nga pas. Është e paqartë se si sulmuesi mori vesh paraprakisht për pjesëmarrjen e Abe-s në fushatë, pasi vizita u konfirmua vetëm mbrëmë vonë.

Etiketa: ishkryeministrijaponiShinzo Abe

Lajme të lidhura

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve
Botë

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

08:55 - 15/11/26
BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve
Botë

BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve

15:29 - 14/11/26
SHBA rihap hapësirën ajrore, por kaosi në aeroporte vijon, mijëra pasagjerë të bllokuar
Botë

SHBA rihap hapësirën ajrore, por kaosi në aeroporte vijon, mijëra pasagjerë të bllokuar

08:40 - 14/11/26
Para
Shiu i beharit rrëzon fasadën e Veliajt te “Kopshti Zoologjik” (Video)

Shiu i beharit rrëzon fasadën e Veliajt te “Kopshti Zoologjik” (Video)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sondazhi në UEFA, si e shohin tifozët ndeshjen  vendimtare mes Bjellorusisë dhe Shqipërisë
Sport

Sondazhi në UEFA, si e shohin tifozët ndeshjen  vendimtare mes Bjellorusisë dhe Shqipërisë

16:38 - 15/11/26

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në orën 18:00 ndeshjen e saj të fundit në Grupin C1 në Ligën e...

Lexo më shumë
Tiranë/ Një 39-vjeçar gjendet pa shenja jete në makinë

Tiranë/ Një 39-vjeçar gjendet pa shenja jete në makinë

16:15 - 15/11/26
Gjendet pa shenja jete një 85-vjeçare pranë fshatit Kuç, dyshohet se u mbyt në lumë

Gjendet pa shenja jete një 85-vjeçare pranë fshatit Kuç, dyshohet se u mbyt në lumë

15:50 - 15/11/26
Qëlluan me vezë makinën e Ramës, arrestohen 2 persona, 9 të tjerë nën hetim

Qëlluan me vezë makinën e Ramës, arrestohen 2 persona, 9 të tjerë nën hetim

15:15 - 15/11/26
Mjegulla përfshin Juglindjen, e vendit vështirësi në qarkullim në disa akse nacionale

Mjegulla përfshin Juglindjen, e vendit vështirësi në qarkullim në disa akse nacionale

14:54 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com